Organizata islamike “Xhihadi thërret“ Prishtinë'

Bilderberg

Anëtar i ri
Link: Mediave shqiptare : Ndal intolerances fetare !


Gjon Keka kërcënohet nga një organizatë e ashtuquajtur « Organizata islamike “Xhihadi thërret “ Prishtinë »


Mund të duket si rikthim i talebanëve me kërcënimet dhe bëmat e tyre në buletinin e lajmeve por jo. Siç duket dhe shqiptarët po bien viktim e intolerancës fetare. Në një e-mail dërguar dje tek albemigrant në emër të një organizte e quajtur Organizata islamike “Xhihadi thërret “ Prishtinë kërcënohet me vdekje analisti i çështjeve ndërkombëtare Gjon Keka. (shikoni biografinë e zotit Keka këtu: Tribuna Shqiptare::Gjon Keka )
Gabimi i Kekes sipas autorit (autorëve) të mesazhit është « … rasti i konvertimit të tij dhe shkrimet eë tij janë tepër të pafalshme në Kosovën e pavarur dhe me shumicë muslimane… ». Dhe më poshtë kërkohet as më shumë e as më pak por zhdukja e Gjonë Kekës. Mundet që gjithë kjo të jetë një shaka banale por asgjë nuk e ndan shakanë nga e vërteta dhe i ftoj organizatat fetare në Kosovë të distancohen nga thirrje të tilla që bien ndesh me frymën e tolerancës fetare shembullore që karakterizon shqiptarët kudo që ata ndodhen. Në kushtet e një Kosove të pavarur, suksesi ynë varet vetëm prej ne shqiptarëve. Uniteti ynë është çelsi i përparimit tone kombëtar. Intoleranca, kërcënimet me vdekje janë kthim në mesjetë ndërkohë që ne duhet të ecim para dhe jo mbrapa. I lutem mediave të Kosovës të bashkëpunojnë me policinë vendase dhe atë ndërkombëtare për tu siguruar që dërguesit e mesazheve të tilla të vihen para përgjegjësisë.



Ajet Nuro
Montreal, Kanada
anuro@albemigrant.com


Më poshtë keni mesazhin e plotë të dërguar tek albemigrant.com

Organizata islamike “Xhihadi thërret “ Prishtinë
Thirrje

Duke parë shtrurazi se kohëve të fundit është bërë e tëpërt edhe jeta me të krishterët në Kosovë sepse dihet se muslimanizmi është mbizotrues në shtetin e Kosovës deshëm që me këtë letër të paraqesim disa projekte të shoqatave islame ne Kosovë të cilat janë duke e përcjellë gjendjen në Kosovë me mjaftë interes dhe se ata dëshirojnë që Kosovën ta shohin si vend me traditë të vërtete islame dhe kjo ështën një gjë shumë e mirëpër popullin shumicë muslimane.Në kuadër të kësaj ne jemi edhe duke hulumtuar që rasti i para ca kohëve në lidhje me autorinë e disa shkrimeve kunder mulsimanizmit dhe të konvertuarin e para disa viteve Gjon(Aliadem ) Keka i cili duke përdorur mendjen e tij ka bërë disa gabime që nuk i falen në shkrimet e tij tepër të dhe me rastin e konvertimit ku në K`uran thuhet se duhet zhdukur ai person për shkak të konvertimit dhe mohimit të Muhamedit . Ne kemi masivizuar disa organizata islamike që janë në Kosovë që ky person të gjindet dhe ta ekzekutohet sipas asaj që Kurani famëlart e thotë ngase ai ka mohuar drejpërsëdrejti mulsimanizmi dhe se rasti i konvertimit të tij dhe shkrimet eë tij janë tepër të pafalshme në Kosovën e pavarur dhe me shumicë muslimane . Edhe Forumi Musliman i Kosovës si organizatë është tepër e prekur me këto ndodhi që po e dëmtojnë shumcën silame në Kosovë sic është rasti me Gjon(Aliadem) Keken i cili është një turp i madhë konvertimi i tij në Krishterizëm , ne jemi të obliguar sipas Kuranit që ai të ekzekutohet në qoftë se nuk dëshiron të kthehet në islamizëm dhe kjo është e ditur ngase ai e ka ofenduar shumë fenë islame si dhe traditën e popullit shumicë mulsimane në Kosvë dhe normalishtë se edhe familjen e tij e cila është muslimane . Organizatat që janë në veprim për ta gjetur dhe ekzekutuar në mënyrën kuranore Gjon(Aaliadem) Keken sipas asaj që thotë edhe Muhamedi .a.s.do të jenë në të gjithë territorin e Kosovës deri sa të kryejn këtë veprim të shenjët Kuranor sepse është obligim i i muslimanëve të vrasin të pafetë dhe ata që janë konvertuar ne krishterizëm nga muslimanizmi. Gjon(Aliadem) Keka është një antislamist dhe një njeri që deri dje ishte musliman e sot është bërë një i krishter i zjarrët ngase duke u konvertuar dhe duke e mohuar muhamedin ai bënë mëkatë të pafalëshën dhe ne duhet ta ekzekutojmë sa më shpjetë sepse do jete vonë sepse ai ka pretendime që të kthej edhe të tjerë në krishterizmin e idhujtarive të mëdha kështu që duke e vrarë Gjon (Aliadem )Kekën në kryejm një obligim dhe i ndihmojmë Allahut në rrugën e tij për ta pastruar terrenin nga të pafetë sic është Gjon(Aliadem ) Keka mohues i islamizmit.Prandaj lusim të gjithë se kush e gjenë vendndodhjen e Gjon(Aliadem) Kekes do te ketë merita dhe shpërblim si nga organizata jone islamike ashtu edhe nga Allahu.

