• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Obama ne Kopenhagen per Klimen

redi-

Anëtar i Respektuar
Presidenti amerikan Barack Obama i eshte bashkuar udheheqesve te tjere boterore ne diten e fundit te konferences per klimen ne Kopenhagen, ne perpjekje per te arritur nje marreveshje globale, e cila ka hasur ne rezistencen e forte te Kines. Lideret e 192 shteteve te botes po perpiqen te sheshojne mosmarreveshjet per reduktimin e gazrave te demshem. Presidenti francez Nikolas Sarkozi, duke folur ne fillim te takimit, tha se ende nuk ishte arritur nje marreveshje dhe se pengesa kyce eshte rezistenca kineze ne lidhje me nivelet e emetimit te dioksidit te karbonit. Gjate punimeve te konferences, negocitoret kane arritur te gjejne nje konsensus per financimin dhe temperaturat. Ne nje projekt-dokument te perpiluar me kete rast kerkohet nje financim me vlere 100 miliarde dollare deri ne vitin 2020 per te ndihmuar vendet e varfra dhe ulja e temperaturave me dy grade celcius krahasuar me nivelet para-industriale. Por bisedimet qe zgjaten gjate gjithe nates duke gdhire e premtja ngecen tek elementi kryesor i marreveshjes per klimen: afatet dhe masen e reduktimit te gazrave te demshem. Obama pritet te takohet vete me kryeministrin kinez Xhibao, per te gjetur nje konsensus te minutes se fundit. Ekspertet thone se shanset per nje marreveshje te përgjithshme, jane me pak se 10 perqind.
 
Private conversations
Help Users
    Top