• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Nje shprese jete per nje femije...



Heren e pare qe degjova per "adoptimin" e femijeve te afrikes, ishte ne nje reklame te unicef ne tv...Idea e pare qe me kaloi nga mendja ishte: Me 1 euro ne dite shpetojme vertet nje jete? Shumica nga ne nevojiten me shume se 5 euro ne dite per shpenzimet tona personale, dhe vertet qe 1 euro nuk kane asnje vlere me rendesi ne perditshmerine tone. Duke u munduar te njoh sa me shume rreth gjendjes se femijeve, dhe nevojave qe kane, nje shoqe me informon qe motra e saj punon ne nje shoqate (me baze ne Greqi) e cila aktivizohet ne Etiopi. Vendosa te vizitoj nga afer zyrat e organizates dhe te me tregojne gjithcka...Mbasi me informuan qe shoqata e tyre eshte nje organizate jo qeveritare, jo-fitimprure e cila mbeshtet femije jetim, te pastrehe, te semure te pafuqishem etj.dhe permjet programeve te ndyrshme plus dhe "adoptimi" organizata ploteson nevojat e femijeve ne veshje, strehim, ushqim, arsim etj shume nevoja qe ekzistojne. I degjoja me vemendje dhe pa asnje ngurrim i shpreh deshiren time: Mundem edhe une te adoptoj nje femije? u them...Ne vend te pergjigjes se tyre , erdhi nje pyetje nga ta: Perse deshironi ta beni? U shtanga pak, sepse mbase nuk prisja nje pyetje te tille por pergjigjia ishte brenda meje...: Sepse dua te jem nje njeri i dobishem, them...Nuk dua te jem indiferente ndaj padrjetesive qe ndodhin, nuk dua te jetoj ne nje bote te cilen e karakterizon vuajtja dhe mjerimi...Nuk dua qe te humbasin jeten e tyre me shume se 20,000 femije ne dite nga uria, etja, semundjet etj...Indiferenca eshte krim, dhe une nuk dua te jem nje kriminel!....Te ulur perballe meje me degjonin, dhe duke buzeqeshur lehte nen buze me dhane nje formular ne te cilin kerkuan te shkruaj te dhenat e mija personale...Me nje pershendetje te ngrohte dhe pergezime, largohem nga zyrat dhe jam ne pritje te njofitimit nga organizata per sa i perket femijes...Mbas 1 jave me lajmerojne qe femija te cilin kam "adoptuar" eshte nje djale 4 vjec. E gjeten te uritur dhe ne gjendje te keqe shendetsore ne rruge te vetem. Pergezimet tona....degjoj nga tel, me vendimin qe morret ndihmuat kete femije te jetoj, i keni dhene shprese te enderroj dhe te rritet i shendetshem! Njdesia e papershkrueshme ne fjale...Sikur dhe me mundesite e mija te pakta, perseri ndihma eshte e vlersuar...Me 1 euro ne dite shpeton nje jete, dhe ky eshte realiteti. Per shumicen nga ne, nje shume e tille lekesh ne muaj nuk ka asnje vlere te rendesishme, por me ata femije eshte nje muaj jete! Nje muaj vaksina dhe ilace...nje muaj uje te paster, nje muaj ushqim, nje muaj strehe, nje muaj arsim...Nje muaj endrra dhe buzeqeshje!

207474_151951618200991_100001584603304_342805_8000768_n.jpg


Doja t'e ndaj me ju eksperiencen time, dhe t'ju them qe asgje nuk velen me shume se jeta e nje njeriu...Mbase jo te gjithe kane mundesi te ndihmojne ne kete menyre por jam e sigurt qe te gjithe duam te jemi njerez te dobishem dhe jo indifernet. Secili me aq mundesi sa ka, te ndihmoje...Jemi te gjithe "banor te se njejtes shtepi" dhe duhet te kemi te gjithe te drejte jete...
Ketu keni disa adresa ne te cilat mund te merrni she me shume informajcone...