Ne emër të Allahut mëshiruesit mëshirbërësit dhe në thirjen për Xhihad ne duhet realizuar këtë obligim që Gjon(Aliadem) Keka të ekzekutohet sa më shpjet të jetë e mundur .

Allahu qoftë me ne dhe na ndohmoftë në rrugën tonë .



Organizata islamike “Xhihadi thërret “ 21.06.2008
 

Attachments

  • feja-vhb.jpg
    feja-vhb.jpg
    13 KB · Shikime: 70
  • ateist4.gif
    ateist4.gif
    4.4 KB · Shikime: 72

Bilderberg

Anëtar i ri
JAKUP.B. GJOاA: “FANATIZMI FETAR- VDEKJA E UNITETIT TONث KOMBثTAR”


Link: KosovA tek AlbEmigrant Blog Archive JAKUP.B. GJOاA: “FANATIZMI FETAR- VDEKJA E UNITETIT TONث KOMBثTAR”

Organizata islamike “Xhihadi thërret” në Prishtinë, më 21 qershor 2008 ka dërguar gjithandej me email dhe me të gjitha format e tjera informuese një “thirrje” ku haptazi kërkon nga të gjithë besuesit fetarë myslimanë shqiptarë që të japin çdo informatë për Gjon Kekën , shqiptarin kosovar, për vendndodhjen dhe mënyrën e gjetjes të Gjon Kekës, në mënyrë që ky shqiptar të ekzekutohet në emër të ….Kuranit!!!

Nuk bëhet thjesht për rrezikun fizik të një bashkëpatrioti tonë, nuk bëhet fjalë thjesht për zhdukjen fizike të një njeriu nisur nga motive të ngushta personale, ku çdokush mund të nënvlerësojë shkallën e rrezikshmërisë të kërcënimit të jetës nga vdekja.

Një organizatë fetare – Organizata islamike “Xhihadi thërret “ në Prishtinë, e cila pretendon që është përfaqësuese fetare e një shumice të një kombi të tërë, siç është Kosova , kërkon që në emër të besueshmërisë fetare të shumicës të kombit shqiptar në Kosovë të ekzekutojë fizikisht një bashkëatdhetarin tonë, vetëm e vetëm pse “dikush”-i sot shekullin e 21 , në mesvitin e 2008-s “guxon” që të vetdeklarojë për veten e tij atë besim fetar që preferon.

-Ky është mëkati fetar i Gjon Kekës , sipas atyre fanatikëve të mykur të besimit mysliman , dhe kërkohet doemos – në emër të Kuranit!- ekzekutimi shëmbëllor fizik i Gjon Kekës që të shpëtojë besimi mysliman në Kosovë.

Kjo është shkalla më superiore e injorancës të mosdijes njerëzore, që mundohet me armën e vdekjes të zhdukë nga botëkuptimi i njeriut –LIRINث E Tث MENDUARIT!!!
Paraprakisht, kërkoj ndjesën e lexuesve dhe riprodhoj disa nga frazeologjitë e vdekjes të të ashtuquajturës Organizata islamike “Xhihadi thërret” në Kosovë, për të ballafaquar realitetin .

