Njih nje Shqipetar/e qe frymezon!

Mendova te sillnim ketu personazhe te cilet ja vlen t'i shohesh per shembuj, personazhe te cilet te japin force, japin nje mesazh, kapercejne veshtiresite e jetes dhe nuk qajne por kercejne me to.


Kjo teme lindi ne momentin kur po i beja scroll stories ne FB pak me pare e me doli 1 story e Emiliano Lules. Ne fakt si personazh me te jam njohur qe femije kur doli tek 1 show qe ishte me dhurata makine. Uleriste ajo Alketa ne mos gaboj: "uu haaap".(dera e makines) 😁😅

Nejse, per here te pare Emiljanon e kam hasur atje dhe me kujtohet sh qarte qarja me denese kur degjova historine e tij, ikja e shikimit, si ishte zgjuar i verber, si dhe menyren si fliste, elokuencen, zgjuarsine, pozitivitetin qe kishte. Ai qe asokohe punonte ne 1 kompani kompjuterash ne mos gaboj, ndersa sot eshte aktivist dhe kontribues ne shoqeri ne menyre te vazhdueshme sidomos per komunitetin me nevoja te vecanta, ndonese i verber.

maxresdefault.jpg

Me poshte po sjell 1 interviste te tij qe te njihet dhe kush nuk e njeh.

“Hyra në operacion me 100% shikim dhe dola i verbër”

Historia e veçantë e Emiliano Lule, i cili në studio ka prezantuar dhe risinë e bibliotekës zanore


Programi “Historia ime” nën moderimin e Mirela Milorit në Tv Klan, ka trajtuar një nismë që lehtëson jetën e të verbërve, pikërisht bibliotekën dixhitale.

Të paktën 500 mijë Dollarë nevojiten për ndërtimin e kësaj bibloteke. Kjo nismë është mbështetur nga një numër i madh njerëzish të medias dhe politikës.

I ftuar në studio ka qenë Emiliano Lule, një personazh mjaft i njohur për publikun që ka sjellë edhe nismën e radhës, atë të biblotekës zanore.

Mirela Milori: Emiliano më thuaj pak për idenë e Bibliotekës Zanore dhe si mundesh ta aplikosh këtë?

Emiliano: Është diçka që e vuan nën lëkurë një njeri që nuk shikon, nuk është as për t’u mburrur. Kjo është diçka që në botë ekziston dhe unë mendoj që është momenti që në Shqipëri, gjithë njerëzit që nuk shikojnë potencialisht kanë nevojë për këtë gjë. Nuk është e Emiljanos, as e Mirelës, e askujt, është një sistem që do sjellë zhvillim madhor në edukimin special në Shqipëri. Prandaj është një biblotekë ku do ketë të gjithë librat, në të gjithë formatet, audio, pra me zë të regjistruar, formate në tekst, formate që janë gati që i merr dhe i printon.

Mirela Milori: Është shumë e njohur në botë?

Emiliano: Në botë të gjithë të verbrit funksionojnë në këtë mënyrë.

Mirela Milori: Nga pikëpamja morfologjike është e mundur adoptimi, është bërë fjalori?

Emiliano: Fjalori morfologjik i gjuhës shqipe është bërë me mbështetjen e disa aktorëve të rëndësishëm. Një kompani e fuqishme telefonike e ka marrë përsipër, e ka njohur si nevojë dhe e ka mbështetur për më shumë se 5 vite. Tani ne kemi mbyllur pjesën e parë të fjalorit morfologjik, pra gjithë këto vite shërbyen.

Emiliano në studio ka ndarë gjithashtu edhe historinë e jetës së tij. Ai nuk ka lindur i verbër, por pas një operacioni jeta e tij ndryshoi tërësisht.

Mirela Milori: Kur ndodhi, në 2001?

Emiliano: Më 1 Mars të 2001.

Mirela Milori: Çfarë ndodhi?

Emiliano: Mbarova sezonin dhe shkova për të bërë një ndërhyrje në Moskë. E gjykuan që duhet të bëj një ndërhyrje për të hequr një copë metali që kishte mbetur aty prej ’97 nga një shpërthim. Futem në operacion me 100% shikim dhe dal nga operacioni pa shikim.

