Palestina 1918 - 1948

ricky_ch

******
Palestina 1918 - 1948

palestine-under-british-mandate.jpg



Palestinë quhet (së pari pëdorur nga grekët e lashtë) territori në Lindjen e Mesme që gjindet në mes të lumit
Jordan dhe Detit Mesdhe. Palestina u okupua nga Perandoria Otomane më 1517 dhe mbeti nën sundimin turk
deri në fillim të Luftës së Parë Botërore. Kah fundi i kësaj lufte, Turqit u mundën nga forcat Britaneze të udhëhequra
nga gjeneral Allenby. Në bisedimet për paqe që pasuan fundin e luftës, pjesët e Perandorisë Osmane iu dorëzuan
nën kontrol Francës dhe ca pjesë iu dorëzuan Britanisë - duke përfshirë edhe Palestinën. Britania qeverisi këtë
territor nën mandatin e Lidhjen të Kombeve prej 1920 deri më 1948. Për popullsinë arabe që jetonin aty, ajo ishte
vendlindja e tyre dhe ajo iu premtua atyre nga aleatët në Marrëveshjen e MCMahon-it i për ndihmën e dhënë që t'i
mundnin turqit - megjithëse Britanezët pretendonin se në marrëveshje nuk u dha aso premtimi. Po i njëjti territor iu
premtua poashtu edhe judëve (siç interpretonin ata) në Deklaratëne Balfour-it dhe pas vitit 1920, shumë judë emigruan
në territorin ku jetonin me arabët që ishin shumë më tepër në numër. Atëkohë, në territorin që qeverisej nga britanikët,
arabët me hebrenjtë dukej se jetonin së bashku në një harmoni që nënkuptonte tolerancën e ekzistencës së njëri-tjetrit.
Në vitin 1921 u paraqitën ca probleme, por të njëjtin vit dhe viteve 1928/29 situata u stabilizua. Problemi kryesor pas
luftës për Palestinën ishin bindjet e perceptuara (në lidhje me premtimet e dhëna). Arabët iu bashkëngjitën aleatëve në
luftë kundër turqve gjatë luftës, ishin të bindur për këtë shkak, që posa të mbarojë lufta, territori do t'i përket atyre.
Ndesh me këtë, ishte poashtu edhe besimi i të gjithë hebrenjve se Deklarata e Balfour-it u ka premtuar atyre të njëjtin
territor. Në gusht të vitit 1929 marrëdhënjet ne mes të hebrenjve dhe arabëve në Palestinë u ndërprenë. Pika kryesore
e kësaj pakënaqësie ishte Jerusalemi. Shkaku kryesor i problemit ishte rritja e fluksit të hebrenjve që emigronin në Palestinë.
Për 10 vite numri i hebrenjve në regjion u dyfishua. Në qytetin e Jerusalemit, që kishte domethënje shumë të madhe
religjioze si për arabët poashtu edhe hebrenjtë, në vetëm 4 ditë të muajit gush pati mbi 200 të vdekur (23 deri 26 gusht).
Nacionalizmi arab u përhap nga Muftiu i Jerusalemit, Haji Amin al-Husseini. Ai pohoi se numri i hebrenjve të kërcënonte
mënyrën e jetës së vërtetë të arabëve në Palestinë. Dhuna që ndodhi në gusht të vitit 1929 nuk pengoi hebrenjtë të
shkojnë në Palestinë. Në vitin 1931 4075 hebrenjë emigruan në regjion. Në vitin 1935 ishte 61854. Myftiu llogariti se
deri në vitin 1940-ta do të kishte më shumë hebrenj në Palestinë se arabë, dhe që fuqia e tyre në këtë zonë do të
shuhet në baza të thjeshta numerike. Në maj të vitit 1936, ndodhi edhe më shumë dhunë dhe britanikët, për të rivendosur
rendin dhe ligjin u detyruan të përdorin ushtrinë. Gjatë këtij proçesi u vranë 34 ushtarë. Dhuna nuk u ndal. Në fakt,
pas nëntorit të 1937-ës u bë edhe më keq. Për arabët ishin dy armiq - hebrenjtë dhe autoritetet britanike të vendosur
në Palestinë nëpërmjet mandatit të tyre të Lidhjes. Për hebrenjtë ishin poashtu dy armiq - arabët dhe britanik.