“ Duke parë shtrurazi se kohëve të fundit është bërë e tepërt edhe jeta e të krishterëve në Kosovë….dëshirojnë që Kosovën ta shikojnë si vend me traditë të vërtetë islamike….
…ne jemi duke humultuar që rasti i paradisa kohëve në lidhje me autorin e disa shkrimeve kundër myslimanizmit dhe të konvertuarin e para disa viteve Gjon (Aliademi) Keka ….ne kemi masivizuar disa organizata islamike që jemi në Kosovë që ky person të gjendet dhe të ekzekutohet sipas asaj që Kurani famëlart e thotë ngase ai ka mohuar drejtpërsedrejti myslimanizmin dhe se rasti i konvertimit të tij dhe shkrimet e tij janë tejet të pafalshme në Kosovën e pavarur dhe me shumicë myslimane….
Prandaj lusim të gjithë se kush e gjen vendndodhjen e Gjon (Aliademi) Kekës do të ketë merita dhe shpërblim si nga organizata jonë islamike ashtu edhe nga Allahu…”

E shikoni? Një organizatë tejet fetare e fanatizuar kërkon që të flasë dhe të veprojë në emër të Kosovës!!!
Ky a nuk është një antentat i madh politik, kulturor, qytetar vdekjeprurës për të ardhmen e Kosovës sot?
Sot, kur Pavarësia e Kosovës luftohet nga armiqtë e saj pikërisht sepse akuzohet për spastrim fetar, kulturor etnik ndaj pakicës !!!

Për kë Kosovë të shumicës myslimane dikush ka kurajo “partiotike” që të bëjë fjalë? Kosova është e të gjithë shqiptarëve, pa përjashtim, pa dallime fetare. Në Kosovë gjithashtu, në Kosovën e Lirë sot është domosdoshmëri historike dhe jetësore edhe uniteti dhe harmonia e plotë midis të gjithë banorëve të saj, me kombësi të ndryshme. Ky është kushti primar që ka parashturar Bota e Qytetëruar për popullin shqiptar të Kosovës.

Respektimi i të Drejtave të Njeriut, të Minoriteteve , të Besimeve fetare është vetë prova e ekzistencës të shtetit të ri të Kosovës.
Cilado dorë gjakatare, qoftë e fanatizuar nga supernacionalizmi (i sëmurë), qoftë edhe nga fanatizmi fetar do të tentojë të kryejë çfarëdo antentati kundër Të Drejtave të Njeriut, të Minoriteteve, të Besimeve fetare, do të jetë edhe dora gjakatare që do të gjakatojë edhe vetë ekzistencën e popullit shqiptar në shtetin e ri të Kosovës.

Kombi shqiptar në Kosovë nuk është pronësi e askujt dhe e asnjë besimi fetar.
Organizata islamike që vetashtuquhet, është një dorë gjakatare e unitetit të popullit shqiptar në Kosovë.

Nuk është aspak më shumë shqiptar në Kosovë ngaqë beson fenë islamike dhe njëkohësisht, joshqiptar kosovari që beson fenë e krishterë.
Cilido shqiptar është i lirë që të besojë kë besim fetar përmbush idealizmin e tij shpirtëror, dhe duke respektuar njëkohësisht besimin fetar të bashkëkohësit, të bashkëatdhetarit, të bashkëfqinjit të tij.

Edhe Gjon Keka, një i ri shqiptar i edukuar, i arësimuar, i diplomuar në Universitet për shkencë politike më 2004, është i lirë që të besojë këdo besim fetar që përmbush idealizmin e tij shpirtëror.

Deri tani asgjëkundi, dhe asnjëherë Gjon Keka me qëndrimin e tij moral, partiotik, arsimor, edukativ nuk ka provokuar kurrë besimin fetar islamik, dhe as ka sfaqur ndonjëherë fanatizmin e tij katolik apo të krishterë.

Përkundrazi, me përkushtrimin e tij patriotik, me veprimatrinë e tij të atdhedashurisë kurdoherë dhe haptazi ka guxuar dhe ka kritikuar këdo qoftë për të mirën e madhe të Kosovës shqiptare.