Mirela Milori: Ishe student?

Emiliano: Po!

Mirela Milori: Çfarë ndodhte kur shkoje në korpus?

Emiliano: Asgjë nuk ndodh rastësisht në jetë. Inxhinieria më ndihmoi më pas që t’i futesha gjithë botës së elektronikës dhe kjo është pika kulmore që unë mora gjithë atë hov dhe fillova të kuptoj si të jem i pavarur dhe prandaj jam dhe këtu tani se ndryshe nuk do isha. Në korpus e kisha aq të qartë gjithë strukturën, saqë në një moment të caktuar kam menduar të hidhem nga kati i 12 i korpusit. Nuk e kam as për droje, as për turp sepse në gjendje depresioni dhe ankthi nuk ka njeri që mos mendojë gjëra të tilla.

Mirela Milori: Unë të kërkova fotografi dhe ti më the nuk kam. Çfarë ndodhi?

Emiliano: Fotografi nuk kam sepse në një nga këto momentet e mia të krizës që kisha humbur shikimin dhe që nuk dihej ende në atë fazë. Për shumë kohë m’u tha që mund të shikoja prapë edhe unë zhvillova pritshmëritë që mund të shikoja prapë. Ndërkohë kjo s’ishte e vërtetë, ishte thjesht një teknikë që e përdorën mjekët dikur, që menduan ata, por teknika ishte e gabuar. Në ato momente kur gjendem duke rregulluar gjërat e mia me fotografitë, imagjino që mban fotografi që i ke parë pak muaj më parë dhe tani i ke në dorë dhe nuk i sheh dot më dhe i grisa të gjitha. Nuk kam asnjë foto nga 2001 e më parë.

Mirela Milori: Sheh ëndrra?

Emiliano: Shoh ëndrra dhe kujtoj që pesë vitet e para, 2001-2006, kam parë një ëndërr për 5 ditë rresht. Endërra ishte: Isha unë vetë në ëndërr, mund të kem qenë në endërr në moshën 6 ose 7 vjeç, ishte kohë vjeshte, një shtëpi e vjetër dy-katëshe me bimë kacavjerrëse dhe një shkallë druri shumë e gjatë e mbështetur tek dritarja e katit të dytë. Në momentin që ngjitesha në shkallë kur vija afër për t’u futur në dritare, shkalla kthehej dhe unë bija pastaj. /tvklan.al

................

Nje tjeter emer e kam sjelle dhe me pare ne 1 teme ka qene Vilma Dule. E sulmuar me acid e shoeefytyruar ne maksimum, pas shume nderhyrjesh Vilma kapercen cdo gje dhe sot mesa di eshte pedagoge ne Itali. Dhe mjaft aktive ne perpjekjen e saj per te ndergjegjesuar shoqerine. Me korigjoni nese jam gabim.
SmartSelect_20220924-225519_Google.jpg



MUND TE SILLNI SHEMBUJ TE NDRYSHEM QE PER JU JA VLEJNE TE SHPERNDAHEN MES NESH! Qofshin njerez te thjeshte, por dhe te njohur si sportiste, studiues, artiste, mjeke etj etj etj
 
Redaktimi i fundit:

“Lulja e Vlorës”, një rrëfim për hebrenjtë e Shqipërisë nga Anna Kohen​


ymyt.jpeg

Një ngjarje që shtrihet nga 1938 e deri në ditët e sotme, “Lulja e Vlorës” është një rrëfim gazmor por edhe i tensionuar i familjes romaniote-hebreje (Hebrejtë Romaniote ose Romaniotët janë një komunitet etnik hebre me origjinë nga Mesdheu Lindor që flet greqisht.

