• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Pa hezitim! Trump kërcënon Iranin: Për 52 pengjet amerikane, ju sulmojmë në 52 vende

Vinjol

Status offline...... KÇK



Përmes një postimi në Twitter, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka paralajmëruar se forcat e vendit të tij kanë vënë në shënjestër 52 lokacione iraniane dhe do t’i sulmojnë shpejt e fuqishëm në rast se Irani sulmon amerikanët apo asetet e tyre.






Deklarata e kreut të Shtëpisë së Bardhë erdhi pas vrasjes së gjeneralit të lartë iranian, Qassem Soleimani, përmes një sulmi me dron pranë aeroportit të Bagdadit. Vrasja e tij paraqet tensionim edhe më të madh të marrëdhënieve mes dy shteteve, ndërsa Irani është zotuar se do të hakmerret për sulmin e Shteteve të Bashkuara.
Presidenti amerikan tha se Irani po flet me guxim shumë të madh për shënjestrimin e aseteve të Shteteve të Bashkuara, duke shtuar se janë piketuar 52 lokacione iraniane, disa prej të cilave kanë rëndësi shumë të madhe për Iranin dhe kulturën e këtij vendi, dhe paralajmëroi se ato do të goditen shumë shpejt dhe fuqishëm, nëse Irani sulmon.
Presidenti tha se kjo shifër paraqet numrin e pengjeve amerikane që u mbajtën të ngujuar për më shumë se një vit nga Irani pasi ishin rrëmbyer nga ambasada amerikane në Tehran. Disa minuta pas kësaj deklarate, faqja e internetit të një agjencie qeveritare amerikane u hakua nga një grup i quajtur “Grupi i Hakerëve Iranianë të Sigurisë Kibernetike”, shkruan “BBC”.
Ndërkohë pak orë më parë, në një tjetër postim, Trump shkroi:
“Shtetet e Bashkuara shpenzuan dy trilion dollarë për pajisjet ushtarake. Ne jemi më të mëdhenjtë dhe deri tani më të MIRËT në botë! Nëse Irani sulmon një Bazë Amerikane, apo ndonjë Amerikan, ne do dërgojmë disa nga këto pajisjet e bukura të reja… pa hezitim!”


Top Channel
 

Darius

DENY IGNORANCE
Nje kercenim i vertete.

Asnjehere nuk kam besuar ne politiken e paqes Amerikane sikurse edhe ate fiktive Europiane.

Sa keq per njerezit e thjeshte dhe per popujt qe jane kaq te pafuqishem te kontrollojne fatet e tyre dhe akoma me keq qe keto fate jane ne duart e nje grushti njerezisht, te afte te shkaterrojne cdo gje per interesat e tyre. Irani ska si te jete ndryshe, eshte pjese e lojes dhe ka apo ska te drejte si vend.

Darius
 

Vinjol

Status offline...... KÇK
Nje kercenim i vertete.

Asnjehere nuk kam besuar ne politiken e paqes Amerikane sikurse edhe ate fiktive Europiane.

Sa keq per njerezit e thjeshte dhe per popujt qe jane kaq te pafuqishem te kontrollojne fatet e tyre dhe akoma me keq qe keto fate jane ne duart e nje grushti njerezisht, te afte te shkaterrojne cdo gje per interesat e tyre. Irani ska si te jete ndryshe, eshte pjese e lojes dhe ka apo ska te drejte si vend.

Darius
Ka maru nafta......... e din ti ??? Amerika rezervat e saj i man te paprekura
 

Darius

DENY IGNORANCE
Fatkeqesisht, e dime qe nafta dhe lufta jane ato qe te krijone fitime kolosale, armet, mjetet luftarake, nje industri e tere qe i ka fijet shume shume thelle ne mbrapaskenen politike.
 

Vinjol

Status offline...... KÇK
Po Snxorri gje me iranin
mbaje mend tja plase Venezueles

<<apo at e ka te sajen >>
 

Darius

DENY IGNORANCE
Sec dreqin ka Shqiperia qe ngaterrohet me Iranin kete nje zot e di dhe keta gomere politikane qe kemi ne.

Ne kulmin e acarimit qe Irani ka me boten perendimore ne dalim me deklarata Pro amerikane.

Hajde merre vesh...
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Ky perfundimisht eshte nje psikopat.
Gjithesesi rrymat politike qe po krijohen keto kohe,sinqerisht po shkojne drejtee nje tensionimi serioz per luftra.
 

