• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Ohri, destinacion turistik i klasit boteror

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: Ohri, destinacion turistik i klasit boteror

Ti flet per nej pus qe e ke pare, une te them sa i thelle eshte pa e pare kurr.. Ja c'flet Evlia: "....Nder mrekullite e Ohrit duhet te permendet pusi i thelle 80 pash. Ky pus eshte bere i famshem si rrjedhoje e punes e mjeshtrise se habitshme te mjeshtrit i cili e ka shpuar token krejt shtrese guri me llagem(c'do thote llagem?) per te sjelle kete pus mbi bazen e parimeve gjeometrike, pastaj me dollape te veçante qe levizin ne menyre mekanike terheq ujet, te cilet e percjell neper kroje e imarete"[ e vertete kjo Swee?]
wow, sa mire e paska pershkruar, une e mbaj mend kete pusin pa uje… kishte disa dritare te vogla dhe nga aty e kam pare, e kam ende ne mendje ate pamje, ato koridoret e ngushta te ndara me dyer prej hekuri… e gjitha e ndertuar me gure te medhenj. Vitin e kaluar ishte zone e ndaluar pasi qe nje grup arkeologesh benin germime te reja… Maqedonasit bejne c’mos per ti zhdukur gjurmet, nuk e di se per cfare qellimi? paramendo edhe rruget e qytetit qe ishin te shtruara me kallderma i nxorren dhe i zevendesuan me gure te rinj…
Llagem – e perktheva nga turqishtja, jane ato rrugica te ngushta nentokesore qe perdoren per te shpetuar nga luftrat, nga armiku…


Une dua te di nqs ka mysliman maqedonas!! Pasi ne vitin 1680 Evlia thote se jane 50% mysliman dhe 50% te krishtere (kutohet pak a shume).
Mysliman maqedonas nuk ka pasur ndonjeher dhe as sot e kesaj dite nuk ka. Flas per ne Oher dhe Struge. Por edhe ne qytetet tjera sbesoj se ka.


Ndersa shenimet e ditarit te anglezit Edward Lear ne 1828 ne librin "Albania-rruget e botes" (ne italisht) mes te tjerash ne f.24 thote qe ne Oher pasi eshte plot muhamedane fantike me detyruan te mbaje ne koke nje fez te kuq(duhet te jete qeleshja kuqe tipike turke) pasi nuk duheshin te me shiheshin floket nqs nuk do te haja gur apo nje dru kokes gjate rruges, ndonse isha mysafyr tek Beu.... . Ata pak femra qe shiheshin ne xhiro jane te mbuluara me vel si ne Stamboll. Perjashtuar ndonje femer te krishtere qe ketu jane shume pak. Grate e turqeve kur spostohen nga nje vend ne tjetrin me karroca te terhequar me buaj(bulle), shoqerohen sikur karroca te jete e ngarkuar me ar".

As anglezi Edward nuk e permend fjalen shqiptar ne Oher ne 1828. Me nje ane keshtjellen e Ohrit dhe panoramen rreth e rrotull me fjalet me te mira..
Interesant! – Me ke sjelle nje ide ne koke, qe te shkruaj nje liber per historine e shqiptareve ne Oher :)… se me te vertet ka shume pak material, shume pak libra (mbase dhe hic) ne lidhje me kete… Kerkova ne tre gjuhe, maqedonasit dhe turqet normal i mohojne shqiptaret, e fshehin te verteten dhe shkruajne sic u konvenon atyre.
E dije ti se qyteti i vjeter Lychnidos (sot Oher) dhe Enhallon (sot Struga) eshte themeluar nga Enkelejtet, dmth nga paraardhesit tone??
Gjeta nje shkrim, e vitit 1257, shkruhet qarte se qyteti i Ohrit ka qene vendbanim shqiptar:
1257 | George Acropolites: An Albanian Uprising


Gjeta edhe nje foto qe duket pusi :)

 
Last edited:

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Ohri, destinacion turistik i klasit boteror

Ohri, (pa shq. Ohër,maqedonisht: Охрид), është qytet i cili ndodhet në pjesën jug-perendimore të Maqedonisë pranë liqenit me të njëjtin emër dhe ka diku rreth 50 000 banorë.

Pak histori:

Ohri është ndërtuar nga ilirët, më drejt enkelejtë, që banonin ne këtë rajon. Ne vitin 1462 Skënderbeu me ushtrine tij zoteronte edhe Ohrin si qytet.



