• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Orgjitë homoseksuale dhe akuzat për vrasje lëkundin themelet e Vatikanit

Arfenilla

Themelues i Forumit
Selia e shenjtë është përfshirë së fundmi në dy skandale të ndryshme, tejet turpëruese.

Në njërin prej tyre, një prift nga veriu i Italisë është shkarkuar nga detyra, pas pretendimeve se ai ka bërë kërkime në internet për të gjetur të dashur homoseksual dhe se është përfshirë në orgji homoseksuale, raporton Reuters.

Skandali tjetër, i cili ka prodhuar mbulim edhe më të madh në shtypin italian, ka të bëjë me akuzat se një prift nga jugu i shtetit përballet me hetime për dyshimet e vrasjes së një prej anëtarëve të famullisë së tij.

Ati Gratien Alani, nga Republika Dominikane e Kongos, është nën hetime për vrasje, pas gjetjes së eshtrave të një femre nën një pllakë guri të një kishe të vjetër në male. Eshtrat besohet se i përkasin Guerrina Piscaglia (50), e cila ishte zhdukur nga Arezzo në afërsi të Tuscany vitin e kaluar, ka raportuar “The Times”.

Rasti ka tërhequr interesim të madh të medieve, me ç’rast disa gazeta kanë shkruar se Ati Alabi është përfshirë në një aferë me një grua, një famullitare e tij, e cila kishte ngelur shtatzënë prej tij. Ati Alabi i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat, duke insistuar për pafajësinë e tij.

Ndërkohë në veri të vendit gjykata lokale papale Curia po përpiqet të adresojë pretendimet e një burri 32-vjeçar nga Rovigo, i cili tha t’u jetë adresuar medieve, pasi autoritetet kishtare nuk ndërmorën veprime ndaj ankesës së tij në Gjykatën e rajonit të Puglias lidhur me një prift të paidentifikuar 50-vjeçar, përcjell sot Koha Ditore.

Burri pretendon të jetë takuar me një prift nëpërmjet “Facebook”, duke krijuar miqësi të afërt me figurën klerike, me ç’rast ai ia kishte pranuar haptas homoseksualizmin nëpërmjet korrespondencës.

Në ankesën e tij, sipas gazetës italiane “Corriere del Mezzogiorno”, burri ka përfshirë edhe një regjistrim të bisedave të tij me priftin.

Gjatë këtyre kontakteve në internet, prifti pranoi marrëdhënien e tij homoseksuale me figura të tjera fetare – si dhe me anëtarët e Gardës elitare zvicerane të Vatikanit – me ç’rast thotë edhe se e ka shfrytëzuar internetin për gjetjen e partnerëve të rinj dhe për orgji seksuale online.

Pas përfshirjes së peshkopit të Tarantos, Filippo Santoro, prifti në fjalë menjëherë është shkarkuar nga detyra, pas konfirmimit të “besueshmërisë së fakteve”.
“Nuk po e shohim të nevojshme as të themi se peshkopia dhe Curia ndiejnë keqardhje dhe ankth”, ka thënë një zëdhënës i Vatikanit për gazetën italiane.B koha net
 

Quku

Marakli Krapit
Titulli: Orgjitë homoseksuale dhe akuzat për vrasje lëkundin themelet e Vatikanit

Se mos jan gjana te reja kto ;)
 
Top