Nuk është kurrë vonë për të fituar dije! Historia frymëzuese e burrit që u diplomua në moshën 97-vjeçare

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Nuk është kurrë vonë për të fituar dije! Historia frymëzuese e burrit që u diplomua në moshën 97-vjeçare

Nuk është kurrë vonë për të marrë një diplomë! E nëse nuk besoni, atëherë lexoni historinë e këtij 97-vjeçari, i cili nuk u dorëzua për të fituar sa më shumë dije.



E pikërisht shembulli më i mirë është studenti më i vjetër i universiteteve italiane, i cili është diplomuar në moshën 97-vjeçare në Histori dhe Filozofi.

I lindur në 10 shtator të vitit 1923, Giuseppe Paterno ose siç të gjithë e thërrasin “mjeku Paterno” është baba i dy fëmijëve dhe gjysh i katër nipërve.



1596108325948.png


Ka lindur në një familje të thjeshtë dhe gjithmonë ka punuar, por asnjëherë nuk ka lënë pas librat. Ai është regjistruar në Universitetin e Palermos në moshën 94-vjeçare, në vitin 2017. Sipas mediave italiane, Giuseppe ka kaluar pa asnjë problem në të gjitha lëndët me një mesatare 29.80.

Një fenomen. Deri mbrëmjen e djeshme ai lexoi tezën e përfunduar para provimit të fundit të marrë në internet dy javë më parë: "Një lidhje kompjuterike për shkak të fajit të Covid. Por tani diskutimi dhe votimi i fundit zhvillohet në klasë, live”.

“Do të doja të merrja një 110 dhe lavdërime”, ka thënë ai teksa dridhej në banesën e tij përpara konsullatës amerikane.

g.shqip
 

Attachments

  • 1596108337986.png
    1596108337986.png
    588.6 KB · Shikime: 30
  • 1596108350826.png
    1596108350826.png
    588.6 KB · Shikime: 33

Delirium

No description ...
Ja lexojmë kshu lajmesh e fillojmë mendojm per masterin ne moshen 40 vjeçare ??
 
Me fike fare Lega , paskam harxhuar 10 vjet duke lexuar shkrime te edituara ? ??
Me vjen keq te te zhgenjej dhe une por sheqerja eshte super e sakte. Ke wiki mund te postoj dhe une tani dhe te shkruj per 1 univers te ri bi fjala pra seshte burim i sigurt info.
 

Delirium

No description ...
Me vjen keq te te zhgenjej dhe une por sheqerja eshte super e sakte. Ke wiki mund te postoj dhe une tani dhe te shkruj per 1 univers te ri bi fjala pra seshte burim i sigurt info.

Ok nuk lexoj me ?

 

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Cfare te keqe ka.
Njerezia nuk e kryejne fakultetin vetem se u duhet per pune. Thjeshte shkojne te fitojne dije per kokerr te qejfit.
Une kete vit regjistrova te katertin me radhe dhe ate thjeshte per te mesuar gjera te reja. Asigje s'me duhet. Thjeshte kur e kam te regjistruar e ndjeje obligim te lexoje dhe mesoje plote gjera te reja.

Madje qe kam shendetin planifikoje me vone te regjistroje edhe Historine dhe Psikologjine.
 
Top