• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Një shqiptar, i akuzuar si ekzekutor i avokatit grek

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Një shqiptar, i akuzuar si ekzekutor i avokatit grek



Burime të Top Channel nga policia greke njoftojnë se është arrestuar njëri prej vrasësve të avokatit grek, Michalis Zafeiropoulos, që u ekzekutua 3 javë më parë në zyrën e tij në Athinë. Bëhet fjalë për një 32-vjeçar shqiptar, i arratisur nga burgu, i cili është arrestuar para dy ditësh në qytetin e Patrës.

Sipas policisë, ai është një prej dy personave që hynë në zyrën e avokatit të njohur grek dhe ka qëlluar mbi të. Për mëse 3 ditë, policia greke ka zhvilluar operacione për arrestimin edhe të paktën të dy shqiptarëve të tjerë, që thuhet se implikohen në këtë vrasje.

Për sa i përket personave që kanë urdhëruar vrasjen, thuhet gjithashtu se ata janë pjesëtarë të botës së krimit, që tashmë vuajnë dënimet e tyre në burgun famëkeq të Koridhalosë në Athinë.

Për këtë arsye, dje u shoqëruan në polici 5 prej tyre, dy prej të cilëve konsiderohen pjesëtarë të mafies shqiptare, të përfshirë edhe në një tentativë vrasjeje ndaj një tjetër juristi grek.

Sipas informacioneve të pakonfirmuara zyrtarisht, Albert Bako, Olti Dulçe dhe Klodian Lekocaj, të konsideruar nga policia si keqbërës të rrezikshëm dhe që po merren në pyetje, janë përgjuar duke biseduar me persona të tjerë, që dyshohet se janë të përfshirë në hetimet për vrasjen e avokatit Zafeiropoulos.

Sipas policisë, këta persona u kanë dhënë urdhër dy të dërguarve të tyre shqiptarë, të shkojnë në zyrën e avokatit, ta frikësojnë dhe ta shantazhojnë atë, por situtata ka dalë nga kontrolli dhe avokati i njohur është qëlluar për vdekje.

Kështu shpjegohet nga autoritetet greke fakti që ata kanë lënë pas prova materiale, të tilla që i fajësojnë, si material gjenetik dhe shenjat e gishtërinjve. Sipas policisë, pas kësaj çështjeje fshihet një skandal i përmasave të mëdha, të cilin e kishte marrë përsipër zyra avokatore e Zafeiropoulos.



(gazeta-Shqip.com)
 
Top