• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Oret e fundit te Antlantides.

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
Orët e fundti të Atlantidës

Më 8 korrik të vitit 8498 para Krishtit, në Tokë me një shpejtësi marramendëse, nën temperaturën prej 20 000 *C, u përplas një asteroid. Katastrofa zgjati vetëm 2 minuta, dhe për ata 2 minuta vdiqën me miliona njerëz, u shkatër rua bota bimore dhe shtazore në shumë regjione të planetit tonë, ndërsa pamja dhe klima sa saj ndryshuan përgjithmonë.

Kjo ishte dita kur u fundos Atlantida legjendare dhe me të u zhduk edhe qytetërimi i parë të cilin e ndërtoi njeriu. "Shkak i kësaj katas trofe apokaliptike ishte asteroidi nga grupi Adonis, i cili nga trajektorja e tij përreth diellit u fut në fushën gravitale të Tokës" pohon fizicienti gjerman Otto Muck në librin e tij "Gjithçka për Atlantidën ".

Kataklizma filloi në horizontin veri -perendimor; nga thellësia e kosmosit befas u paraqit një trup i panjohur qiellor, i cili fillimisht ngjante në një yll të vockël, pas 30 sekondave i ngjante kometës, ndërsa pas një minuti në një 'bolidi", shkëlqimi i të cilit ishte më i madh se 100 diej. Gati se me një trajektore vertikale, trupi u përplas në tokë.

Stuhia e tërbuar

Nga drejtimi i veri -perëndimit, asteroidi pa u hetuar arriti deri te brigjet e kontinentit Amerikano -Verior, në regjionin 330 të gjerësisë gjeografike, ku sot gjendet qyteti liman اa rlston në Karolinën Jugore.

Kur trupi qiellor me një shpejtësi marramendëse hyri në shtresat e dendura të atmosferës, temperatura përnjëherë u ngrit në 20.000 *C dhe të gjithë ata që panë këtë "shkëlqim të tmerrshëm" përgjithmonë humbën të pamurit.Nxehtësia shkatërroi gjithçka që iu gjend në rrugë.

Nën ndikimin e nxehtësisë trupi qiellor shpërtheu, në një distancë rreth 200 km nga sipërfaqja e tokës dhe u thërmua në qindra pjesë të zjarrta që upërplasën në tokë, në formë shiu gjigant të zjarrtë, duke mbje llur vdekje dhe shkatërrim.

Dy copëzat më të mëdha ranë në regjionin e Atlantikut, në veri -perëndim të Portorikos. Më një fuqi të madhe shkatërruese ekuivalente me 30.000 bomba hidrogjenike, e shpërthyen fundin e oqeanit. Biliona tonë të magmës së zjarrtë dolën nga gjiri i tokës dhe u përzien me ujin e detit, duke u shndërruar në sasi të mëdha avujsh të cilët u ngritën deri në 30 km.lartësi.

Gjëmimi i shpërthimit u dëgjua në tërë botën. Shkëlqimi i përplasjes e shndërroi natën në ditë në një perimetër prej 2000 km. Valët gjigante, të larta deri në 1000 m u vërsulën drejt brigjeve për të shkatërruar gjithçka para vetës...
Në këtë orgji çmendurake të stihisë, plotësisht u shkatërrua Ishulli legjendar Atlantida.

Platoni për Atlantidën

Obsesioni kryesor i Ott o Muck është zbulimi i fshehtësisë së Atlantidës, me të cilën njerëzimi merret ka 2400 vjet, që nga ato ditë kur filozofi i famshëm grek Platoni, e vendosi në rend dite, të historisë.

Pak para se të vdiste i shkroi dy vepra: "Timaios" dhe "Kricias", në të cilat për herë të parë përmendet ky ishull dhe përfundimi tragjk i tij.

Sipas Platonit, Atlantida gjendej në afërsi të "Shtyllave të Heraklitit" - siç quhej më herët ngushtica e Gjibraltarit. Ishte më e madhe se Azia e vogël dhe Afrika jugore së bashku, sh quhej për pjellori dhe jepte dy "prodhime" vjetore.

Platoni i përmend palmat e kokosit, elefantët, krokodilët, tempuj dhe pallate të praruara, kryeqytetin me një rreze prëj 23 km dhe bashkësinë njerëzore të bazuar në normat ligjvënëse dhe kulturë të lartë. Ushtria e Atlantidës i kishte 480.000 këmbësorë, 120.000 kalorës, 160.000 karroca luftë, 240.000 marinarë.