Help West Africa » Adopt-A-Child
ActionAid International | ActionAid
Dhe per te interesuarit qe jetojne ne Greqi kjo eshte shoqata ne te cilen jam drejtuar une : "ΣΥΛΛΟΓΟΣ ΒΟΗΘΕΙΑΣ ΠΑΙΔΙΩΝ ΑΙΘΙΟΠΙΑΣ
ΜΗ ΚΕΡΔΟΣΚΟΠΙΚΟ ΣΩΜΑΤΕΙΟ ΚΟΙΝΩΝΙΚΗΣ ΑΛΛΗΛΕΓΓΥΗΣΚΛΕΙΣΘΕΝΟΥΣ 15, ΑΘΗΝΑ 105 52
tl: 210 322 7478"

Nje xhest i vogel per ty ( 30 euro ne muaj), nje shprese jete per nje femije!
Ftoj anetaret te bejne kete hap, sepse ata femije kan nevojen tone...
 
Last edited:
Vendndodhja
^.^
Pe: Nje shprese jete per nje femije...

Urime Katia ,ke bere nje gjest shume human ...Zoti ta shperblefte me miresi ,e meriton.Jo cdo kush mund ta bente nje veprim te tille ,arsyet jane te ndryshme ....te justifikuara apo te pajustifikuara .....perballe nje fenomeni te tille ,ka shume rendesi jeta e nje njeriu mbi te gjitha jeta e nje femije .Me vjen shume mire per ty ,pergezime :)
 
Pe: Nje shprese jete per nje femije...

Katia, sinqerisht te admiroj per kete gjest kaq human...per momentin u shtanga kur e lexova, ndoshta nga qe nuk prisja nje gje te tille..Eshte gjeja me e bukur qe nje femije jetim ti dhurosh ngrohtesin e ambijentit familjar..Nuk me ngelet gje tjeter vecse te te uroj nga zemra qe ta kesh me fat vajzen tende e tashti edhe djalin :)...
 

Snow Hristina

Anëtar i Nderuar
Mosha
33
Vendndodhja
ne djall ska cte te duhet ty
Pe: Nje shprese jete per nje femije...

urime kati kjo qe ti ke vepruar eshte dicka shum e vecante, me behet qefi shum qe pak a shume ke ndihmuar ne ritjen e nje femije dhe qe e ke ndare me ne ketu ne forum, sdi cfare te te them pervecse urime e te ndihmofte oti kudone jeten tende bravo vertete :D :D
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Pe: Nje shprese jete per nje femije...

Sikur te arrinim te ndanim nga lluksi yne i cdo ditshmen vetem nje kafe me siguri ne bote do kishte me pak dhembje - e me shume harmoni, me pak hidherim - e me shume gezim, me pak vuajtje - me shume lumturi, por kur arrine ta kuptosh se njeriu as me te voglen, pra nje kafe, nuk ja dhuron tjetrit, mbytesh ne stresin se sa pak dashuri ka ne bote dhe se sa shume ngushti shpirtrore dhe thenja : ''Njeriu per njeriun eshte ujk'' duke hicgje para kesaj sketerre.
 

My Self

Born To Be Happy
Pe: Nje shprese jete per nje femije...

Mjafton te vendosim veten tone ne vendin e ketij femije dhe do e kuptonim pjeserisht cdo te thote. Nuk ka asgje dhe nqs ti nuk ke pak euro per ti dhene, kurse nga shpenzimet e tuaja lere nje dite kafene pa pire sepse ste kushton asgje, perkundrazi kujtohesh per ate qe ti bere :)
 
Pe: Nje shprese jete per nje femije...

