• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Olimpiada mbytet në fishekzjarre

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Ora 08.08.08 e 8 gushtit të 2008 shënojë nisjen zyrtare të Lojërave Olimpike në “Pekin 2008”. Ditën e djeshme organizatorët i dhanë jetë evenimentit më të madh sportiv olimpik veror botëror që zhvillohet njëherë në katër vjet. Flaka Olimpike ka vazhduar parakalimin e saj në kryeqytetin kinez dhe vetëm pak orë përpara ceremonisë së hapjes së këtyre lojërave parakalojë në Murin e Madh kinez e shoqëruar nga mijëra njerëz dhe flamuj. Pishtari ka kaluar nëpër në të gjitha kontinentet pas ndezjes në Olimpin e lashtë në Greqi. Që nga 24 marsi kur u largua nga vendi helen, pishtari ka përshkuar 140.000 mijë kilometër. Në të gjithë këto itinerare ku ka kaluar simboli i fitores dhe i lojërave më të më mëdha në botë, ai është shoqëruar me protesta për të drejtat e njeriut dhe për çështjen e Tibetit. Pas këtij parakalimi të fundit në Murin e Madh flaka ka mbërritur në stadiumin olimpikë ku shënoj dhe ceremoninë e hapjes. Në pjesën e parë hyrëse të ceremonisë kemi parë një organizim perfektë nga ana e shtetit kinez por edhe e atyre që janë marrë me performancën dhe spektaklin. Të binte një sy një shpalosje deri në detaj e kulturës kineze duke filluar nga kohët më të lashta deri në ditët tona. Në pjesën e dytë të hapjes së kësaj ceremonie gjigande që ka mbledhur në shtetin me popullsi më të madhe në botë të gjitha vendet që kanë një paraqitje të mirë sportive, parakaluan të gjitha vendet pjesëmarrëse në këtë olimpiadë. Delegacioni ynë kombëtar është radhitur i 105 të veshur kuq e zi, të gjithë sportistët tanë kanë parakaluar para gjithë botës. Në këtë ceremoni ndodhen të pranishëm për të ndjekur nga afër lojërat olimpike 80 liderë botëror, mes të cilëve dhe kryeministri i vendit tonë, Sali Berisha. Në një takim që Berisha ka patur me sportistët tanë në Pekin, iu ka kërkuar atyre që nga kjo lojë të dalin me medalje dhe të fituar.
Shqipëria
Shqipëria do të përfaqësohet për të gjashtën herë në Lojërat Olimpike, që zhvillohen në Pekin nga data 8-24 gusht. Për herë të parë, vendi ynë u përfaqësua në Lojërat Olimpike të Mynihut në vitin 1972 në sportet: qitje, 4 sportistë dhe peshëngritje, 1 sportist, për të vazhduar më 1992 në Barcelonë në sportet: atletikë, 1 sportist, not 1 sportist, qitje 2 sportistë, peshëngritjes, 3 sportistë, në Atlanta në vitin 1996 në sportet: atletikë 2 sportistë, çiklizëm 1 sportist, qitje 2 sportistë, peshëngritje 1 sportist, në vitin 2000 në Sidnei në sportet atletikë 2 sportistë, qitje 1 sportist, peshëngritje 1 sportist dhe në fund më 2004-n në Athinë në sportet: atletikë 2 sportistë, not 2 sportistë, mundje 1 sportist, peshëngritje 2 sportistë. Pas 5 pjesëmarrjeve olimpike, në përfaqësimin e saj të 6-të në Lojërat Olimpike “Pekin 2008” Shqipëria shkon me delegacionin më të madh olimpik. Janë 11 sportistë që do të përfaqësohen në këto lojëra, nga të cilët 7 shkojnë me kualifikim dhe 4 prej tyre me ftesa si sportistët më të mirë në vend.
Kontrolli
Do të kontrollohet dhe survejohet në masa të rrepta siguria gjatë gjithë ditëve që në Kinë do të zhvillohet olimpiada “Pekin 2008”. Rreptësia e kontrollit duket që në ajër, hyrje me kontroll të imtësishëm nga frika e madhe prej atentateve, një survejim pa pushim i gjithë fshatit olimpik. Presidenti i komitetit organizator “Bocog”, Liu Qi i ka dorëzuar çelësat e fshatit olimpik kryebashkiakut Chen Zhili, i cili ka thënë: “Jemi shumë të nderuar që kemi Kinën si mikun e parë këtu”, në momentin e prerjes së shiritit në portën hyrëse, që do të hyjnë rreth 16 mijë atletë, me dy kombe, që do të jenë më të përfaqësuarat, sigurisht Kina me 639 atletë dhe SHBA me 596.
42 pallate të vogla me nga 6 e 9 kate, numërohen ne fshatin Olimpik, 9000 dhoma me nga dy krevate 2x20 për persona si Yao Ming janë parashikuar krevate ekstra të gjatë.
Besimi
Të gjitha fetë në Pekin do të trajtohen në mënyrë të barabartë, besimtarët do të luten në 5 objekte të ndryshme kulti për po aq fe, të krishterët, myslimanët, hebrenjtë, budistët e hindutë, por nuk mungojnë edhe objektet me palestra, pishina, fusha tenisi, salla lojërash dhe restorante të hapur 24 orë në 24. Për t‘u relaksuar banorët mund të argëtohen edhe me karaoke, kurse për gjuhën kineze, një “internet-caffe” dhe sallë çaji. Mbi 100 shefa kuzhine të huaj dhe 2700 kinezë do të gatuajnë për atletët dhe drejtuesit në sallën e ngrënies, e cila ka 5000 vende. Do të jenë katër zona që do të ofrojnë ushqim kinez, aziatik, ndërkombëtar dhe mesdhetar. Menyja do të përfshijë informacione mbi elementët dhe vlerën organike. Internet me shpejtësi të madhe në çdo apartament. Pra, për atletët nuk duhet të mungojë asgjë.