Ata janë një nga komunitetet më të vjetra hebreje që ekzistojnë dhe komuniteti më i vjetër hebre në Evropë) të Anna Kohen në Shqipëri dhe se si shqiptarët myslimanë i shpëtuan ata nga nazistët. Me të mbërritur në Shqipëri në Vlorën piktoreske pak para Luftës së Dytë Botërore, familja e saj u bashkua me një komunitet të vogël tregtarësh greko-romanioto-hebrenj. Ata shisnin pëlhura dhe kishin një bojë.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ata u strehuan në familje myslimane për tu fshehur nga nazistët, duke marrë emra myslimanë dhe duke u shtirur si mysliman. Një pjesë e familjes së saj që mbeti në Greqi, përfshirë këtu të gjithë familjen e nënës së saj, u vranë në kampet e vdekjes.

Libri “Lulja e Vlorës” fokusohet më pas në traditat romaniote të familjes së Dr. Kohen, të cilat u detyruan të festojnë në fshehtësi për shkak të shtypjes së fesë nga diktaturës shqiptare. Të lënë pa shtetësi që nga ajo kohë ata nuk kishin asnjë dokument dhe nuk mund të bëheshin anëtarë të Partisë Komuniste. Kështu familja e saj kishte një skemë të guximshme të largohej nga Shqipëria drejt Perëndimit, mu nën sytë e policisë sekrete. Pas largimit Kohen përfundimisht u bë dentiste në Greqi dhe më pas në New York City, duke mësuar zanatin e implanteve dentare nga shpikësi i tyre, dhe duke krijuar kliniken e saj të suksesshme

Librin mund ta porosisni në amazon këtu:

Mbi autoren:

Dr. Anna Kohen, DDS, lindi në Vlorë, Shqipëri, menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe u rrit në një vend të vogël, në komunitetin e hebrenjve romaniotë që shqiptarët myslimanë e kishin shpëtuar nga nazistët. Familja e saj atëherë përjetoi vështirësitë e diktaturës komuniste. Arriti të largohej nga Shqipëria me familjen e saj në vitin 1966, përmes një planifikimit të kujdesshëm, ku u vendosën fillimisht në Greqi, vend ku kreu studimet për stomatologji në Shkollën Dentare të Universitetit Ethnikon dhe Kapodistriakon të Athinës. Në vitin 1971 emigron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku edhe kryen studimet në Shkollën Dentare të Universitetit të Nju Jorkut dhe mori një DDS Diplomë stomatologjike në vitin 1976. Pas diplomimit u emërua Asistente Profesore Klinike e Stomatologji restauruese në Shkollën Dentare të NYU ku punoi për 10 vite. Ajo ushtroi profesionin e saj si stomatologe deri në klinikën e saj në Manhattan deri në daljen në pension në vitin 2013 në Sarasota, Florida.

Në vitin 1990, me ndihmën e disa organizatave hebraike, Dr. Kohen mundësoi vendosjen e 37 hebrej-shqiptarëve të afërm të saj në SHBA, ku edhe i ka ndihmuar në procesin e integrimit. Në vitin 1991, ajo u ftua në Shqipëri për të marrë pjesë në themelimin e Shoqërisë Shqiptare Izraelite, ku edhe është zgjedhur Anëtare Nderi. Në 2004, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, i akordoi Dr. Kohen Medaljen e Meritës për, “Kontribute të çmuara në ndihmë të shqiptarëve gjatë krizës humanitare të Kosovës; për Ndihma e çmuar e dhënë për emigrantët e rinj shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”/diasporashqiptare/ KultPlus.com

 
Brixhida Muça Masha-Teologe me profesion
Screenshot_20220925-204957_Google.jpg
Brixhida eshte nene e nje djali autik dhe me kancer. Pavaresisht veshtieesive te medha ne jete me djalin e semure, per hir te te cilit u detyruan te shesin shtepine, te udhetojne ndermejt shteteve, tek ajo kam admiruar me se shumti qetesine dhe buzeqeshjen e cila nuk i ndahet asnje çast. Asnjehere nuk ankohet, nuk mallkon fatin dhe jeten e saj.
Pavaresisht veshtiresive ajo gjen kohe per te gjithe, familjen, shoqerine, veten e saj. Deri ketu jemi okay, fundja mund te kete plot si ajo qe duhet te perballojne jeten.
Por,
Duke u nisur nga sprova qe i ka rene vete, Brixhida nuk ndalet vetem tek problemi i saj. Ajo kontribon pa ndalur ne çeshtjet e femijeve me autizem duke organizuar aktivitete te ndryshme bamiresie, nder to dhe nisma:
Lumturo Dhimbjen.


