• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

OSBE, Grosruk: PS është në Kuvend tashmë s’ka krizë

redi-

Anëtar i Respektuar
TIRANث- Zëvendëspresidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE, Volfang Gosruk, gjatë një takimi me kryeparlamentaren Topalli përshëndeti vendimin e sotëm të Parlamentit Europian, duke theksuar se qeveria shqiptare dhe parlamenti kanë bërë një punë shumë të madhe.

Pas takimit me kryeparlamentaren Grosruk ka deklaruar për mediat se tashmë në Shqipëri nuk mund të flitet më për krizë politike, “pasi opozita është kthyer në Kuvend”.

Duke shprehur mbështetjen e tij për reformat që vendi ka bërë, Grosruk theksoi se tashmë pari Parlamenti Europian miratoi rezolutën për Shqipërinë, “procesi i liberalizimit të vizave do të vijë shumë shpejt”, - theksoi ai.

Ndërsa Kryetarja e Kuvendit u shpreh se “Rezoluta e Komisionit të jashtëm të PE në mbështetje të liberalizimit të vizave është një lajm shumë i mirë për të gjithë shqiptarët, që vjen si shkak i reformave të guximshme, të bëra ”.
(m.a/BalkanWeb)
 
Top