Statistika
Koordinatat 41°07.01N & 20°48.06E
Popullsia
-dendësia 55.749 banorë
142,97 banorë/km²
Sipërfaqja 392 km²



Demografia:

Ohri ka 42.033 banorë (2002), prej tyre 80,39 % ose 33.791 Maqedonas dhe 7,02 % ose 2.959 Shqiptarë.
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Ohri, destinacion turistik i klasit boteror

Ja dhe ca te dhena ne anglisht:

Ancient:
The earliest inhabitants of the widest Lake Ohrid region were the Dassaretae, an ancient Greek tribe and the Enchelei, an Illyrian tribe. According to recent excavations by Macedonian archaeologists it was a town way back at the time of king Phillip II of Macedon. They conclude that Samuil's Fortress was built on the place of an earlier fortification, dated to 4th century B.C. During the Roman conquests, towards the end of 3rd and the beginning of 2nd century BC, the Dassaretae and the region Dassaretia were mentioned, as well as the ancient Greek city of Lychnidos (Greek: Λυχνιδός). The existence of the ancient Greek city of Lychnidos is linked to the Greek myth of the Phoenician prince Cadmus who, banished from Thebes, in Boeotia, fled to the Enchelei and founded the town of Lychnidos on the shores of the modern Lake Ohrid. The Lake of Ohrid, the ancient Greek Lacus Lychnitis (Greek: Λυχνίτις), whose blue and exceedingly transparent waters in antiquity gave to the lake its Greek name; it was still called so occasionally in the Middle Ages. It was located along the Via Egnatia, which connected the Adriatic port Dyrrachion (present-day Durrës) with Byzantium. Archaeological excavations (e.g., the Polyconch Basilica from 5th century) prove early adoption of Christianity in the area. Bishops from Lychnidos participated in multiple ecumenical councils.

E qe normal e mohojne parcialisht si qytet ilir (shiko tekstin ne bolld dhe te nenvizuar)
 

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: Ohri, destinacion turistik i klasit boteror

@Lauri
E di cfar me beri pershtypje tek keto fotot e Edward Lear (Oher, 1848)? - Veshja e meshkujve (tek disa duket qarte), nuk eshte veshje tipike tradicionale shqiptare? :)







 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Ohri, destinacion turistik i klasit boteror

Sweetie, kjo qe po vej re une, eshte veshje tradicionale turke e kohes se osmanllinjeve...
 

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: Ohri, destinacion turistik i klasit boteror

Sweetie, kjo qe po vej re une, eshte veshje tradicionale turke e kohes se osmanllinjeve...
Turq me Fustanella?? Analizoi mire disa prej tyre, prsh te fotoja e dyte ai ne te djathte...
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Ohri, destinacion turistik i klasit boteror

Turq me Fustanella?? Analizoi mire disa prej tyre, prsh te fotoja e dyte ai ne te djathte...
Me shume e kisha per fesin (kapelen e kuqe) qe mbanin ne koke, qe nuk eshte e tradites shqiptare
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Ohri, destinacion turistik i klasit boteror

@SWEETIE me le pa mend ne koke lool!!!!!!!! Fotot-pikturat, jane pikerisht te Edward Lear. Nuk e permenda me siper qe ai ishte nje piktor qe po vinte nga stambolli per ne Angli, dhe pasi ndalej neper vende per pushimet e rruges bente vizatime...!! Cfare koncidence :) Ne vizatimet qe solle ti ka daten 21 shtator Ochrida(Ohri) qe po e lexoj ne ditarin e tije i cili thote: me 21 ra pak shi, dhe mendova qe do keqsohet me shume, por diten tjeter nuk kishte asnje re ne qiell e keshtu urdheruam kuajt per nje dite eskursioni ne Petrina(fjale italisht, ne shqip duhet ta dishe ti),- eshte mali qe kemi kaluar me daten 20- shkuam atje sepse kisha deshiren te pikturoja paesazhin. Morem me vete nje trote te madhe te kripur dhe kaluam nje dite te mrekullueshme.
Me 24 dolem nga Orchida; sapo mbarova pikturat qe deshirova ikem nga ky vend.....drejt Elbasanit

Po te zumohen fotot duhet te jene te firmosura pa tjeter ne emrin e tije..:)