Platoni i pari shkroi për Atlantidën. të gjitha veprat e mëvonshme u bazuan në informacionet e tij. Mirëpo, Platoni të dhënat për Atlantidën i kish te dëgjuar nga Kriciusi, të cilit i kishte rrëfyr gjyshi i tij, ndërsa gjyshi kishte mësuar prej
Soloni. ligjvënësit më të njohur të Greqisë antike. Deri te këto të dhëna, Soloni kishte ardhur nga shkrimtarët egjiptas të cilët i kishte takuar gjatë udhëtim eve të tij.

Në bazë të 20 faqeve të shkrimeve të Platonit për Atlantidën, deri më tani janë botuar 25 000 punime për katastrofën më të madhe që e ka goditur planetin tonë. Për Atlantidën shkruan shkencëtarët, shkrimtarët, detarët dhe hulumtuesit, ëndërrimt arët ...

Gjurmëve të qyteteve të fundosura

A ka prova shkencore, përveç Atlantidës së Platonit, për shkatërrimin e ndonjë pjese të madhe të tokës apo ndonjë ishulli, në historinë e njerëzimit. "Në vitin 1969, hulumtues detarë amerikan në afërsi të Ishull it Bahamas, Andros, gjetën mbeturinat e një muri dhe shtyllave gjigante".

Gjurmët e anijeve të fundosura ekzistojnë në të gjitha pjesët e botës dhe kjo e ka shpjegimin e vet: nga epoka e fundit e akullit (rreth 7000 vjet p.e.s.) shtresa e shkrirë e akullit që e mbulonte një pjesë të madhe të Evropës, e rriti nivelin e detit për plotë 200 metra.

Kështu, deti në pjesët më të ulta bregdetare vërshoi dhe fundosi qytetërimet dhe banorët e tyre. Britania e Madhe atëbotë, akoma nuk ishte ishull, në vend të detit B altik ishte tokë, ndërsa lumi Temza ishte degë e Rajnës, gadishulli Apenin ishte lidhur me rrip toke me Afrikën veriore.

Të gjitha këto regjione të vërshuara kanë diçka të përbashkët. Mirëpo, Atlantida sipas Platonit, gjendej larg në oqean. "Prej aty, shkr uante ai, mund të lundrohej në ishuj të tjerë, si dhe bregun e shtrirë të përtejm".

Ata ishuj "të tjerë" besohet të jenë Karaibet dhe Bahamet, ndërsa "bregu i shtrirë i përtejm" Amerika veriore.Sipas kësaj, Atlantida gjendej mes Amerikës dhe Evropës, ku sot gjenden IshujtAzore.

Dëshmitë e Otto Muck -ut

Kur u bënë fotografimet e para ajrore, në vitin 1921 të Karolinës jugore, u zbuluan më se 3000 kratere me origjinë misterioze.

Qindra kratere kishin rrezen prej 1,5 km, ndërsa i gjithë rajoni përreth qytet it اarlston shtrihej në një
sipërfaqe prej 156.000 km2. Si rrjedhim i kësaj, del se kemi të bëjmë më gjurmë të ndonjë trupi të madh qiellor që ka shpërthyer mbi tokë.

Dy gropa gjigante në fund të detit në regjionin e Portorikos tregojnë për goditjen e dy p jesëve gjigante të asteroidëve. Sipas llogarive të Muck -ut, të dy pjesët kishin një rreze prej më se 10 km. Ato copa krijuan një çarje të madhe e cila së shpejti u shtri deri në Atlantidë.

Magma e shkrirë që shpërtheu nga zemra e tokës u hodh me një erupcion të fuqishëm në atmosferë, ndërsa në vendin e saj mbeti një boshllëk i madh me një thellësi prej gati 3000 metrash, gjë që ndikoi të fundosej edhe një pjesë e kores së tokës. Ky ishte edhe fundi i Atlantidës, shkatërrimin e së cilës e përcollën edhe shum ë katastrofa periferike.

Hiri i lavës dhe uji i detit e krijuan një shtresë reje të zezë me trashësi prej 30 km, e cili me ndihmën e erërave pasate u zhvendos drejt lindjes, në Evropë, Afrikë, Azi. Në ato regjione u krijuan tornado dhe uragane. Hiri dhe kr ipa e detit paraqitnin pika kristalore për shira apokaliptike dhe rrebeshe që i suleshin tokës.

