• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Orari i ri në shkolla; Dy muaj më pas, pro dhe kundër skemës

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Vendndodhja
Pertej Horizontit
Orari i ri në shkolla; Dy muaj më pas, pro dhe kundër skemës


Shkolla 9-vjeçare Edith Durham
Nga data 1 shkurt nxënësit e shkollave 9-vjeçare në vend, po mësojnë mbi një orar të ri mësimor, që dikton zhvillimin e 3 lëndëve në 6 orë. Duke sjellë një praktikë të re të organizimit të lëndëve në arsimin shqiptar.


Po çfarë mendojnë nxënësit për skemën e re, mbi 2 muaj pas zbatimit të saj në shkolla?

“Më duket pak më e vështirë se, po pate një mungesë të ikin kot 2 mësime. Lëndët më duken më të gjata. Do preferoja më shumë skemën e vjetër, sepse p.sh kemi muzikë, e kemi një herë në dy javë. Për dy javë harrohen gjerat që kemi marrë. Duhen mësuar dy tema përnjëherë, do bëhen dyfish detyra. Sistemi nuk ia ka arritur qëllimit të tij, kemi dy herë më shumë ngarkesë. Mësimi bëhet monoton dhe mund të harrohen pas dy javësh”, janë disa prej komenteve të nxënësve kundër.

Por, skema e re 3 lëndë në 6 orë nuk është pritur njësoj nga të gjithë nxënësit. Të tjerë fëmijë kanë vlerësim pozitiv.

“Tani i bëj të gjitha dhe më ngelet më shumë kohë për të luajtur. Mësimi është mi thjeshtë, përqendrohemi vetëm në 3 lëndë. Edhe çantën e kemi më të lehtë. Kam më shumë kohë për të bërë mësimet”, thonë nxënësit që janë pro skemës së re.

Po prindërit si e shikojnë ecurinë e fëmijëve? Ata vetë, janë lehtësuar?

“Djali është i kënaqur, ngarkesa është më e lehtë në shtëpi. Jemi lehtësuar goxha, edhe fëmijët janë lehtësuar goxha nga çantat. Kur vijnë në shtëpi thonë se janë më të kënaqur”, shprehen disa prej prindërve.

Ai që nuk dihet ende është qëndrimi i mësuesve, të cilëve iu është dashur të ribëjnë orarin mësimor, megjithëse në mes të vitit shkollor. E sigurt është që brenda këtij muaji ata do të dorëzojnë në ministrinë e Arsimit, rezultatet e para të zbatimit të skemës së re, një nga më të kontestuarat në arsim.

Top Channel
 
Top