Një shqiptare, kreu i forumit të gruas së ‘Agimit të Artë’

xhebrail1

INTERIST
Deri tani shqiptarët e dinin se kishin një “përfaqësues” të tyre në radhët e partisë neonaziste “Agimi i Artë”, Robert apo Roverto Haidin nga Lukova, pronar gjithashtu të hotelit “Lukova Palace” në vendlindje.

Me gjithë bujën që ka bërë ky person në Greqi, por edhe në hapësirën mbarëshqiptare, i vetmi kontribut i Haidit kufizohet në “detyrën e lartë” të rojes (apo thënë në gjuhën popullore, të sejmenit të deputetit Kostas Barbarusi.

Mirëpo, po t’i besohet asaj çka është publikuar në gazetën e madhe “Ethnos”, “Agimi i Artë” ka një bashkëvendëse (pse është turp t’i quash bashkatdhetarë) të emigrantëve shqiptarë në Greqi.

Bëhet fjalë për një femër, e cila nuk është një tifoze dosido e partisë naziste, por shefe e forumit të grave në degën e “Agimit të Artë” në Nikea, që konsiderohet si më agresivja nga të gjitha skalionet partiake, raporton “Tribuna”.

Më 20 shtator gazeta “Ethnos” publikoi një intervistë ekskluzive me një eksponent të “Agimit të Artë”, në të vërtetë ishte një rrëfim tronditës, shokues, për gjithë mënyrën e organizimit dhe të veprimit të skuadroneve të sulmit, të cilat mbajnë autorësinë e dhjetëra agresioneve ndaj emigrantëve të pafajshëm dhe që dolën zbuluar pas vrasjes së Pavlos Fyssas.

Në intervistë, ai është pyetur nga gazetarët edhe për një femër, e cila duket ka tërhequr vëmendjen me aktivitetin e saj. Nuk ia thonë emrin e plotë, por thjesht pyesin: “Cila është N. Beneki?”. ”ثshtë dashnorja e Janis Lagos” (shënimi ynë: deputet nga më aktivët e “Agimit të Artë”). Dhe vazhdon ish-eksponenti i “Agimit të Artë” duke rrëfyer për N.Beneki: “Ai e kishte vënë në organizatën e Pireut. Ishte në zyrat qendrore, por e përzunë pse ishte shqiptare. ثshtë atje (në Nikea, shënimi ynë), me shpatullat e Lagos. Unë që jam grek nuk pranoj të më bëjë mësime ideologjie një shqiptare”.

Për të shuar kuriozitetin tonë, kërkuam në internet dhe një nga gjetjet interesante (bashkë me fotografinë) ishte lajmi mbi një takim të “Agimit të Artë”, të zhvilluar në Nikea, ku ndër të tjera thuhet: “Të enjten, më 27.06.2013, u mbajt me sukses të plotë ligjërata e bashkëluftëtares dhe përgjegjëse e ****ionit të gruas të periferisë së Nikeas, Nikol Beneki. Tema e ligjëratës ishte ‘Një vit ‘Agimi i Artë’ në parlament’. Ajo trajtoi diçka prej çështjeve që ka prekur ‘Agimi i Artë’ në parlament përmes pyetjeve dhe interpelancave, që askush prej deputetëve të tjerë që i përkasin të ashtuquajturit ‘bosht demokratik’ nuk ka guxuar ‘t’i shkundë’…”.

Sigurisht, shumëkush lutet që përkatësia etnike si shqiptare e Nikol Benekit të jetë një lapsus. Përndryshe, fjala turp është mjaft e paktë dhe tepër e pafuqishme për të shprehur atë që ndien secili shqiptar. /Telegrafi/


f.0929180323962_m.jpg
 
Top