• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Pandemia etnike, si po rikthen virusi ndasitë racore në Europë dhe në Ballkan

Pandemia etnike, si po rikthen virusi ndasitë racore në Europë dhe në Ballkan
Janusz Bugajski

Ekskluzive DITA – Në mes të pandemisë dhe rënies ekonomike, Europa përballet, gjithnjë e më shumë me ndasi etnike dhe rajonale. Teksa irritimi dhe varfërimi i shoqërive shtohet, vetë-mbrojtja brenda grupit dhe agresioni (ndaj atyre) jashtë grupit do të përshkallëzohet. Konflikte të tilla mund të jenë të disa formave, që nga ksenofobia anti-emigrantë dhe shënjestrimi i pakicave deri tek mosmarrëveshjet ndër-rajonale dhe ndër-shtetërore. Ato gjithashtu krijojnë një terren të përshtatshëm për fuqitë kundërvepruese si Rusia.

Në vende të ndryshme raportohet një rritje e ksenofobisë anti-emigrantë dhe e abuzimit racist sëbashku me akuzat se emigrantët përhapin sëmundje. Sipas Agjencisë së Bashkimit Europian për të Drejtat Themelore (FRA), njerëzit që mendohet të jenë me origjinë kineze ose aziatike janë veçanërisht të shënjestruar. Për radikalët e djathtë, faji më i madh qëndron në përpjekjet e liberalëve globalistë për të promovuar multikulturalizmin, i cili sipas tyre, dobëson shoqëritë në kohë krizash.

Pakicat etnike që kanë jetuar në një vend të caktuar ndër breza gjithashtu mund të përzgjidhen për tu sulmuar, pavarësisht nëse ata akuzohen se përfitojnë padrejtësisht nga ndihmat e shtetit, se përpiqen për të drejta më përfshirëse për minoritetet, apo se thjeshtë janë shënjestra më të lehta. Komunitetet Rome në disa shtete, përfshirë Rumaninë, Holandën dhe Irlandën, kanë dëshmuar rritje të abuzimit policor (ndaj tyre) gjatë emergjencës shëndetësore. Në Francë, nacionalistët kanë bërë thirrje që të gjithë popullsitë jo të bardha të dërgohen në “vendin” e tyre.

Mosmarrëveshjet ndër-rajonale brenda shteteve etnikisht të ndara gjithashtu mund të thellohen. Marrëdhëniet midis verioreve hollandisht-folës të dhe jugoreve frëngjisht-folës në Belgjikë janë të përkeqësuara për shkak të kundërpërgjigjes ndaj pandemisë. Argumentet në lidhje me paketat e rimëkëmbjes ekonomike dhe oraret për rihapjen e ekonomisë po ndezin separatizmin Flemish që ankohen se prej tyre pritet të shpëtojnë financiarisht zonat më të varfra.

Shpërndarja e fondeve të ardhshme të rimëkëmbjes ndërmjet rajoneve dhe vendeve të BE-së ka gjithashtu gjasa që të ndezë armiqësitë dhe madje edhe të ringjallë ndasi mes Europës veriore dhe asaj jugore. Një numër qeverish të Europës Qendrore janë shprehur se kanë frikë se do të humbasin para nga buxheti i BE-së, të cilat do shkojnë drejt vendeve jugore, si Italia dhe Spanja, që janë prekur më shumë nga virusi.

Mosmarrëveshje ndër-shtetërore gjithashtu mund të nxiten nga pretendimet për territore etnike dhe akuzat e separatizmit. Për shembull, qeveritë në Bukuresht dhe Budapest po përdorin pakicën hungareze në Transilvani si një kartë kundër kundërshtarëve të tyre politikë si dhe për të ngritur kredencialet e tyre kombëtare gjatë krizës. Presidenti rumun Klaus Iohannis ka akuzuar opozitën se po komplotonte me pakicën hungareze dhe planifikonte t’ia jepte Transilvaninë Hungarisë, teksa qeveria rumune ishte e pavëmendshme prej pandemisë.

Një tjetër përplasje diplomatike midis Bukureshtit dhe Budapestit u shkaktua nga dërgimi i pajisjeve mbrojtëse prej këtij të fundit për të shtypur pandeminë tek hungarezët në Transilvani. Perceptimet për favorizim etnik gjatë një krize kombëtare përkeqësojnë dukshëm tensionet mes përkatësive. Kryeministri hungarez Victor Orban i përkeqësoi tensionet rajonale pasi në faqen e tij në Facebook postoi një hartë të Hungarisë para Luftës së Parë Botërore, ku përfshiheshin territore të Rumanisë, Serbisë, Kroacisë, Ukrainës dhe Sllovakisë.

Gjatë pandemisë, ndarjet etnike gjithashtu po manipulohen nga Rusia, në mënyrë që të fitojë avantazhe politike në shtetet e synuara. Në fillim të majit, qeveria qendrore e Bosnje-Hercegovinës reagoi ashpër kundër vizitës së një ekipi mjekësor rus në Republikën Serbe dhe në qytetin me shumicë kroate të Mostarit. Në njësinë mjekësore raportohet se përfshihej edhe personel ushtarak rus. Sarajeva është veçanërisht dyshuese për lidhje të ngushta midis zyrtarëve rusë, separatistëve serbë dhe nacionalistëve kroatë.

Sidoqoftë, faktori etnik mund të përdoret për të kundërsulmuar Moskën. Kremlini ka lejuar që të 85 rajonet federale të vendosnin kufizimet e veta gjatë pandemisë dhe disa qeveri me republikë kanë vepruar me pavarësi të shtuar. Zyrtarët në Çeçeni kanë ndaluar hyrjen e të gjithë transporteve në republikë duke bërë që kryeministri federal të ankohej se ata po tejkalonin autoritetin e tyre. Pandemia gjithashtu ka nxjerrë në pah gjendjen e shkatërruar të kujdesit shëndetësor dhe thellimin e mosbesimit të autoriteteve në të gjithë Kaukazin e Veriut dhe rajoneve të tjera të trazuara në Rusi.

Si Europa ashtu edhe Rusia do të përballen me lëvizje etno-nacionale dhe rajonale në rritje nëse vihet re se qeveritë qendrore po dështojnë t’i përgjigjen frikës, pasigurisë dhe krizës ekonomike. Nëse kushtet ekonomike përkeqësohen seriozisht dhe BE akuzohet se nuk ka siguruar ndihmën e nevojshme, Ballkani është veçanërisht i gatshëm për tu shfrytëzuar nga nacionalistët dhe fuqitë e jashtme.

Moska dëshiron të thellojë ndikimet e saj copëtues në rajon duke kërkuar një rol në bisedimet Serbi-Kosovë. Ajo përllogarit se kriza ekonomike dhe zelli i Shtëpisë së Bardhë për të arritur një marrëveshje përpara zgjedhjeve të SHBA në nëntor i jep asaj mundësi. Përfshirja e Rusisë do të ishte jashtëzakonisht e dëmshme, pasi ajo do t’I jepte guxim Beogradit për të kërkuar lëshime të ndryshme, për të dobësuar sovranitetin e Kosovës, dhe për të marrë mbrapsht shtetësinë e saj.
1590752348269.png


burimi:gazetadita.al
 

Comments

Top