Varrezat e Mamuthëve në Siberi

Njëkohësisht me këto zhvillime, mbi planetën tonë u përhapën re të mëdha me gazra helmues të cilët dolën nga thellësia e Tokës . Muck konsideron që me këtë paraqitje, e ka ndriçuar edhe enigmën më të vjetër: varrezat e
Mamuthëve në Siberi.

Atje, kryesisht në tokën e ngrirë janë gjetur mbeturinat e mijëra Mamuthëve, edhe atë në gjendje sikur të kishin ngordhur dje, e jo para mijëra vjetëve.Këto mbeturina shkencëtarët i kanë studiuar me kujdes.

Diagnoza është; "Vdekje e shpejtë, pa lëndime, si pasojë e ngulfatjes". Në stomakët e mamuthëve janë gjetur edhe ushqimet e tyre të fundit, gjethe të halorëve.

Mirëpo, ky lloj bimësh nuk jeto n në vendin ku janë gjetur mamuthët. Këto bimë rriten në vende me klimë shumë më të butë, në regjione që gjenden hiç më pak se 3500 km më në jug. E tërë kjo e nxitë hipotezën se "ndryshimin e shpejtë të klimës" mund ta ketë shkaktuar ndonjë "fuqi kosmike".

Muck thekson se përplasja e asteroidit dhe Tokës e kishte zhvendosur Boshtin e planetit tonë për 3500 km, gjë që kishte ndikuar në ndryshimin momental të klimës. Mamuthët e ngulfatur në "tymin helmues" tashmë janë të "konservuar" në një frigorifer natyror .

Përndryshe, përpara katastrofës në ato pjesë rriteshin haloret dhe drunjtë të tjerë.Rryma detare e Golfit, si dëshmi
Fakti që Evropa perëndimore ka klimë të butë duhet falënderuar "lumit oqeanik të ujit të nxehtë".

Si ishte e mundur që me gjithë ekzisti min e kësaj rryme të nxehtë, para 7000 vjetësh (kur përfundoi epoka e akullit),Skandinavia dhe shumë rajone të Gjermanisë, Britanisë së madhe gjendeshin nën shtresën e borës dhe akullit?

Muck jep përgjigje të thjeshtë. Atëbotë as që kishte ekzistuar "rrym a e nxehtë Golfit" dhe as që arrinte deri në Evropë.

Duke u nisur nga gjiri i Meksikos, ajo në mes të rrugës haste në një pengesë të pakalueshme, ishullin Atlantida, të gjatë 1000 dhe të gjerë 500 km.

Rryma e nxehtë qarkullimin e kthente në detin Karaibik, prej nga sërish kthehej drejt Atlantidës. Vetëm pas shkatërrimit të Atlantidës, rruga drejt Evropës i ishte hapur.

Nën ndikimin e rrymës së nxehtë detare, shtresa e akullt në Britani filloi të shkrihej. Ky proces zgjatë me mijëra vjet dhe akoma nuk ka për funduar.

Krijimi i racës "fytyrë -zbehtë"

Sasitë gjigante të lavës dhe hirit që u ngritën në atmosferë, e mbuluan qiellin mbi Evropë, për rreth 200 vjet me radhë. Bimët, të cilave u mungoi sasia e mjaftueshme e dritës, humbën pigmentet.

Kjo ndodh edhe me njerëz të cilët më gjatë i nënshtrohen Dritës së diellit. Muck konsideron se pikërisht në këto kushte u krijuan njerëzit fytyrë -zbehur, nga deri atëherë, raca njerëzore "e bakërt e kuqe". Këtë e dëshmojnë edhe vizatimet e gjetura në shpellat e Francës jugore.

Data e kastrofës

Muck e përcakton këtë datë duke u nisur nga e dhëna e Platonit, sipas së cilës Atlantida është fundosur para 8500 vjetësh. Muck ka krahasuar këtë kalendar me kalendarin e Indianve Maya, i cili fillon me datën zero absolute, dhe përmes tij mund të fiksohet data e saktë, 6 qershor 8498 p.e.s.

A ishte kjo dita e shkatërrimit të Atlantidës? Ngjashmëria në data nuk mund të jetë e rastit. Me këtë datë mund të ndërlidhet një konstalacion interesant astronomik, i ashtuquajtur Konjukcioni i Tok ës, Venerës dhe Hënës.

Këta tre trupa qiellor atë ditë gjendeshin në një trajektore. Mirëpo, atë ditë në afërsi të Tokës gjendej edhe një grup asteroidësh Adonis.