Emri: Dorian
Mbiemri: اollaku
Mosha: 31 vjeç
Sporti: Hedhje çekiçi
Gjatësia: 1.84 cm
Pesha: 115 kg

Emri: Klodiana
Mbiemri: Shala
Mosha: 29 vjeçe
Sporti: Atletikë
Gjatësia: 169 cm
Pesha: 51 kg



Emri: Sahit
Mbiemri: Prizëreni
Mosha: 25 vjeç
Sporti: Mindje, stili i lartë
Gjatësia: 160 cm
Pesha: 60 kg

Emri: Elis
Mbiemri: Guri
Mosha: 25 vjeç
Sporti: Mundje
Gjatësia: 188cm
Pesha: 98 kg

Emri: Rovena
Mbiemri: Marku
Mosha: 21 vjeç
Sporti: Not, 50 m stil i lirë
Gjatësia: 172 cm
Pesha: 58 kg

Emri: Gert
Mbiemri: Trasha
Mosha: 20 vjeç
Sporti: Peshëngritje
Gjatësia: 185 cm
Pesha: 69 kg

Emri: Erkand
Mbiemri: Qerimaj
Mosha: 20 vjeç
Sporti: Peshëngritje
Gjatësia: 165 cm
Pesha: 77 kg

Emri: Lindita
Mbiemri: Kodra
Mosha: 46 vjeçe
Sporti: Qitje
Gjatësia: 160 cm
Pesha: 61 kg

Emri: Edmond
Mbiemri: Topalli
Mosha: 28 vjeç
Sporti: Xhudo
Gjatësia: 175 cm
Pesha: 81 kg

Emri: Sidni
Mbiemri: Hoxha
Mosha: 16 vjeç
Sporti: Not, 50 m stil i lirë
Gjatësia: 188 cm
Pesha: 83 kg

Emri: Romela
Mbiemri: Begaj
Mosha: 22 vjeç
Sporti: Peshëngritje
Gjatësia: 163 cm
Pesha: 58 kg

To
 
Top