Sa per zhdukjen e shqiptarve nga Ohri nuk mund te mendoj keshtu. Pasi nuk ishte ne interes te askujt kjo gje ne ate kohe. Pasi keto shkrime nuk jane hulumtime te ndonje historiani qe mund te jete fanatik i ndonje ideologjije. Shkrimet qe solla une jane ditare private te personave; si Evlia çelebi dipllomat turk qe thote ketu nuk di shqip asnjeri nga qe nuk eshte Shqiperi, dhe Edward Lear nje piktor qe i kalon rruga andej, ndonse ai thote gjithmone "muhamedane truq", por kjo nuk do thote qe nuk kene qene shqiptar qe fisnin turqisht. Pasi shikohet edhe ne pikturat e tije qe njerzit jane me fustanelle ..;)

Une jam me se i bindur qe per te krijuar nje bindje te shendoshe mbi historine e vjeter te nje vendi, do merrja per baze pikerisht ditaret private te kalimtarve. Ata jane te pa "infektuar"

ps. nqs te interesojne materjalet qe kam une ti kaloj ne pm. Te garantoj qe do habitesh me gjera kaq intime, dhe detaje te vogla por njekohesisht te medha per sot per te ndretuar sa do pak historine e jetes qe zhvillohej ne ate kohe.
 

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: Ohri, destinacion turistik i klasit boteror

@Lauri
Ke te drejte, mund te jete ashtu sic thua ti, ose sic e shkruan اelebi…se ai ka shkruar ate qe e ka pare, ska pse te genjej, edhe Lear njelloj… po i mendoja tani turqet e sodit qe jetojne ne Oher. Te them te drejten shumica (ato qe i njoh une) kane preardhje shqiptare, edhe pse nuk e pranojne, kam hyre shume here ne debate, nese hyn me thelle, babai, gjyshi apo stergjyshi i tyre del shqiptare, pra kane ardhur ne Oher nga ndonje fshat i banuar me shqiptare… Flas per 3 brezat e fundit. Turq te paster mund te kete sot vetem 3-4 familje (ashtu sic me ka treguar gjyshi im)…
Mund ta paramendoj edhe ateher, ne ate kohe… kur kane filluar te flasin turqisht, u eshte dukur vetja "qytetare"…
Ps. po nese nuk perton dhe nese ke kohe mi kalo ;)


Po te sjell nje shkrim, vetem sa per info, nese te intereson :)

*Rezistenca shqiptare kundër coptimit të 1913 që mungon në librat e historisë*

Në Ohër, 40 qytetarët më të njohur, i therrën dhe i hodhën në pusin e kalasë, që u quajt "Pusi i gjakut". Fshati Bukovë u zhduk nga faqja e dheut. Në Strugë vranë e burgosën pa gjyq me qindra shqiptarë, që kishin marrë pjesë në kryengritje, por edhe njerëz të pafajshëm. "Dora e zezë" dhe "Narodna Odbranes" bënë kërdinë tek shqiptarët e pambrojtur.

Ja ç'shkruan në një letër drejtuar familjes një ushtar serb:

"Këtu ndodhin gjëra të tmerrshme. Mua më rriqethën flokët dhe gjithnjë pyes veten: a mund të jetë njeriu kaq barbar? Kjo është e lemerishme. S'guxoj dhe nuk kam kohë të shkruaj më gjerësisht. Kudo kufoma, hi dhe pluhur. Ka fshatra me 100, 150 e 200 shtëpi, ku nuk ka mbetur njeri i gjallë. I mbledhin njerëzit grupe-grupe dhe i masakrojnë me bajoneta…"
Sipas të dhënave statistikore që jep Komisioni Ballkanik, shpërnguljet e dhunshme të shqiptarëve nga trojet e tyre janë alarmante. Vetëm për në Selanik u shpërngulën 135.000 vetë. Për në Shqipëri e Turqi edhe më shumë. Për në Bullgari 50.000. U shkretuan 180 fshatra me 10.934 shtëpi.

Koloneli austro-hungarez, Mitzel, anëtar i komisionit të caktimit të kufijve lindorë e verilindorë, në ditarin e tij të datës 29 tetor 1913, shkruan: "Në fshatin Ladorisht, komisioni për caktimin e kufijve u ndal aty nga mesi i tetorit 1913, kur para syve të anëtarëve të komisionit u shfaq një pamje e tmerrshme: Nga 320 shtëpi që ka pasur Ladorishti, 300 prej tyre ishin djegur nga serbët dhe nga 1500 banorë që ka pasur ky fshat, kishin mbetur vetëm 100 vetë" (nga Ditari i kolonelit Mitzel, dt. 29 tetor 1913. AIH.)
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Ohri, destinacion turistik i klasit boteror

Fatkeqsisht Sweetie nuk na vjen me ne fv. Ca shkrime te vjetra per qytetin e Ohrit. Nga Evlia çelebi, nje historian turk.