Ju përmend një citim të Gjon Kekës, botuar në mesmuajin e majit:

“Armiku kryesor i të gjithëve është mosdija , nacionalizmi dhe egoizmi, këto e bëjnë humnerë vendin dhe sjellin moszhvillim dhe egocentrizëm dhe prapambeturi.
Gjithashtu në Kosovë ekziston edhe politika e bakshisheve , ku me anën e mosdijes dhurohet posti në institucione, pastaj korrupsioni, kontrabanda, dhe elementë të ndryshëm , që me një fjalë quhen politikë e qelbur dhe sidrom vdekjeprurës i shtetit të Kosovës….”

Gjon Keka na kujton edhe një herë që Kosova me shpalljen e Pavarësisë , fitoi vetëm ditën e parë. Lindjen e shtetit të ri.
Mirëpo, shteti i ri i Kosovës nuk fitoi–me Pavarësinë- edhe imunitetin e mosKontrollit të funksionimit të administratës shtetërore, të mosRespektimit të të Drejtave Kushtetuese të të gjithë qytetarëve , të mosDrejtësisë Njerëzore.
Shteti i Kosovës sapo hedh hapat e para. Shteti i Kosovës nuk duhet kurrsesi të hyperbolizohet, të idealizohet në përsosmëri.
Shteti i Kosovës është akoma foshnjë në administrim.
Vetë ekzistenca e të atillave “Organizata islamike xhihade” në Prishtinë dëshmon që në Kosovë ekziston edhe mundësia e terrorizmit. Terrorizëm fetar, terrorizëm të të Drejtave të Njeriut, terrorizëm të Besimit fetar, terrorizëm të Mendimit dhe të Fjalës të Lirë.
Shteti i ri i Kosovës nuk mund të jetë spektator përballë këtyre kërcënimeve të haptazi kundër Jetës të kujdo qytetari të shtetit të Kosovës.
Metastazet e të tillave organizatave të fanatizmit fetar janë qelizat kanceroze jo vetëm të shtetit të ri të Kosovës, por –njëkohësisht- edhe të unitetit të kombit shqiptar në Kosovë.
Kombi shqiptar i Kosovës nuk është kurrë pronësi e besimit islamik.
Shteti i ri i Kosovës ka provën e madhe përballë. Të luftojë të gjitha qelizat kanceroze të kudo terrorizmi që cënojë të Drejtat e Njeriut, të Respektimit të Besimeve fetare dhe të Minoriteteve.
Nga e ashtuquajtura organizata islamike xhihade nuk kërcënohet vetëm jeta e Gjon Kekës.
Terroristët islamikë- po kështu janë në të vërtetë këta të fanatizuar fetarë islamikë- kërcënojnë me vdekje + Gjon Kekën, por edhe vetë Shtetin e ri të Kosovës.

Terroristët fetarë islamikë nuk duan tja dinë as për shteti, as për kombësi dhe as për nacionalizëm. Terroristët fanatikë islamikë kanë ideologji, kanë ushqim shpirtëror verbësimin e hegjemonizmit të besimit të tyre fetar, të diktatit me forcën e masakrës, të vdekjes të ushtrimit të besimit të tyre fetar mbi këdo dhe ndaj kujtëdoje.

Ja ku janë qelizat e kancerizmit të terrorizmit Njerëzor. Me andresë të plotë. ثshtë organizata islamike “ Xhihadi thërret “ në Prishtinë.
Shteti i ri i Kosovës e ka detyrë historike, provë të ekzistencës , që të shkulë nga rrënjët të tilla organizata terroriste të të Drejtave të Njeriut, të terrorizmit të mosRespektimit të Besimit fetar.
Shtet të Kosovës në paqësi me të tilla organizata terroriste të të ashtuquajtura “Xhihadi thërret” nuk mund të ekzistojë, nuk mund të konceptohet dhe nuk mund të pranohet edhe nga vetë Bota e Qytetëruar.

