• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Padi ndaj myftiut Ternava.

kitrra 123

plak gjufurrak
Ish-profesori i Kuranit në medrese padit myftiun Tërnava dhe dy figurat qendrore të BIK’ut.

Emin Beharmi ish-profesor i Kuranit në Medresenë “Alaudin” ka ngritur Kallëzim Penal në drejtorinë për Krime të Rënda, ndaj Resul Rexhepit sekretar i BIK’it, Fadil Hasanit ish-kryetarit të Kuvendit të BIK’ut dhe Myftiut, Naim Tërnava.

Në kallëzimin penal thuhet se Tërnava, Rexhepi dhe Hasani kanë keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare.

“për shkak të falsifikimit të nenit 49.2 me të dhëna të rrejshme në dokumentin zyrtar – Kushtetutën e BIK-ut të vitit 2013: – pa u dhënë Propozimi paraprak për ndërrimin e tij, – pa u përcjellur me arsyetim përkatës dhe me shkrim siç parasheh neni 76 i Kushtetutës së v.2002, – pa u vënë në diskutim publik Paraprojekti për ndërrimin e tij konfrom nenit 77 të këtij akti themelor, – pa u përfshi Drafti për ndërrimin e Kushtetutës, – pa u diskutuar nga delegatët në seancën publike të Kuvendit të BIRK-ut më dt . 29.082013 dhe – pa u miratuar fare nga ana e tij, i cili Muftiu nuk ia përkufizon mandatet, në kundërshtim me nenin 49 të Kushtetutës paraprake që shprehimisht përcaktonte se kryetar i Kryesisë nuk mund të jetë i njëjti person më shumë se dy mandate”, thuhet në Kallëzimin Penal, raporton Insajderi.

Emin Behrami, profesor shumë vjeçar në medresenë Alauddin, kishte denoncuar publikisht ish-kolegët e tij, duke thënë se* profesorët në këtë medrese kanë kryer marrëdhënie seksuale me nxënëset e tyre.

Më pas këto akuza ishin mohuar nga zyrtarët e BIK’ut.

GAZETAEXPRESS
 

Aver

VIP
Shume mire. T’iu kontrollojne edhe prejardhjen e pasurise ne ate rruge.

Djali i Ternaves ben jete si sheik.
 

Moonlight

Gone Girl!
Staf në FV.AL
Akuza shume te renda....sidomos ajo qe pedagoget bejne seks me nxeneset....

i paska plas e ketyre sherri brenda
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Emin Behrami, profesor shumë vjeçar në medresenë Alauddin, kishte denoncuar publikisht ish-kolegët e tij, duke thënë se* profesorët në këtë medrese kanë kryer marrëdhënie seksuale me nxënëset e tyre



kulmi i dezinformatave ..
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Emini ka qene profesor i imi. Kete e kane perjashtuar nga puna per ceshtje tjera, pastaj nga deshira per t'u hakmarre, njeriut i verberohen edhe syte, shpif e ben cdo gje per t'u hakmarre. Sdq, iu kujtua pas 10 viteve te beje akuze. Flej Prof flej !
 

Moonlight

Gone Girl!
Staf në FV.AL
Emini ka qene profesor i imi. Kete e kane perjashtuar nga puna per ceshtje tjera, pastaj nga deshira per t'u hakmarre, njeriut i verberohen edhe syte, shpif e ben cdo gje per t'u hakmarre. Sdq, iu kujtua pas 10 viteve te beje akuze. Flej Prof flej !
Dmth i paska plas sherri nga brenda...
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Nuk e di ku ka plas sherri jashte apo brenda. Ajo cfare eshte e sigurt dhe e vertete se Profesori im, me gjithe respektin qe kam per te, e ka gabim. Madje edhe ne si ish klase e tij, sepse e kemi pasur edhe kujdestar klase, jemi takuar me te dhe nuk jemi pajtuar rreth kesaj ceshtje. Hajr insha-Allah !
 

Moonlight

Gone Girl!
Staf në FV.AL
Nuk e di ku ka plas sherri jashte apo brenda. Ajo cfare eshte e sigurt dhe e vertete se Profesori im, me gjithe respektin qe kam per te, e ka gabim. Madje edhe ne si ish klase e tij, sepse e kemi pasur edhe kujdestar klase, jemi takuar me te dhe nuk jemi pajtuar rreth kesaj ceshtje. Hajr insha-Allah !
Me kujton ato ngjarjet qe ndodhen para ca vitesh tek Komuniteti Myslyman tek ne.
Per ne si spektatore keto akuza lene shije te hidhur, pavaresisht arsyeve.
 
F

Frank

Pa dashur te ofendoj besimin e askujt.
Kur them une qe duhet me besu vetem tek nje force e mbinatyrshme, nuk e them kot! Kta i m jane!
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
ky Naim Ternava dhe Sabri Bajgora, mduket shpeshher ngaterrojn…. duhet liru vendin edhe keta, njejt si presidenti Thaqi
 
Top