Nuk kanë fund hallet për Milanin, pas Teos një tjetër titullar infektohet me COVID

Mesa duket hallet për Milanin nuk paskan fund. Të zhytur në dëmtime e mungesa, kuqezinjtë duhet të përballen dhe me virusin. Pas Teo Hernandez që u infektua pak ditë më parë, pasditen e sotme ka rezultuar pozitiv dhe fantazisti Brahim Diaz.brahim-diaz-11.jpg
Spanjolli i cili shihej si titullar në sfidën e nesërme ndaj Veronës, ka rezultuar pozitiv në testet e zhvilluara sot mbasdite. Një lajm jo i mirë për Piolin që i duhet të bëjë pa një ndër lojtarët më efikas në skuadër.

Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e Milanit në ‘’Twitter’’ duke shkruar ndër të tjera se Diaz është në gjendje të mirë shëndetësore, por i izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës.

Panoramasport.al
 
Top