JAKUP.B. GJOاA
 

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Dikur e kisha shkruar diku tjeter por mendoj se edhe kesaj teme i kontribon.
Autori Ktrra 123


Dikur, në një natë të ftohët dimri, derisa gjyshi po kryente ritet fetare të faljes ne një libër
lexova: Feja e Shqiptarit është Shqiptaria. Pasi gjyshi kreu ritin e faljes e pyeta: Gjysh, ju me keni thënë se ne jemi mysliman, ndërsa këtu ne libër po shkruan se feja e Shqiptarit është Shqiptaria. E more bir, është e vërtet se ne jemi Shqiptar mysliman por feja e krejt Shqiptarëve është Shqiptaria- ma ktheu gjyshi dhe ne fytyrën e tij vërejta se edhe ai u ndje i befasuar nga pyetja ime. Unë aspak nuk kuptova atë qe me tha gjyshi përkundër kjo ma beri opinionin qe me tha gjyshi edhe me problematik. Me vone kuptova se i takoj një populli qe për sherrin e strategjisë se pozitës gjeografike ku shtrihej dhe fqinjëve qe e rrethonin, kishte qen dhe akoma mbetet arenë e luftërave dhe përgjakjeve mes te gjitha perandorive dhe besimeve qe njeh historia. Për fatin tonë te keq sot kemi një situatë ku jemi te ndarë në gjashtë shtete, tri religjione, dy dialekte kryesore dhe disa dialekte provinciale. Përkundër kësaj te keqe një fat i madhe qe na përcolli ne te gjitha stuhitë dhe uraganet qe kaluam ishte se toleranca fetare mes këtyre religjioneve ishte ne një nivel aq e lart saç na mundësoi edhe ekzistencën si identitet kombëtar. Ketë tolerancë na e kishin dhe e kanë lakmi te gjithë dhe askush ne ketë nivel nuk arriti te na përçaj. Jo rrallë ka raste kur edhe brenda një familje, mes vëllezërish kishte besime te ndryshme, por harmonia mes religjioneve është ne shkallen me te lartë. Për çdo feste te çdo besimi Shqiptaret i takoje bashkë. Shikuar dhe analizuar historinë e popujve te ndryshëm jo vetëm te vjetrën por edhe historinë e re te tyre do pothuaj se te te gjithë popujt do gjesh përplasje, dhunë, tragjedi mes te njëjtit popull por me besime apo dialekte te ndryshme. Rasti me i freskët është tek Kroatët Serbët dhe Boshnjakët – një popull, një gjuhë, një alfabet një identitet por besime te ndryshme. Kur e analizon te gjithë këtë shume thjesht është te kuptosh thënien e madhe qe deri tash ndoshta ishte i vetmi fate i mire i Shqiptareve dhe se kjo thënie ishte kuptuar ne mënyrën me te duhur. Ne në zemrat tona kishim besime te ndryshme por para te huajve dhe sidomos armiqve tanë Feja e Shqiptarit ishte Shqiptaria. Kjo ishte ajo simbolika qe përkundër besimeve te ndryshme shpirtërore i bashkonte Shqiptaret ne çështje madhore. Dhe kjo arriti te ruaj unitet mes kombit pamarre parasysh se ku ndodheshim. Shqiptaret pra paraqesin një simbiozë unike trinomesh qe ne aspektin ekzistencial funksionon ne mënyrë perfide të përberë nga pesë organele me lidhje indirekte por te pandashme nga bërthama e madhe amë dhe te rrethuar nga një membranë mbrojtëse qe na mbrojti nga e keqja me e madhe deri sot e kjo membranë quhet: SHQIPTARIA. Duhet theksuar dhe pranuar se kontributin me te madhe ne ketë aspekt te tolerancës e dha komuniteti shqiptar mysliman sepse njëherësh ai krahasuar ne aspektin numerik ishte shumicë dhe besimet tjera munde te ndikonin më pak, por duke mos nënvlerësuar edhe ndikimin e besimeve tjera ne rolin e tolerancës sepse për te keq ata munde te bënin shume edhe pse ishin numerikisht me pakë. Duke u nisur nga fjala Islam qe dmth. Paqe, lumturi, dashuri, dhe gjithçka tjetër qe i takon se drejtës dhe asgjë qe i takon urrejtjes dhe dhunës , mendimi im është se Shqiptaret janë populli i cili fjalën Islam e ka kuptuar me se miri se te gjithë popujt tjerë te këtij besimi dhe kjo ishte një fatmirësi e madhe. Shqiptari i besimit Islam paraqiste personin e urtë, mendjemprehtë ne çdo aspekt kombëtar i cili para identitetit fetar kishte sinonim identitetin kombëtar- etnik. Për fatin tone me te madhe kjo tolerancë fetare na përcolli me shekuj por edhe ne luftën e fundit qe kaluam por na përcjell edhe sot besoj.