Prandaj, britanikët ishin të shtyrë në mes të një konflikti që ata kishin me sa duket pak kontroll mbi të, në të cilën
palët e përfshira ishin të udhëhequra nga bindjet e tyre. Në përpjekje për t'i dhënë fund dhunës, britanikët vënë një
kuotë për numrin e hebrenjve të cilët do të mund të hyjnë në Palestinë për çdo vit. Ata shpresonin se do t'i qetësonin
arabët në rajon por edhe duke mbajtur anën e Judëve, duke njohur se hebrenjtë do të mund të hyjnë Palestinën -
por në numër të kufizuar. Në të dy rastet dështuan. Edhe hebrenjtë si dhe arabët vazhduan të sulmojnë britanikët.
Arabët sulmonin për shkak se ata besonin se britanikët dështuan të mbajnë fjanlën e dhënë pas 1918 dhe se poashtu
britanikët nuk iu përmbaheshin marrëveshjes për kuotat, dhe se ata bënë shumë pak për të ndaluar uzurpimet e paligjshme
në Palestinë nga ana e judëve. اifutët sulmuan autoritetet britanike në Palestinë, thjesht për shkak të kuotës që ata
besonin ishte tmerrësisht e padrejtë. Britanikët poashtu kishin imponuar edhe kufizime në sasinë e tokës që çifutët mund
të blenin në Palestinë. Një armëpushim jo i lehtë ndodhi gjatë luftës, kur armiqësitë dukej të pushonin.
Ky armëpushim, megjithatë, ishte vetëm i përkohshëm.Shumë hebrenj që kishin luftuar për aleatët gjatë Luftës së Dytë Botërore
dhe si rezultat kishin zhvillimin aftësive të tyre ushtarake. Pas përfundimit të luftës më 1945, këto aftësi janë përdorur
në akte të terrorizmit. Qeveria e re e Punës së Britanisë u kishte dhënë shpresë Judëve se do t'iu jepen më shumë të drejta
në këtë zonë. Gjithashtu, si pasojë e Holokaustit në Evropë, shumica anë e mbarë botës ndienin keqardhje për gjendjen e
hebrenjve në kurriz të arabëve në Palestinë. Megjithatë, asnjëri grup nuk mori atë që ata ishin duke kërkuar. Britanikët
akoma kontrollonin Palestinën. Si rezultat, Judenjtë e përdorën taktika terroriste për të shtyrë kërkesën e tyre për zonën.
Grupet si Stern Gang dhe Irgun Zvai Leum sulmuan britanikët që arriti kulmin me shkatërrimin e selisë ushtarake britanike
në Palestinë - e Hotelit të Mbretit David. Duke parë pamundësinë për të ndikuar ngjarjet në Palestinë, britanik kërkuan
për një mënyrë nga jashtë. Në vitin 1947, Kombet e Bashkuara të sapofromuara e pranuan idenë për ndarjen e Palestinës
në një zonë për çifutët (Izrael) dhe një zonë për arabët (Palestinë). Me këtë propozim të Kombeve të Bashkuara, britanikët
u tërhoqën nga rajoni në 14 maj 1948. Pothuajse menjëherë, Izraeli u sulmua nga kombet arabe që u rrethua në një luftë
që zgjati nga Maji i 1948 deri në janar të vitit 1949. Arabët palestinezë refuzuan të njohin Izraelin dhe i erdhi radhaa tani edhe
qeverisë izraelite që të vuajnë nga sulmet terroriste kur fedayeen (fanatikët) nga komuniteti arabëve palestinezë sulmonin Izraelin.
Me krijimin e Organizatës اlirimtare të Palestinës (PLO), sulmet e tilla më vonë u bënë më të organizuara.
Për arabët palestinezë, zona çifute që e quajnë Izrael, do të jetë gjithmonë Palestinë. Për çifutët është Izrael. Që nga viti
1948 shumë pak vjet të paqes ka pasur ne këtë regjion.


p.s. Artikulli origjinal gjindet KثTU.
 

ricky_ch

******
Pe: Palestina 1918 - 1948

Okupimi i territoreve:

pal-map-1.jpg
 

Attachments

  • pal-map-1.jpg
    pal-map-1.jpg
    56.2 KB · Shikime: 0
  • pal-map-1.jpg
    pal-map-1.jpg
    56.2 KB · Shikime: 0
Top