 

Lauri

Anunnak
Titulli: Ohri, destinacion turistik i klasit boteror

Fatkeqsisht Sweetie nuk na vjen me ne fv. Ca shkrime te vjetra per qytetin e Ohrit. Nga Evlia çelebi, nje historian turk.



Mqs paskan humb ca foto siper po postoj ca te tjera.
ce1.jpg


ce2.jpg
 

Lauri

Anunnak
Lexoni ketu lexoni cfare thote Evlia ne shek. '16 Ne Oher nuk flitet shqip sepse nuk eshte Shqiperi.

ce5.jpg
 
  • Habi
Reactions: Ivy

Imp4cT

Not Serious Member
Lexoni ketu lexoni cfare thote Evlia ne shek. '16 Ne Oher nuk flitet shqip sepse nuk eshte Shqiperi.

Shiko fotografinë 1706249
Kush eshte ky/kjo qe ka bo ket pacavuren.
Ohri eshte qytet shqipetar, me kete punen e fese kane bere nje pacavure te vertere me historine duke i quajt shume shqipetare si Turq vetem prej fese. Ka ndodhur e njejta gje ne Greqi ku Shiqpetaret i kane shkemby si Turq me Turqine e i kane cuar atje, jo me kot ne Turqi flitet se jane rreth 6 mln Shqipetare.
 

Lauri

Anunnak
Kush eshte ky/kjo qe ka bo ket pacavuren.
Ohri eshte qytet shqipetar, me kete punen e fese kane bere nje pacavure te vertere me historine duke i quajt shume shqipetare si Turq vetem prej fese. Ka ndodhur e njejta gje ne Greqi ku Shiqpetaret i kane shkemby si Turq me Turqine e i kane cuar atje, jo me kot ne Turqi flitet se jane rreth 6 mln Shqipetare.
Nga ditari personal i Evlia Celebi nga mesi i shek.'16

ce6.jpg
 

MrCool

Lost
Ohri ka qene qytet shqiptar dhe gjurmet shihen akoma nese shetit ne pjesen e vjeter te qytetit, sepse pjesa tjeter eshte ndertuar vone dhe jane te gjithe te ardhur nga Maqedonia e Egjeut ose nga rajoni i Deberces.

Ndarjet fetare bene qe te krishteret te behen sllave dhe muslimanet te behen turq.

Jane dy libra te cilet akoma nuk jane botuar, te shkruar nga historian lokal te cilet sjellin fakte te pakundershtueshme mbi masakrimin identitar qe i eshte bere Ohrit.

Sapo te me bien ne dore, do i sjell ketu.
 

Imp4cT

Not Serious Member
Nga ditari personal i Evlia Celebi nga mesi i shek.'16

Shiko fotografinë 1706250
Ne kohen e Skenderbeut Ohri cilesohej si pjese e trojeve Arberore, deri ne 1900 me shume se 80% e popullsise ishin shqipetare e per kete ka shume fakte historike. Struktura ndertuese e Ohrit ka qene e ngjashme me qytetet Shqipetare si Kruja apo Berati.
Çelebi ka qene historian i perandorise Osmane me sa di une e ka lene shume material pas. Duhet pa nese ato cka shkruhen aty jane realisht ato qe ka lene pas ai apo deformime sic ndodh rendomte.
 

Imp4cT

Not Serious Member
Historia e falsifikuar e Kalasë së Ohrit
29/04/2019


Abdulla Mehmeti/

Me rastin e vendosjes së flamurit shqiptar në Kalanë e Ohrit nga një grup artistësh arbëreshë nga Italia dhe ndërhyrjes pa nevojë të organeve të rendit të këtij qyteti.

