Njeriu me zogj

Për çdo kritik arti ai është një detaj i panevojshëm në atë peizazh. Për çdo natyralist ai është një dhunues brutal. Për çdo kapitalist ai është një i papunë.
Shkruan Ben Blushi


Ky burrë po shkrihej me natyrën, kur e pashë dhe e fotografova. Ai po luante me zogjtë duke i ushqyer dhe duke i drejtuar me duart e tij të gjata. Një herë i ngrinte lart, pastaj i ulte poshtë, pastaj majtas, djathtas, prap poshtë dhe pastaj lart.
zogj-1024x767.jpg
Herë i ndante veç e veç dhe herë i bashkonte sërish në tufë. Dukej si një dirigjent që po drejtonte një koncert zogjsh.

Por, nga pasioni me të cilin udhëhiqte lëvizjen e zogjve dukej që ishte amator.

Unë nuk e njoh këtë burrë. Nuk di çfarë bën për të jetuar. As si e ka emrin.

Por harmonia e tij me natyrën, mu duk e mrekullueshme. Për çdo kritik arti ai është një detaj i panevojshëm në atë peizazh.

Për çdo natyralist ai është një dhunues brutal. Për çdo kapitalist ai është një i papunë.

Për çdo polic ai është një person i dyshimtë. Për çdo qytetar ai është një fshatar.

Për çdo fëmijë ai është një lodër. Për çdo grua ai është një romantik.

Për mua ai është njeri që nuk u bë dot zog. Dhe prandaj është i lumtur.

Si njeri. Si një njeri me zogj.

pamfleti.net
 
Me natyrën është i lidhur kushdo që e ndalon-injoron ritmin me të cilin ecën stili i jetës që bëjmë.

Vrap ktej vrap andej .....nuk mjafton kurrë koha e të ngadalsosh vrullin në hapin e natyrës.

Askush nuk ja ve veshin zhurmës se gjetheve të pemëve, fishkëllimës së erës, cicërimave të zogjve, dallgëve të detit etj.

Të gjitha këto kanë një ritëm, që është i natyrës dhe është vetë natyra, dhe që njeriu injoron dhe ecën me shpejt në të përditshmen e tij monotone.
 
Por jo cdokush esht i dashuruar me natyren sepse nese nuk ua di vleren gjetave te vogla nuk do va dish as te medhajave.
 
Ceshtje kendveshtrimi,djaloshi ne foto i jep jete, vete natyres se fotos.
Demostron se si shkrihet dhe fuqine e njeriut per te bere me jete, vete natyren.
Tani, turmat ne fakt rriten me imponim mendimesh.
Si te tilla bejne sjelljen dhe kritiken.
Qendron disi e kendveshtrimi i autorit te shkrimit.
 
Redaktimi i fundit:
Top