Njëqind vjet pas Teorisë së Relativitetit të Ajnshtajnit

legjenda

Tetova
Komuniteti shkencor ndërkombëtar kremtoi sot njëqindvjetorin e Teorisë së Relativitetit të fizikanit Albert Ajnshtajn, shkruajnë mediet e huaja, transmeton Republika.info.

Në një konferencë të mbajtur njëqind vjet më parë si sot, ai kishte shpjeguar para Akademisë Prusiane të Shkencave në Berlin ekuacionet definitive të studiuara pas gati një dekade, duke u munduar ta shpjegojë forcën e gravitetit me teorinë e tij të relativitetit.

Me zbulimin e Ajshtajnit ndryshoi i tërë koncepti sesi funksionon graviteti.

“Sipas teorisë klasike, universi ishte si një orë gjigante, ndërkaq koha dhe hapësira ishin absolute dhe të njëjta gjithkund. Megjithatë, me Teorinë e Relativitetit, hapësira dhe koha varen nga shpejtësia me të cilën lëvizim ne”, shpjegoi fizikantja kuantike, Sonia Fernandez Vidal.

Specialistja spanjolle e fizikës rikujtoi se, sipas Ajshtajnit, kur dikush i afrohet shpejtësisë së dritës, koha zgjatet ndërkaq gjërat zvogëlohen.

Shkencëtari Ajnshtajn, i lindur në vitin 1879, kishte emigruar në SHBA në fund të vitit 1932 para lindjes së ideologjisë naziste, për të studiuar në Institutin për Studime të Avancuara.

Ajshtajni vdiq në lokalitetin e Princeton në Shtetet e Bashkuara më 18 prill të vitit 1955. /Republika.info/
26_11_2015_6265894_Einstein.jpg
 
Top