(29 prill 2019)
* * *
Kalaja e Ohrit ka një histori të lashtë, e cila shkon deri në shekullin IV p.e.s.
Sipas disa historianëve sllavë dhe pseudohistorianëve shqiptarë, kjo kala supozohet të jetë ndërtuar nga mbreti Filipi II i Maqedonisë, ndërsa është rindërtuar disa herë në periudha të ndryshme dhe nga sundues të ndryshëm të këtij qyteti.
Gjatë periudhës që mendohet se është ndërtuar për herë të parë kjo kala, qyteti i Ohrit (Lihnida) ka qenë kryeqendër e mbretit Ilir Bardhylit (rreth 449 p.e.s – rreth 356 p.e.s).
Qyteti i Ohrit (i njohur në lashtësi me emrin Lihnida), ka qenë qendër e fisit Ilir të Enkelejve dhe kryeqendër e mbretit të parë ilir, Bardhylit.
Pamja që ka sot kjo kala i takon periudhës Osmane, kur edhe është rindërtuar, zgjeruar dhe përforcuar, me pamjen që kjo kala e ka edhe sot.
Në periudha të ndryshme, sidomos gjatë Mesjetës, ky qytet është sunduar kryesisht nga disnastia e fuqishme shqiptare e Gropajve.
Mbreti Samoil (i njohur si mbet bullgar, nga disa edhe si maqedonas), asnjëherë nuk e ka pasur këtë qytet si kryeqendër të tij për ta fituar kjo kala emrin sipas tij. Samoili dhe mbretëria jetëshkurtë, e njohur sipas emrit të tij, për kryeqytet e kanë pasur Prespën, përkatësisht një fortesë në afërsi të këtij qyteti, jo kalanë e Ohrit.
Sipas disa burimeve, Samoili asnjëherë nuk ka depërtuar me ushtrinë e tij deri në Ohër, nuk ka zhvilluar asnjë betejë për këtë qytet dhe nuk e ka sunduar atë asnjëherë, meqë ka sunduar më pak se gjysmë shekulli në këto hapësira dhe qëëlimi kryesor i tij ka qenë dobësimi i Peradorisë Romake Lindore (e njohur më vonë si Bizant).
Teza se Kalaja e Ohrit i takon periudhës së mbretit Samoil është një falsifikim dhe rrenë e stisur shumë vonë, fillimisht nga historiaografia bullgare dhe më vonë edhe nga ajo maqedonase (gjatë regjimit komunist, nën ndikimin e historiografisë serbe, për kundërshtimin e tezës bullgare).
Mbreti Samoil nuk ka qenë bullgar, as maqedonas, sepse mbi prejardhjen e tij shkenca ende nuk e ka dhënë përgjigjen përfundimtare, duke i lënë të hapura 4 teza për prejardhjen e tij: persiane, armene, egjiptase, ndërsa teza më e pabesueshme mbetet se ka qenë me prejardhje bullgare.
Mes tjerash, vlen të përmendet edhe rasti i të ashtuquajturit arkeolog maqedonas, Pasko Kuzman, njëri nga ideatorët e projektit “Shkupi 2014”, i cili ka vuajtur dënim me burg për shkak të kontrabandës me arktefakte, i cili e ka falsifikuar në mënyrën perfide të ashtuquajturën “Maska e artë e Trebenishtit”, kinse e gjetur në afërsi të kalasë së Ohrit, (e shek. IV-V p.e.s., origjinali i së cilës ndodhet në Muzeun e Beogradit), dhe ia ka “shitur” opinionit të brendshëm dhe të jashtëm si gjetje arkeologjike me rëndësi historike!
(29 prill 2019)


 

Lauri

Anunnak
Ne kohen e Skenderbeut Ohri cilesohej si pjese e trojeve Arberore, deri ne 1900 me shume se 80% e popullsise ishin shqipetare e per kete ka shume fakte historike. Struktura ndertuese e Ohrit ka qene e ngjashme me qytetet Shqipetare si Kruja apo Berati.
Çelebi ka qene historian i perandorise Osmane me sa di une e ka lene shume material pas. Duhet pa nese ato cka shkruhen aty jane realisht ato qe ka lene pas ai apo deformime sic ndodh rendomte.
Kete liber e kam lexuar me kohe, dhe nuk ma merr mendja qe Evlia ka shkruar ditarin e tij per qellime politike te kohes. Ai shkruan kaq detaje gjate udhtimit te tij ne trevat shqiptare, sa qe te bind qe ka shkruar ato qe ka pare dhe degjuar ne ate moment.
Ps. me teper si nje historian ka qene nje udhetar (turist) i asaj kohe.

ps. postimet siper jane intersante, jua kshilloj ti lexoni.
 

Imp4cT

Not Serious Member
Kete liber e kam lexuar me kohe, dhe nuk ma merr mendja qe Evlia ka shkruar ditarin e tij per qellime politike te kohes. Ai shkruan kaq detaje gjate udhtimit te tij ne trevat shqiptare, sa qe te bind qe ka shkruar ato qe ka pare dhe degjuar ne ate moment.
Ps. me teper si nje historian ka qene nje udhetar (turist) i asaj kohe.

ps. postimet siper jane intersante, jua kshilloj ti lexoni.
E lexova me siper, njeri dikur paska thene qe fustanellat jane veshje turke, aty u ndala. lol
 
Top