Njeriun e kontrollojnë gjërat të cilat e shqetësojnë atë!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Njeriun e kontrollojnë gjërat të cilat e shqetësojnë atë!

Shumë mësime vazhdimisht kanë treguar se si njeriu është i kontrolluar nga ato gjëra që e shqetësojnë atë. اdo gjë që na shqetëson dhe që e vjedh nga ne paqen e mendjes sonë, e kontrollon shpirtin tonë.
Ekzistojnë shumë gjëra të cilat duken shumë të vështira për ti toleruar.
Miqt e mi, gjërat të cilët e kemi vështirë ti tolerojmë, janë padronët të cilët ne i kemi krijuar në mendjen tonë. Kushdo dhe çkado që na shqetëson, ajo edhe e kontrollon shpirtin tonë.
Dhe ne, vetëm ne jemi ata që u kemi dhënë këtë pushtet hyjnor, këtë energji, atyre gjërave të cilat na shqetësojnë.
Ne i kemi bërë ato si një Zot, për na e grabitur nga ne kënaqësin e të jetuarit. ثshtë në mendjen tonë, miq.
Nuk ekziston në asnjë vend tjetër.


Disa njerëz zgjohen në mëngjes, e shikojnë shkëlqimin e diellit dhe mbushen me kënaqësi dhe dashuri. Ata e dijn se do të jetë një ditë e shkëlqyer për ta. Por jo të gjithë ne zgjohemi në këtë mënyrë.
Disa nga ne zgjohemi në mëngjes me problemet e së kaluarës. Mirëpo, ne e kemi të drejtën hyjnore të zgjedhjes. Ne mund të zgjedhim në secilin moment, përmes forcës së mendimit, e cila është mjeti i dashurisë dhe energjisë hyjnore të Zotit, ti drejtojmë ato në kahjen e atyre gjërave të cilat ne i dëshirojmë.

Zoti nuk është gjykatës që rri ulur në fron dhe na flet për gabimet dhe lëshimet tona. Prandaj miq, ta rrisim vetëdijen, ta zgjerojmë horizontin dhe ta përmbushim qëllimin e vërtetë të ekzistoncës sonë.

Russell Fitzgerald

b.filozofia.al
 

Opium

Dyrrah
Eshte shm e veshtire te kesh vet kontroll pasi gjerat qe na shqetesojn marin prioritet pasi mendja jone dhe menyra e ndertimin te njeriut modern eshte lidhur me problemet . Edhe pse ka ndarja te njerzve qe arrin ta izolojn prap ajo shfaqet ne nje forme tjeter qe mund te jete irritim, munges vemendje etj. Kur njeriu arrin nje far pjekurie dhe diturie arrin te kontrolloj dhe te shohi me larg se ato qe e shqetesojn per momentin.
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Degjojme te thuhet shpesh " Mendo pozitivisht dhe gjera te mira do te ndodhin", sikur jeta te ishte vertet nje postulat.

Megjithate mendoj se nje njeri i shendetshem apo me sakte i forte ne karakter mund tia dali kesaj beteje qe kryhet ne momente "kritike" kur perballemi me disa sfida ne te perditshmen tone.

1.Nuk duhet te ndjejme keqardhje per vete!
2.Nuk dorezohemi perpara problemit , por e luftojme ate (psikologjikisht dhe fizikisht duke mos rene ne apati)
3.Pranojme ndryshimet qe mund te kene lidhje me problemin dhe pasoja e tij.
4.Nuk humbasim kohen duke u marre me opinione por duke u perballur dhe pranuar si fakt te ndodhur.

Mund te kete e me shume por e paskam me kaq pertese...e rendesishme eshte qe te perballesh me shqetesimet e tua do te thote te analizosh , prekesh, vendosesh per veten !
Nese i anashkalojme ath jemi te destinuar ti rikthehemi ne nje kohe tjeter, dhe me nje menyre tjeter e cila do jete edhe me e rende se e para.
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
(Zoti nuk është gjykatës që rri ulur në fron dhe na flet për gabimet dhe lëshimet tona. Prandaj miq, ta rrisim vetëdijen, ta zgjerojmë horizontin dhe ta përmbushim qëllimin e vërtetë të ekzistoncës sonë.)
Per cdo gje qe na ndodh i'a lejm fajet ,"Zotit".
"Zoti",nuk ka faj se ne nuk zgjidhim dot problemet.
Ndonjeher e bejm jeten aq te nderlikume,pak a shum si 1 labirint pa dalje.
I shkojm problemeve rreth e per qark e me pas presim te zgjidhen sa hap e mbyll syt.
Frika,pasiguria dhe mungesa e vullnetit na e ben jeten te cuditshme e te nderlikume.
 
Top