Dihet se paslufta është me e tmerrshme se lufta. Pas lufte Kosovën vërshuan ne emër te ndihmës dhe humanitetit me mijëra OJQ dhe dihet se nen ombrellën e këtyre OJQ –ve zakonisht qëndron sigurime te ndryshme. Filluan edhe ndryshimet te vihen re. Disa OJQ krahas ndihmës proklamonin edhe diçka tjetër dhe për fatin tonë te keq shumë nga shtresa e varfëra e hëngrën ketë karotë. OJQ- qe përhapnin besimet e ndryshme sidomos besimet e krishtera nuk arritën ta gjenin strofullin e nxehtë dhe te bënin vende ndoshta kjo për shkak te numrit te vogël te besimtareve te këtij besimi. Ne mesin e OJQ- ve na paraqiten edhe disa OJQ nga Arabia Saudite (dihet roli negativ i këtij vendi ) por edhe vendet tjera Islamike. Nen hijen e ndihmës këto filluan ngadalë te lëviznin edhe ne terrene tjera. Organizonin kurse dykuptimshme: besim-kompjuter, besim-gjuhe angleze, besim-njohuri tjera. Nuk ishin te rastit rastet edhe kur studentët përfitonin bursa shkollimi ne kombinim me mësim feje dhe përhapje besimi. Janë te shpeshta rastet kur anëtaret qe gëzonin te drejta edhe me te mëdha përfituan dhe përfitojnë edhe rrogë mujore, besa ndërtuan edhe shtëpi luksoze e mos te flasim për shpërblimet tjera dërgimi haxhi i komplet familjes. Sikur te ishte një shprehje besimi normal do te ishte gjithçka OK, por dalëngadalë me kalimin e kohës vit pas viti, çdo here e me shume ne mesin e besimtareve Islam ne Kosove filluan te paraqiten edhe shenjat e para te kësaj ‘’ bamirësie’’. Disa nga qytetarët filluan te paraqiten me veshje dhe pamje te jashtme qe kurrë nuk kishte qen traditë e këtij populli dhe nuk ishim mësuar ti shohim. Këta persona ndryshuan shume edhe ne sjelljet e tyre. Nuk ishin me personat e qet, te kulturuar por kishin filluar te radikalizohen ne mendimet e tyre, pikëpamjet e tyre, bisedat ne shoqëri, ne rrethin ku jetonin dhe sjelljet te pahijshme. Ndoshta kjo ishte edhe si rezultat se këto ‘’beneficione bamirësie’’ i kishin përbir ne te shumtën e rasteve njerëz me shkollim elementar. Për te qen habia edhe me e madhe persona te tille gjate faljes neper xhami filluan te faleshin ne një mënyrë pak me ndryshe nga ajo qe ishim mësuar te shohim dhe ne reagimet e imamëve këta mbrohen me thënien: Ne ketë mënyre është falur Muhamedi a.s. Për te qen katastrofa edhe me e madhe flitet se disa nga gjamit e shkatërruara dhe te rindërtuara nga këto shoqata janë ndërtuar ne një stil pak me ndryshe. Dhe vetvetiu lindin pyetjet: اfarë po ndodhë vallë? A thua ne deri tani nuk dinim se çka është Islami kur dihet se ne Kosove kaherë ekziston shkollimi i mesëm dhe universitar për besimin Islam, dhe se shumica e popullatës i takojnë këtij besimi? A po reformohet Islami ne Kosove apo po sillet mënyra e drejt e besimit Islamit? Unë mendoj se këto sjellje janë pjelle e këtyre organizatave qe na sollën ketë ndryshim nga atje ku me shume mbretëron ndikimi i fiseve dhe traditave te prapambetura se sa besimi. Këto dukuri shtohen çdo dite dhe populli ka filluar te dyshoj ne ketë. Ne qofte se kësaj i shtohet edhe radikalizmi i ngadaltë por ndjeshëm i këtyre personave atëherë ndoshta toleranca ndër fetare do te prishet mes vet anëtarësisë se besimit Islam e mos te flasim për besimet tjera. Sa na konvenon neve kjo dhe a është kjo e mirë? ثshtë ndoshta koha e fundit qe dikush kësaj dukurie ti jap përgjigje. Dhe kjo i takon organeve kompetente por edhe Bashkësisë Islame te Kosovës.
 
Top