• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

OKB: Ballkani gjithnjë e më shumë rrugë tranziti për kokainën

Erblinaa

Anëtar i ri
Vendndodhja
n'FV
OKB: Ballkani gjithnjë e më shumë rrugë tranziti për kokainën
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për luftën kundër drogës, tha në raportin e fundit se çmimi i kokainës në Evropë pritet të bjerë edhe më shumë ndërsa kontrabandistët përdorin rrugë të reja përmes Afrikës Perëndimore dhe Ballkanit.
Bordi Ndërkombëtar për Kontrollin e Narkotikëve tha se Ballkani, që është përdorur tradicionalisht për të trafikuar heroinë nga Afganistani dhe Azia Qendrore për në Evropën Perëndimore, po përdoret gjithnjë e më shpesh si rrugë furnizimi për të sjellë edhe kokainën në Evropë.

Në raport thuhet se Ballkani, që dikur njihej si vatër krimi dhe dhune, gjatë periudhës së luftërave në ish-Jugosllavi dhe tranzicionit nga komunizmi, është bërë një nga zonat më të sigurta për trafikun në Evropë. Ky, sipas raportit është një zhvillim i ri në trafikun e kokainës.

Autoritetet në Kosovë thonë se shifrat e fundit tregojnë një rritje të sasisë së kokainës të konfiskuar, por shtojnë se heroina vazhdon të jetë lloji kryesor i drogës që kontrabandohet përmes vendit.

Në raportin e agjencisë së OKB-së thuhet se rreth 100 ton heroinë kalon nga ky rajon çdo vit.

Nënkolonel Fatos Haziri, udhëheqës i Departamentit kundër krimit të organizuar, në Policinë e Kosovës ka thwnw se, “bazuar në statistikat e vitit të kaluar, ka pasur një rritje të lehtë”, por ka shtuar se, “nuk kemi të dhëna që të lënë të kuptosh se kjo po kthehet në një prirje alarmuese”.

Haziri thekson se droga nuk vjen nga vetë vendet e rajonit. “Asnjë nga vendet nuk ka strukturën e qëndrueshme dhe efiçente për të mos lejuar kryerjen e trafikut. Kosova vetë nuk është vrima e zezë, pasi droga nuk niset që këtu. Por mungesa e qëndrueshmërisë politike dhe ekonomike ka lënë pasoja dhe grupet kriminale e kanë kuptuar që mund ta shfrytëzojnë këtë për të kaluar më lehtësisht përtej kufijve”.

Heroina që gjendet në tregjet e paligjshme të Evropës, e ka origjinën në Afganistan dhe kalon në Evropë përmes njërës prej rrugëve kryesore: ajo e Ballkanit, apo e ashtuquajtur rruga e mëndafshit. Ajo kalon nga Azia qendrore në Federatën Ruse dhe që atje në vendet evropiane. Kjo vazhdon të jetë rruga kryesore e kontrabandës së heroinës përmes Evropës Lindore dhe që andej në anën perëndimore.

E ashtuquajtura rruga e Ballkanit verior, e cila kalon përmes Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë dhe Austrisë u përdor më shumë në vitin 2007. Ndërsa ajo e Ballkanit jugor, që kalon përmes Greqisë dhe Shqipërisë dha pastaj nga Maqedonia në Itali duket të jetë përdorur më rrallë për trafikun e drogës në vitin 2007 sesa në vitet e mëparshme. /VoA/
 

iLirjam

Banned
Mosha
37
Vendndodhja
Gjithmon
Titulli: OKB: Ballkani gjithnjë e më shumë rrugë tranziti për kokainën

çmimi i kokainës në Evropë pritet të bjerë edhe më shumë ndërsa
c´ja paskan fut kot fare kta!!!! cmimi i kokaines ne europ muajt e fundit ka arritur rrekord ne ngritje,,,,c´do lloj i kokaines eshte shtuar me nga 4-5 mi ero per kile,,,kurse tek shitja e rruges ke ren cmimi si pasoj e ngritjes se cmimit ne shumic,,dhe nga perzirja ne maksimum qe po i bejn shumicat,,shitsave te rruges u ka ngelur te punoj vetem per mbijetes:uffa:
 
Top