• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

“Një mollë në ditë, i thotë mjekut ik”

PiNkY

Anëtar i Nderuar
“Një mollë në ditë, i thotë mjekut ik”, që do të thotë se efektet e saj janë të shumta dhe mjaft kurative.
Me të gjitha vlerat ushqyese që ka fruti i mollës, ai arrin që të mbajë trupin në nivel normal, si dhe duke eliminuar dhjamërat e tepërta.
Flavonoidi, arrin të futë në aksion fibrat e trupit tonë, pa dëmtuar organizmin, ndërkohë që aksioni do të ndihmohet nga vitamina C, e cila bën të mundur djegien e të gjitha lëndëve të dëmshme që gjenden në trup dhe shkaktojnë mbipeshën, siç është kolesteroli dhe disa oksidantë të tjerë, të cilët bëhen shkak për plakjen e parakohshme. Në 100 gramë mollë do të gjejmë 40 kalori, 10 gramë sheqerna, potas, ndërkohë që ajo përmban njëkohësisht vitaminat B dhe C, acidin nitrik dhe acidin malik. Vitamina B1, e cila gjendet me shumicë te molla, të ndihmon të heqësh lodhjen, nervozizmim si dhe mungesën e oreksit, ndërsa vitamina B2 i mbron muskujt e gojës, riforcon flokët dhe shmang rrudhat, ndërsa acidi nitrik dhe ai malik bëjnë të mundur shkrirjen e ushqimeve të rënda në stomak, në mënyrë që të mos e lodhin atë, ndërsa vitamina C shërben për të dezinfektuar të gjithë organizmin dhe veçanërisht aparatin e të ushqyerit si dhe arrin të djegë të gjitha mikrobet e ndryshme që gjenden përgjatë saj. Si ta fillojmë? Mos harroni që gjatë ditës përveç mollëve duhet të hani 3 vaktet, por lehtë. Në darkë sugjerohet që të shkojmë për të fjetur duke pirë fillimisht një gotë me lëng molle. Kujdes nëse lëngu që pini është qind për qind lëng molle, në mënyrë që edhe dieta të arrihet plotësisht.



Mollët janë shumë të pasura me fibra dhe ndihmojnë për të mbajtur në nivelin bazë kolesterolin si dhe parandalojnë kancerin. Me anë të një molle në ditë, ne sigurojmë 20 për qind të fibrave të nevojshme në një ditë, po kaq kalori dhe yndyrna, me përjashtim të kolesterolit. Në rast se nuk doni t’i hiqni mollës lëkurën, pastrojeni atë me lëng limoni, portokalli ose ananasi, në mënyrë që efekti i dietës së sugjeruar të jetë sa më i plotë dhe i efektshëm.

Efektet e mollës
Në 100 gramë mollë do të gjejmë :40 kalori, 10 gramë sheqerna Potas, Vitamina B dhe C, Acidin nitrik dhe acidin malik.

Efektet e mollës-Vitamina B1, largon lodhjen, nervozizmin si dhe mungesën e oreksit-Vitamina B2, forcon muskujt e gojës, riforcon flokët dhe shmang rudhat-Acidi nitrik dhe ai malik shkrijnë ushqimet e rënda në stomak-Vitamina C, dezinfekton organizmin dhe aparatin e të ushqyerit.

اaji i mollës parandalon sëmundje

Fruti i mollës për shkak të materieve të pazëvendësueshme që përmban, ndikon pozitivisht në mjekimin e shumë sëmundjeve. اaji që përgatitet nga lulet e mollës pihet kundër ftohjeve të ndryshme, lehtëson etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën.

Ky اaj është mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes. Pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit, që kanë vuajtur nga verdhëza. اaji i përfituar nga flegrat e thara të mollës përdoret për qetësimin psikik pas punëve të rënda, për ripërtëritjen e mëlçisë dhe pastrimit të veshkës.
Ballkanweb
 
Last edited:
Top