• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Objektet e Apolonisë, restaurohen në Gjermani

braziljania

Anëtar i Nderuar
Kanë kohë që janë nisur drejt Gjermanisë për t’u restauruar. Vetë shefi i laboratorit të Konservimit dhe Arkeometrisë në Tiranë, bëri të ditur lajmin para udhëtimit për në Mainz.

Janë mbi 30 objekte të ndryshme, që i përkasin periudhës romake, e të zbuluara në Shqipëri këto ditë po rehabilitohen nga ekspertët gjermanë. Janë objekte të bronzta, si unaza, hallka zinxhirësh, kopsa të dekoruara, të cilat do të jenë në fokus të hulumtimeve më të thelluara nga studiuesit vendas dhe të huaj. Por sipas agjencisë së lajmeve “Deutche Welle”, këto ditë në Tiranë janë kthyer nga rehabilitimi në Mainz të Gjermanisë këto objekte historike, të cilat vlerësohen nga arkeologët, si një thesar i çmuar për gjurmët e periudhës romake. Ato janë gjetur rreth një vit më parë në ambientet e teatrit antik të Apolonisë, në një gjendje mjaft të rënduar nga vetë kushtet klimatike me lagështirë, që ato kishin përballuar në një hapësirë të madhe kohore. Arkeologët konstatuan nivel të lartë korodimi në sipërfaqet e objekteve, si dhe pjesë të humbura. Për t’i riaftësuar ato Laboratori i Arkeometrisë dhe Konservimit në Tiranë kërkoi ndihmën e homologëve në Mainz të Gjermanisë, me qëllim që t’i kthehej atyre vlera e ekspozimit në publik dhe rifitohej rëndësia e trashëgimisë të tyre. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Tiranë është duke përgatitur një dosje të veçantë aplikimi për kompleksin arkeologjik të Apolonisë, që të merret në mbrojtje nga UNESCO, si pjesë e thesarit të trashëgimisë botërore..


Gazeta Panorama
 
Top