A mund të mjaftonte që konjukcioni i këtyre tre trupave qiellor të ndikonte që një nga astero idët të "ndërroj" kahjen dhe të tërhiqej nga gravitacioni i Tokës?

Muck konsideron që kjo nuk është fare e pamundur. Ka dëshmi të shumta për "aksidente" më të vogla kosmike që e kishin goditur planetin tonë.

Më 30 qershor 1908 një meteorit kishte rënë në territorin e Siberisë dhe kishte shkaktuar paraqitjen e shtyllës së zjarrtë 20 km, që kishte mundësi të shihej në një largësi për 500 km.

Nën ndikimin e goditjes ajrore, njerëzit dhe kuajt binin përtokë edhe në largësi prej 650 km, nga vendi i goditjes. Me këtë rast, nuk duhet harruar që ky meteorit, ishte një "xhuxh" i njëmendët në krahasim me asteroidin që e goditi Atlantidën.

Atlantida - urë ndërmjet kulturave të lashta

Zbulimet e fundit u lejojnë hulumtuesve të së kaluarës parahistorike që të shkojnë edhe më larg në lashtësi.

Dëshmitë e kulturave të lashta, gërmimet, motivet, legjendat, mjetet e ndryshme, hulumtimet në tokë dhe det, dëshmojnë që ato kultura ishin krijuar përpara ndonjë katastrofe të madhe.

Por, ka edhe shumë indicione të tjera që ndërm jet vete kishin lidhje, edhepse gjendeshin të ndara me mijra kilometra njëra prej tjetërs.

Për gjithë këtë rrëfimi i Platonit për Atlantidën, sot paraqitet në dritë të re. Hulumtuesit janë të gatshëm të besojnë që dikur ishulli i zhvilluar në oqeanin Atlantik, paraqiste jo vetëm urë mes kulturave parahistorike të Mesdheut,
Lindjes së afërt dhe të mesme nga njëra anë, dhe Amerikës së lashtë nga ana tjetër, por ishte edhe Baza e tyre.

Disqet artificale në fund të Atlantikut

Revista "Sputnjik" shkruan se në mes të viteve '50 një anije amerikane për hulumtime oqeanografike ka nxjerrë nga fundi i Atlantikut, në jug të ishujve Azore, rreth 1000 kg të "suvenirëve" të çuditshëm.

Ishin këto disqe, në formë pjatash me një rreze prej 15 cm dhe trashësi prej 4 cm. Pj esa e jashtme ishte relativisht e lëmuar, ndërsa e brendshmja e thelluar dhe paksa e vrazhdët.

Hulumtimet kishin treguar se ishin bërë para 12000 vjetësh, dhe çka është më e rëndësishme ishin punuar në kushte atmosferike, mbi tokë. Kush i bëri? Pse? Pse në një numër kaq i madh u gjend në një vend të caktuar?

Më tej revista thekson se edhe degë të tjera të shkencës interesohen për zgjidhjen e misterit të Atlantidës, sepse ka shumë çështje që ndërlidhen.

Etimologjia krahasuese (komparative) bën pyetje; Si ka mundësi që shumë rrënjë të fjalëve nga greqishtja e vjetër kishin hyrë në gjuhën e Indianëve Maya? Apo, si ka mundësi që në shumë shpella të Perusë të ketë vizatime dhe skulptura luanësh dhe të shtazëve të tjera, të cilat kurrë nuk kishin jetuar në ato regjione?

Edhe detajet që i përmend Platoni përputhen me provat e zbuluara. Muret dhe kullat e bëra nga guri i bardhë, i zi dhe i kuq mbështeten me atë se objektet bashkëkohore në Ishujt Azore janë të bëra pikërisht nga këta lloj gurësh. Ndërsa këta ishuj jan ë në të vërtetë majat më të larta të Bjeshkëve.

Hidrologët rus me hulumtimin e tokës në fund të detrave verior kanë ardhur në përfundim se valët e para të "rrymës së nxehtë të Golfit" të ato regjioni
kishin arritur para rreth 12 000 vjetësh.

Deri te rezultat e ngjashme kanë ardhur edhe studiusit amerikan. Ata kishin studiuar hirin vullkanik të shtresuar në fund të Atlantikut, dhe theksojnë se ai ishte krijuar aty përpara 12 000 vjetësh.
 

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Titulli: Oret e fundit te Antlantides.

Shume material interesant dhe pse jo hipoteze e mundshme.
 
Top