• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

‘Nuk më vjen djali 5-vjeçar në shtëpi, më thotë s’ke bukë të më japësh’.


Vera Huqi, 45 vjeç dhe banuese në Tiranë, ka kërkuar ndihmën e emisionit “Fiks Fare”. Ajo është në një gjendje të vështirë ekonomike dhe shëndetësore.

Fëmijët e saj, 1 dhe 5 vjeç, nuk frekuentojnë as çerdhe dhe as kopsht, sepse nuk kanë mundësi ekonomike. Vera është trajtuar me kemp deri para dy vitesh, pasi duart e saj janë të paralizuara.

Në 2014-n komisioni për caktimin e KEMP-it në qytetin e Durrësit ia hoqi këtë të drejtë. Sot, nëna e dy fëmijëve thotë se të miturit qajnë për bukë.

“Nuk më vjen djali 5-vjeçar brenda, sepse më thotë pse më bëre kur s’ke bukë të më japësh”, thotë Vera mes lotësh.

Myftari, burri i saj, 85-vjeçar është i paralizuar. Ai trajtohet me një pension pleqërie, por që sipas Verës lekët e tij nuk mjaftojnë as për ilaçe e drita. Në këtë familje kanë të gjithë probleme shëndetësore, pasi vajza 1-vjeçare vuan nga epilepsia dhe merr ilaçe çdo muaj.

“Unë nuk marr ilaçet e mia se s’kam para, e kam recetën aty. Marr vetëm ilaçet e vajzës. Kërkoj nga “Fiksi” të më ndihmojë se po më vdesin fëmijët për bukë”, bën thirrje zonja Huqi. /TCH/
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Titulli: ‘Nuk më vjen djali 5-vjeçar në shtëpi, më thotë s’ke bukë të më japësh’.

cfar ka vene ne dispozicion per ndihme dihet?
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: ‘Nuk më vjen djali 5-vjeçar në shtëpi, më thotë s’ke bukë të më japësh’.

:( :( o u rent nje pike shtetit e ligjeve e kempeve tyre !
O zot sa e trishte.
Po si mor zot ne shqiperi s"ka as shoqata as shtet as pak socializim social. :(
Deri kur keshtu..?!
 

Moonlight

Gone Girl!
Staf në FV.AL
Titulli: ‘Nuk më vjen djali 5-vjeçar në shtëpi, më thotë s’ke bukë të më japësh’.

:( :( o u rent nje pike shtetit e ligjeve e kempeve tyre !
O zot sa e trishte.
Po si mor zot ne shqiperi s"ka as shoqata as shtet as pak socializim social. :(
Deri kur keshtu..?!
Shteti ka struktura por nuk ka fonde se kane mendjen te vjedhin te gjithe.
Tani ajo qe me irriton mua eshte nje gje tjeter....pse bejne femije kur jane invalid e nuk kane mundesi ....pse i denojne femijet me skamje!
Cfare kenaqesie merr ai prind kur sheh femijen e tij qe nuk ngop barkun me buke!
Papergjegjshmeri apo nevoje...?
Nganjehere me duket sikur kjo shtrese femijet i bejne me shume nga nevoja per ti shfryyezuar sesa nga deshira per prinderim.
Nuk jam meskine ....por kur shoh femije qe lypin rrugve sepsw mbajne prinderit me leke....me vjen ti "mallkoj" me shpirt ata prinder qe bejne femije per keto arsye!
 
Top