Gjera te tilla duhet te behen nga njerez te paster e jo nga ato qe kan mekatuar e kan frike nga zoti..
E kush je ti qe paske te drejte te gjykosh se kush eshte i afte apo jo per te kryer nje veprim te mire?!!! Ndihmen e jep kush ka mundesi, dhe jo kush nuk eshte "mekatar", dhe te jesh i sigurt qe gjithkush eshte i denjte per te!

p.s.Ekzistojne njerez "jo mekatare"?!!! Me jep nje shembull te lutem...
 

Quku

Marakli Krapit
Titulli: Nje shprese jete per nje femije...

Te gjith kemi mekatuar e bejm mekate,nuk eshte mekat te kesh frik Zotin e te kerkosh te besh vepra te mira
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Pe: Nje shprese jete per nje femije...

Humanizmi eshte virtyti me i larte qe munde te kete njeriu andaj dhe madheshtia e nje njeriu shifet ne sjelljet e tij ndaj te ''vegjelve'', por ne kete bote, te embel dhe njekohesisht mizore: ''I pasuri nuk ja di te varferit''.

Dikur, pas viteve '90, per shkake te situates se veshtire ne Kosove, ishte krijuar nje shoqate: ''Familja mbane familjen'' ne ate menyre qe familjet e pasura zgjidhnin me deshire nje familje te varfer dhe asaj i dhuronin cdo muaj te mirat materiale per te jetuar. Ishte nje aksion me nje humanitet te jashtzakonshem. Ishte nje organizim i vogel, i nje populli te vogel me zemer te madhe qe realizonte nje shprese te madhe ne nje kohe te veshtire. Por, tani me u shua kjo menyre e organizimit. Kam pershtypjen se nje organizim i tille dhe nje vullnet i vogel do bente qe femijet e botes te ndiejne me pak vuajtje dhe me shume gezim.
 

gocqejfi

Anëtar i ri
Vendndodhja
Burrel
Pe: Nje shprese jete per nje femije...

Urime ke bere nje pune te mrekullueshme qe e ke adoptuar nje femije,dhe ai i gjori me ne fund e paska gjetur nje vend ku te jetoje.Dukesh se je me zemer te madhe pasi ke marre nje guxim te tille.
 

flowmaster

Anëtar i Nderuar
Pe: Nje shprese jete per nje femije...

Urime ke bere nje pune te mrekullueshme qe e ke adoptuar nje femije,dhe ai i gjori me ne fund e paska gjetur nje vend ku te jetoje.Dukesh se je me zemer te madhe pasi ke marre nje guxim te tille.
Lexoje ate postimin mire ne fillim.. kot se ka shkruar "adoptim".
Katia, ajo qe bere eshte nje veper humanitare. Shpresoj se akoma e me shume njerez do ndergjegjsohen per kete drame qe jetohet ne Afrike.
 

Hera

Βιβλίο φάγος
Vendndodhja
Athine
Eshte humanizem te adoptosh .....po' mundohem ne te gjitha menyrat te beje dicka te tille por deti tani e veshtire sidomos me shkresat ne shqiperi ....por shpresa vdes e fundit
 

Henry-&

Antarë i Respektuar
Eshte e vertet, shume veshtire te adoptosh femije ne shqiperi, me ka lidh puna ime me situata te tilla. Nga ana tjeter ligji ta jep mundesine por per ta dergu jashte behet shume e veshtire ...mendoj se ne vendet e treta eshte shume me thjeshte...ceshtje ligjesh...
 

Hera

Βιβλίο φάγος
Vendndodhja
Athine
Eshte e vertet, shume veshtire te adoptosh femije ne shqiperi, me ka lidh puna ime me situata te tilla. Nga ana tjeter ligji ta jep mundesine por per ta dergu jashte behet shume e veshtire ...mendoj se ne vendet e treta eshte shume me thjeshte...ceshtje ligjesh...
@Henry-& shume shume e veshtire kam nje vite gati qe me thote cdo gje ok me me te gjitha ne rregull ...por firmen nuk e vendosin por shpresoj deri ne maj me thone do mbaroj
 
Top