• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

'Nomofobia’, sëmundja e kohëve moderne

detalle_nomofobia_.jpg


Nomofobia është frika iracionale e të qenit pa telefonin celular ose frika kur nuk je në gjendje ta përdorësh telefonin për ndonjë arsye, si mungesa e valëve, mbarimi i minutave ose fuqia e baterisë. Dhe duket se gjithnjë e më shumë njerëz në botë po bien në kthetrat e kësaj sëmundjeje relativisht të re.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), Profesori Adem Aydın nga Universiteti Necmettin Erbakan, tha që njerëzit kontrollojnë telefonat e tyre celularë të paktën një herë në çdo 15 minuta dhe kontrollojnë gjithashtu nëse e kanë telefonin me vete 150 herë gjatë ditës.

Rreth 10% e popullsisë së botës është e varur nga teknologjia. Varësia teknologjike është rreth 9.7% në Turqi, që është afër mesatares botërore. Kjo do të thotë se një në çdo 10 njerëz në Turqi janë të varur nga teknologjia. Studimi që kemi kryer midis studentëve tanë tregoi që studentët e varur ndaj teknologjisë janë më pak të suksesshëm se ata që nuk janë”,- tha profesori Aydın.

Aydın paralajmëroi më tej se nomofobia është vënë re gjerësisht në mesin e fëmijëve dhe i nxit prindërit të jenë të vetëdijshëm për rrezikun. “Fëmijët flenë me telefon. Kjo do të shndërrohet në një varësi serioze në moshën e tyre madhore. Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm që të mos lejojnë fëmijët të flenë me telefonin e tyre”,- shtoi ai.

Aydın gjithashtu theksoi se drita blu që vjen nga ekranet nxit hormonet e melatoninës, të cilat na ndihmojnë të flemë dhe shqetëson rutinën tonë të gjumit. “Kur një person është i ekspozuar ndaj dritës blu më shumë sesa duhet, kjo rrëmon orën tonë biologjike. Ngjarja e tepërt ndaj kësaj drite blu shkakton lodhje dhe ju bën të humbni përqendrimin gjatë ditës, gjë që ndikon keq në suksesin e nxënësve në shkollë”,- Aydın tha.

Telegraf
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Vendndodhja
Pertej Horizontit
Citim:Studimi që kemi kryer midis studentëve tanë tregoi që studentët e varur ndaj teknologjisë janë më pak të suksesshëm se ata që nuk janë”,- tha profesori Aydın.
Qofte e ditur kjo gje.
Gjithashtu don kujdes te madh dhe tek femijet,i shperqendorn,i nervozon dhe i ben te mos perqendrohen ne aktivitetin e tyre ditor apo mesimore.
Pasi femijet luajne dhe lojra te dhunshme per moshen e tyre,duke u krijuar keshtu nje realitet absurd dhe te dhunshem me mendjen e tyre.
sidomos ajo fortnite ,ca eshte ajo virus kolere me duket.
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
dhe mua sme duket keq %ndja. 😅
Ne Turqi te rinjte ama mosha 40 e siper s'perdor njeri. As shtepiaket. e cuditshme ama mamat turke e perdorin telin vec per ndonje hall. Ne shqiperi psh perdoret nga bebe deri sa ndrron jete 😋
 

C3nI

Anëtar i Nderuar
Ja une po se pata 1 nate telefonin ne pune apo diten ne pune , sdi si e beje dite 🙄
Keq eshte puna !
 

Hope

◕‿◕
Ja une po se pata 1 nate telefonin ne pune apo diten ne pune , sdi si e beje dite 🙄
Keq eshte puna !
Po shume keq qenka puna jote se ke kohe te merzitesh lol e te nevoitet te rish ne telefon lol
Une sa jam ne pune skam kohe te mar fryme keshtu qe sme kap fobia lol
 

C3nI

Anëtar i Nderuar
Po shume keq qenka puna jote se ke kohe te merzitesh lol e te nevoitet te rish ne telefon lol
Une sa jam ne pune skam kohe te mar fryme keshtu qe sme kap fobia lol
Spermenda askund merzi dhe te keqia tek puna ime😪
Te falet te gjithe mund te gabojme sepse jemi njerez ☺
 

Hope

◕‿◕
Spermenda askund merzi dhe te keqia tek puna ime😪
Te falet te gjithe mund te gabojme sepse jemi njerez ☺
Aq kohe sa ke kohe te rish ne telefon e te ndjesh mungesen e telefonit ne pune, dmthn qe ke kohe plot te merzitesh :)
Flm per faljen, por s'eshte e nevojshme.
 

DeliriumMind

Boulevard of broken dreams.
Mosha
30
Vendndodhja
BlackMoon
Un kisha nje telefon te vjeter pa Internet
Isha robi me i lumtur ne bot
Pastaj me detyruan te blej smartphone qe tme mbushin me videotelefonata dhe duke kontrollu a kam hy dhe kur ne whatssap
😑
 

C3nI

Anëtar i Nderuar
Aq kohe sa ke kohe te rish ne telefon e te ndjesh mungesen e telefonit ne pune, dmthn qe ke kohe plot te merzitesh :)
Flm per faljen, por s'eshte e nevojshme.
Ti me thuaj per vete kur merzitesh hahah . Une te tregoj per veten kur merzitem ! Ku e dine cfare pune beje une ?
Cpo ja futshe kot !
 
Top