• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Një natë vere

E florinjta dehëse dhe hiret joshëse të grave në pikturën “Një natë vere” nga Albert Moore

FB_IMG_1584944389595.jpg


Deri në vitet 1880 Moore kishte krijuar një reputacion si një piktor i bukurisë abstrakte, pa përmbajtje letrare, lëndë të dukshme dhe kuptim simbolik të kapshëm nga perceptimi idilik. “Një natë vere”, e cila në aspektim e kompozimit ka vendosjen e shkujdesur të katër femrave, katër figurat të ngarkuara sa me një ngjashmëri, aq edhe me një ton të lartë sensualiteti, është një marrëdhënie . E florinjta evidenton dritën dhe përputhshmërinë e paraqitjes dhe karakteristikave të grave, njëra prej të cila po dremit.
Trajtesa artistike është e rregulluar me kujdes në të gjithë kanavacën, në poza krejtësisht të kundërta, por të lidhura në një unitet gjasshmërie. Mund të vërehet gjithashtu si e shqetësuar, vetëm me shtjellimin akademik të figurës femërore, të kapura në njëfarë mënyre nga admirimi i artistit i piktorit për skulpturën Greke. Aq përkim gjen në vetvete, sa këtë pikturë mund ta shohësh edhe si një basoreliev apo një kompozim statujash në një kllapitje vështrimi.
Por piktori dukshëm i ka atribuuar më shumë se kaq kësaj pune. Piktura sjell gjithashtu përditshmërinë e zakontë dhe manifestimin erotik të katër vajzave që janë të veshura dhe zhveshura në ngulmin joshës që përbën atë çfarë është jeta e tyre. Piktura e dukshmërisë dhe epshit, hireve të lakuriqësisë dhe ngrohtësisë së ngjyrës është shumë realiste për Moore.
Piktura “Një natë verore” e Albert Moore ka përzgjedhur një sfond ku shfaqet një dekor i rregulluar me zbukurime filigrani të një mjeshtri të hireve të përsosmërisë. Ambienti është në vetvete një lojë perfekte harmonie e ngjyrës së zbehtë dhe njëtrajtshmërisë së reflektimit të gjithçkaje, në një tonalitet që ruhet si në trupat lakuriq të grave, ashtu edhe në veshjet e tyre dhe gjithçka që stolis ambientin e tyre të derdhur në një ngjyrë të florinjtë që reflekton.
Bota e tij hermetike, e ndërtuar artificialisht tani hapet në një perspektivë atmosferike të natyrës, por edhe një që paralelizon ngushtë skenën njerëzore në plan të parë.
Kurorat e luleve janë pasqyruar nga retë e zbehta që zbukurojnë qiellin e errët që reflekton mbi një det të qetë që shtrihet në një platitje joshëse, si vetë ajo bukuri që vendos komunikim me të. Drita duket se derdhet nga sipërfaqen e lakuar të figurës së mbështjellur, duke vizatuar një shteg të ndritshëm nëpër ujë deri në siluetin e jehonës të një ishulli të largët. Lulet portokalli që varen, pikëzojnë pjesën e sipërme të anës së majtë. Reflektohen në mënyrë të ngjashme në dritat e zbehta që vezullojnë përgjatë horizontit që konturohet poshtë. Inspirimi specifik që orvatet kësisoj për të tërhequr peizazhin e ndritshëm të hënës në “Një natë vere” ka shumë të ngjarë të këtë ndikim nga një skicë e rishfaqur me nostalgji të trajtuar më parë në “Natë me hënë” - skicuar nga Ullswater më 1858 dhe përfunduar më 1886.
Gjithsesi piktura me bojëra vaji “Një natë vere” e Albert Moore është joshëse si vetë hiret e grave që reflektojnë në tablo me atë pritshmëri të ngrohtë dhe të butë si vetë kurmet plot epsh që piktori i ka skalitur me të florinjtën e tij dehëse.
A.Vataj
 
Last edited:

Comments

Top