Nuk ka diplomë nëse nuk mbjell 10 pemë

fil1-700x450-1.jpg


Në Filipine është vendosur një ligj ku studentët nga shkollat fillore deri në kolegj duhet të kenë mbjellur 10 pemë me qëllim që të diplomohen.

Ligji formalizon një traditë të mbjelljes së pemëve e cila shpresohet të luftojë ndryshimet klimatike globale.

Përfaqësuesi i Partisë së Magdalos të Filipineve Gary Alejano, i cili ishte autori kryesor i legjislacionit, tha: “Me mbi 12 milionë nxënës të diplomuar nga shkollat e fillores, pothuajse pesë milionë studentë që mbarojnë shkollën e mesme dhe pothuajse 500,000 të diplomuar në kolegj çdo vit, nëse zbatohet siç duhet, do të sigurojmë që të paktën 175 milionë pemë të reja të mbillen çdo vit.”

Qeveria tha se speciet e zgjedhura për mbjellje duhet të jenë të përshtatshme për çdo vend, klimë dhe topografi të zonës dhe gjithashtu do të ketë preferencë për speciet indigjene.

Filipinet janë një nga vendet më të dhunuara nga pikëpamja e pyjeve në botë, me një mbulim të përgjithshëm i cili ka zbritur nga 70% në vetëm 20% gjatë shekullit të 20-të. Prerja e paligjshme mbetet një problem për vendin dhe mungesa e pemëve në disa zona ka përkeqësuar rrezikun dhe ndikimet e përmbytjeve e rrëshqitjeve të dheut.


Tema
 
Top