Objektivat që çiftet synojnë të arrijnë për vitin 2016

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Objektivat që çiftet synojnë të arrijnë për vitin 2016.

Ciftet-dhe-synimet-e-vitit-te-ri-3.jpg


Festat – ثshtë kjo periudhë e vitit ku njerëzit reflektojnë për 12 muajt e shkuar në çift dhe vendosin se duhet të bëjnë më shumë për të krijuar një atmosferë dashurie për veten dhe atë që kanë në krah. Ja disa sugjerime


Me afrimin e fundvitit, të gjitha çiftet fillojnë të bëjnë llogaritë e tyre dhe të vlerësojnë se çfarë shkoi siç duhet dhe çfarë jo e duhej bërë ndryshe. Dhe gjithmonë, viti i ri vjen me premtime të reja për veten dhe ato që duhen realizuar.

Shumë njerëz e dinë se pavarësisht synimeve që vendosin, gjërat me shumë gjasa nuk do të realizohen prej mungesës së parave. Por përtej premtimeve të realizueshme dhe atyre të mundura, ka disa kushte që gjithnjë mund t’i arrini.

Kjo, sepse ju keni të gjithë kohën e duhur për të arritur atë që doni sidomos në dashuri. Një vit është i mjaftueshëm për të përmbushur plot dashuri dhe ëmbëlsi jetën tuaj. Por mos përsërisni gabimet e përhershme, duke kërkuar të pamundurën dhe duke humbur nga sytë atë që është e dukshme. Ja cilat janë synimet që duhet t’i vini vetes si çift, pa vënë kushte apo ultimatume.

Synimi 1: Mjaft me lojën e fajit

Jeni aty ku jeni për një arsye. Nuk ka kuptim të tregoni me gisht, apo të torturoni veten apo ata që ju rrethojnë, për ato që ju kanë ndodhur. Sado të pakënaqshme të jenë rrethanat, ju duhet të merrni përgjegjësinë për jetën tuaj dhe të merrni “ok” për të vazhduar përpara. اdo lidhje ka mundësinë të ndryshojë jetën e të dy partnerëve për mirë. Që të arrihet kjo, duhet ta lini fajin jashtë.

Synimi 2: Nuk kanë rëndësi rrethanat

Bëjini vetes një nder. Mos kërkoni për gjënë më popullore apo më “trendy” të momentit, kur duhet të bëni një zgjedhje për partnerin/en tuaj. Duhet të kuptoni se ajo që ka më shumë rëndësi, nuk është si apo ku, por çfarë. Mbajeni parasysh këtë gjë dhe përgjatë vitit të ardhshëm kushtojini më tepër rëndësi përmbajtjes së rrethanave. Duke u përqendruar në atë që doni, do ta kuptoni se të tjerat kanë pak rëndësi.

Synimi 3: Bëjeni intimitetin prioritet

اdo çifti – me kalimin e kohës – i ndodh që të ketë probleme me intimitetin. Periudha më e mirë për të vendosur këtë synim, është pikërisht ajo përpara Vitit të Ri. Zotohuni që do t’i përkushtoheni më shumë seksualisht partnerit/es tuaj dhe do të shihni se viti tjetër do të jetë më i mirë për juve.

Synimi 4: Vetëreflektimi, jo sezonal

ثshtë pikërisht kjo periudhë e vitit që i fut njerëzit në mendime për jetën e tyre dhe gjërat që bëjnë çdo ditë. Por vetëreflektimi nuk ka përse të jetë një veprim sezonal që ne e bëjmë vetëm një herë në vit.

Tregohuni të kujdesshëm që ju të jeni partnerët që janë përherë përballë “pasqyrës së të vërtetës” dhe që nuk jetojnë pa e kontrolluar se çfarë po u ndodh. Ne të gjithë e dimë që kjo është efektive dhe se duhet përsëritur sa më shpesh.

Asgjë nuk duhet t’ju ndalojë të reflektoni për jetën tuaj në çift më shpesh përgjatë vitit.

Synimi 5: Hiqni dorë bashkërisht nga veset

Askush nuk është ideal, por të qenët çift, mund t’jua bëjë më të lehtë të hiqni dorë nga një ves i përbashkët ose gjeni secili nga një të metë që dëshiron ta lërë pas në vitin e vjetër. Kjo, jo vetëm që do t’ju bëjë më të angazhuar për të hequr dorë nga vesi, por do ta forcojë edhe më tej lidhjen tuaj.

Synimi 6: Përcaktoni pikat që nuk mund t’i toleroni

اdo njeri ka kufijtë e tij dhe kjo është më se normale. Si partnerë në një lidhje të shëndetshme, ju duhet të jeni në gjendje të kuptoni se çfarë cilësish partneri/ja juaj nuk mund të heqë dorë dhe çfarë është e rëndësishme për aq sa ju nuk duhet ta neglizhoni.

Në këtë pikë, vërjani vetes si synim që vitin e ardhshëm t’i respektoni këta kufij dhe ta nxisni personin që keni në krah të jetë sa më i përkushtuar ndaj gjërave që për të janë tepër të rëndësishme. Duhet të kuptoni, se cilat janë kornizat brenda të cilave pranon secili të ndërveprojë.

Synimi 7: Dëgjoni më shumë, kritikoni më pak

اdo njeri ka nevojë për një hapësirë ku të jetë i vërtetë, për njerëz që e dëgjojnë dhe që nuk e kritikojnë apo ta paragjykojnë për atë që është dhe bën. Jepjani njeriut tuaj të zemrës këtë hapësirë dhe vendoseni si kusht ndaj vetes që duhet ta bëni sa më shumë në vitin e ardhshëm.

Synimi 8: Rishqyrtoni personat pozitivë në jetën tuaj

Për të pasur një jetë të shëndetshme plot dashuri, duhet të rrethoheni nga njerëz që po ashtu ngrohen nga dielli i dashurisë dhe që ndikojnë pozitivisht te ju. Cilët janë këta persona që ju mbushin me emocione të mira në jetë?

Në këtë periudhë të vitit, duhet të rishqyrtoni miqtë tuaj më të afërt, personat që ju dëshironi t’i ngjani apo njerëzit te të cilët keni besim. Pyeteni veten nëse ata ju frymëzojnë që të arrini gjithnjë e më shumë? Nëse përgjigjja është po, atëherë është koha të falënderoni ata për praninë në jetën tuaj dhe të kaloni më shumë kohë me ta.

Synimi 9: Bëni gjëra argëtuese dhe pozitive bashkë

Mos lejoni që koha bashkë të jetë e bukur dhe plot argëtim e pozitivitet vetëm përgjatë festave. Bëhuni çifti ideal duke bërë aktivitete nga më të shumëllojshmet bashkë. Ju jeni skuadra e pandashme dhe e përzgjedhur që mbi të gjitha duhet të mbështetet te vetja për mbi çdo njeri tjetër.

Synimi 10: Përqendrohuni te njëri-tjetri

Jetojmë në një kohë kur secili prej nesh bën të paktën disa gjëra njëherësh në celular, kompjuter dhe pajisjet e tjera teknologjike. Mos lejoni që ky zhvillim teknologjik t’ju largojë nga njëri-tjetri. Duhet të menaxhoni kohën tuaj në mënyrë që të keni mundësinë të përqendroheni sa duhet te njëri-tjetri.
b;g,shqip
 
Top