 
Edhe teologe edhe me i be pej vetullat dhe gjithe atw lyerje ne ftyren e saj si nuk perkojne me fene ne te cilen mendon se eshte.
Vallahin nuk eshte shembulli me i mire i nje muslimane ne shikim te pare kushdo qe e shehe.
Zoti i udhezofte! Mos ndekja e porosive profetike te menyres se veshjes se gjinise femrore gjendet te nje shumcie e madhe e femrave. Zoti e befte hajr.
 
Edhe teologe edhe me i be pej vetullat dhe gjithe atw lyerje ne ftyren e saj si nuk perkojne me fene ne te cilen mendon se eshte.
Vallahin nuk eshte shembulli me i mire i nje muslimane ne shikim te pare kushdo qe e shehe.
Zoti i udhezofte! Mos ndekja e porosive profetike te menyres se veshjes se gjinise femrore gjendet te nje shumcie e madhe e femrave. Zoti e befte hajr.
Te drejt ke o vlla , kto femrat e sotme kanë dal duarsh...☹️
 
Sa i perket sproves se djalit te saj, Zoti ia sheroft dhe e shperblefte per sabrin dhe mbeshtketjen tek Zoti. Eshte veshtire te sprovoj Zoti ne familje me dikane te semure, por nese kjo sprove te afron tek Zoti eshte shume me e begateshme se sa sprova e prinderqqqeve te tjere qe i kane femijet te shendosh dhe jane teq larguar nga Zoti.
 
Nje emer qe mua me frymezon, ose me sakte qe do e sugjeroja te frymezonte gazetaret e tanishem dhe te ardhshem eshte ADI KRASTA.
Adi_Krasta_at_%27A_Krasta_Show%27.jpg


Mendoj se ai eshte A-ja e medias. Personaliteti, figura, elokueca, pregatitja, qendrimi. Mjeshteri ne prezantim qe duket sikur vetem ai mund ta arrije. Une besoj se do kishte shume Adi Krasta te tjere nese gazetaria do ishte lene ne dore te meritokracise.
 
Nje emer qe mua me frymezon, ose me sakte qe do e sugjeroja te frymezonte gazetaret e tanishem dhe te ardhshem eshte ADI KRASTA.
Adi_Krasta_at_%27A_Krasta_Show%27.jpg


Mendoj se ai eshte A-ja e medias. Personaliteti, figura, elokueca, pregatitja, qendrimi. Mjeshteri ne prezantim qe duket sikur vetem ai mund ta arrije. Une besoj se do kishte shume Adi Krasta te tjere nese gazetaria do ishte lene ne dore te meritokracise.
Ah sa qejf e kam kete une. kur isha e re,pothuajse kisha rene ne dashuri platonike me te. :p

Do i lexoj dhe do shikoj per ndonje emer ,sapo te kem pak kohe me te lire.
 
Zhaklninë Lekatari.
Aulona Musta.
Zhaklina thyen tabutë duke folur për seksit,thyen heshtjen duke folur për ndrydhjen e ndjeva tek femrat.
E kam ndjekur tek its my love.
Fliste me aq pasion me aq siguri,saqë veç për opinionet e saj e shikoja atë program.

Aulona më pëlqen se kujdeset për veten.
U jep kurajo e inspirim të gjitha atyre nënave e vajzave që mendojnë se nuk do ja dalin.
Madje ka të drejtë kur thotë ju del koha sikur 10 minuta në ditë ti kushtoni rëndsi trupit tuaj.
Madje dikur lexoja gazetën paloma dhe ka qenë një rubrikë seksi dhe qyteti.
Nuk fliste për seksin,por jepte opinionet e saj në lidhje me jeten.
Ishin të vërteta të hidhura,ama ja vlen ti lexosh.
 
Top