Tomka

Anëtar i ri
Ky perfundimisht eshte nje psikopat.
Gjithesesi rrymat politike qe po krijohen keto kohe,sinqerisht po shkojne drejtee nje tensionimi serioz per luftra.
Me Hillary do ishim gia ne lufte. Trumpi ndryshe nga palloshi Obama mbron interesat e vendit te tij. Ka ulur ndjeshem tensionet me korene e veriut dhe ka arrit qe me ruset te gjeje nje far dialogu qe mos arrihet tek perplasja qe do ishte ndoshta fundi njerzimit, dialog te cilin Hillary e refuzonte sepse ashu e kerkonin interesat e zionistave. Ceshtja e Iranit eshte pak me komplekse dhe vrasja e ktij qazimit eshte e mire studiuar sepse ka disa vite qe punonte ne dem te amerikanve. Nuk besoj qe amerika ka nevoje ti futet nje lufte tjeter. Irani me sanksione heret a vone do kapitulloje dhe ai regjim do rrezohet nga vete iranianet. Qazimi ishte thembra akilit, ishte njeriu qe ka shtyp, burgosur dhe ka vrare me qindra iranian ne revolucionet anti qeveritare qe jane bere dekadat e fundit. Askujt mos i vi keq.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Me Hillary do ishim gia ne lufte. Trumpi ndryshe nga palloshi Obama mbron interesat e vendit te tij. Ka ulur ndjeshem tensionet me korene e veriut dhe ka arrit qe me ruset te gjeje nje far dialogu qe mos arrihet tek perplasja qe do ishte ndoshta fundi njerzimit, dialog te cilin Hillary e refuzonte sepse ashu e kerkonin interesat e zionistave. Ceshtja e Iranit eshte pak me komplekse dhe vrasja e ktij qazimit eshte e mire studiuar sepse ka disa vite qe punonte ne dem te amerikanve. Nuk besoj qe amerika ka nevoje ti futet nje lufte tjeter. Irani me sanksione heret a vone do kapitulloje dhe ai regjim do rrezohet nga vete iranianet. Qazimi ishte thembra akilit, ishte njeriu qe ka shtyp, burgosur dhe ka vrare me qindra iranian ne revolucionet anti qeveritare qe jane bere dekadat e fundit.
E di c`me shqeteson e dicka,ketu ku jetoj ne Gr,keta me Turqine si keta ma,ik e ndiq,se ajo u shkele kufinjet cdo ore e sekond,por pertej frikes se tyre qe pothujse i shoqeron tere kohen,keto kohet e fundit endasi,pra presioni ne keto zona kufitare po rritet teper.
Gje e cila per here te pare ne kaq vite duke pare e dominimin e Turqis keto vite ne shume forma,them mos do sulmoje vertete kjo e fundit.
E nese Evropa nuk nderhyn, e Turqia sulmon,a nuk eshte nje front lufte qe mund ndizet e me tej e jo vec mes ktyre dy vendeve,por edhe ne vazhdim..?!
Si e shef ti kete situat? Meqe shpesh te kam lexuar ne keto tip analizash...:)
 

Tomka

Anëtar i ri
E di c`me shqeteson e dicka,ketu ku jetoj ne Gr,keta me Turqine si keta ma,ik e ndiq,se ajo u shkele kufinjet cdo ore e sekond,por pertej frikes se tyre qe pothujse i shoqeron tere kohen,keto kohet e fundit endasi,pra presioni ne keto zona kufitare po rritet teper.
Gje e cila per here te pare ne kaq vite duke pare e dominimin e Turqis keto vite ne shume forma,them mos do sulmoje vertete kjo e fundit.
E nese Evropa nuk nderhyn, e Turqia sulmon,a nuk eshte nje front lufte qe mund ndizet e me tej e jo vec mes ktyre dy vendeve,por edhe ne vazhdim..?!
Si e shef ti kete situat? Meqe shpesh te kam lexuar ne keto tip analizash...:)
Ska shanse te sulmoje Turqia.
E para ekonomia po i tkurret, plus mardheniet me usa i ka me tkqija se kurre, e dyta greqia eshte pjese e Natos dhe automatikisht nese cenohet nje vend anetar perfshihen gjithe tjerit ne lufte. Dhe e fundit fare edhe nese greqia ngel vetem ka goxha potencial ushtarak qe ta perballoje turqine, dhe turqit e dine fort mire kte.
 

Darius

DENY IGNORANCE
Ne keto kohe, kur SHBA e ka perqendruar vemendjen brenda kufijve te saj dhe interesave te saja ekonomike, nuk do te perbente nje çudi e madhe qe Turqia te provoknte me shume se sa nje fluturim avioni ne territorin e Greqise.

Kujtojme qe disa ushtarake te “Grushtit” ndaj Erdogan, ndodhen ne Greqi.
 
Top