Një e metë e madhe e civilizimit perëndimor

Një e metë e madhe e civilizimit perëndimor


Edhe pse shumë civilizime të kaluara kanë qenë të mishëruar më vlera fetare, por njeriu modern aktualisht është dëshmitar i asaj se në civilizimin e tanishëm botëkuptimi për Zotin është anashkaluar tërësisht. Më një shprehje tjetër në civilizimin aktual njeriu e ka zëvendësuar Zotin dhe ka ndryshuar tërësisht roli i tij në kozmos.

Civilizimi perëndimor rrjedh nga mesi i Evropës dhe ka patur një anim plotësisht ndaj botës materiale, kështu që gjatë dekadave të fundit ka bërë një zhvillim të jashtëzakonshëm në aspektin shkencor. Për këtë dhe disa janë të mendimit se civilizimi perëndimor ka fuqinë e ndikimit dhe influencës në shoqërinë njerëzore. Për të arritur ky mendim disa teoricien perëndimor kanë hedhur mendime të ndryshme, siç është ajo e ‘përleshjes së civilizimeve’. Perëndimi duke ndjekur qëndrimin e të qenit superior ndaj të tjerëve, më anë të teorisë së përleshjeve mes civilizimeve përpiqet që civilizimin dhe kulturën e tij t’ia imponojë civilizimeve tjera. Athua civilizimi perëndimor e meriton që të jetë shembull për civilizimet tjera?
اdo civilizim është rezultat i intelektit, dhe po ashtu në kulturën dhe vlerat e shoqërisë sjelljet dhe mendimet e personave pasqyrojnë realitetin e atij civilizimi. Këto realitete aq shumë janë të lidhura mes veti sa që në asnjë mënyrë nuk mund të ndahen nga njëra – tjetra. Edhe civilizimi perëndimor është i përbërë nga një kulturë dhe mendim i veçantë. Në bazë të historisë së filozofisë, humanizmi është një lëvizje e veçantë mendore dhe filozofike, e cila ka filluar në periudhën e Renesancës dhe ka qenë gjithashtu një reagim ndaj kishës së atëhershme. Besimet e kishës së asaj kohe, njeriun e konsideronin si një krijesë të pavlershme dhe një ‘asgjë’, i cili në këtë jetë fatin e tij e ka të përcaktuar më parë. Kështu që përkundër këtij qëndrimi, mendimi i rilindjes evropiane njeriun e konsideronte të barabartë më të gjitha fenomenet tjera. Pas asaj kohe, civilizimi perëndimor u formua në bazë të vlerave njerëzore dhe jashtë ligjeve fetare. Dr. Sejjid Hosejn Nasr, filozof dhe islamolog, në lidhje me rëndësinë e civilizimit perëndimor thotë: “Karakteristikat e civilizimit material të kohës së tanishme, është ndarja e mendjes nga shpallja hyjnore. Mbështetja në njerëzoren, individualitetin, eksperiencën dhe natyralizmin janë vetëm disa ndryshime të mëdha, ku prej tyre mund të përmendim lindjen e shkencave të reja dhe pozicionimin e forcës në vend të urtësisë dhe logjikës”.

Në këtë mënyrë aktualisht njeriu lind më dëshira dhe qëllime të reja, ku karakteristikat e tij janë përforcimi i pozitës së tij materiale dhe politike dhe pushtimi i tokave tjera. Ky pushtim është kryer më anë të zgjerimit të shkencave dhe teknologjisë. Në këtë mënyrë, mundësia e teknologjisë perëndimit i dha fuqinë që të ndikojë dhe të pushtojë civilizimet tjera dhe rajonet tjera të globit.

Albert Shvajtezer, mjek dhe filozof, është njëri ndër kritikët dhe kundërshtarët e civilizimit perëndimor. Ai në librin e tij ‘Filozofia e Civilizimit’ shkruan: “Karakteristika tragjike e civilizimit tonë është se zhvillimi është kryer në bazë të aspekteve materiale dhe shumë pak në bazë të asketeve shpirtërore, kështu që në këtë mënyrë është shkatërruar ekuivalenca e peshores së civilizimit tonë. Në jemi koncentruar vetëm në vlerat e materializmit dhe jemi tërhequr tërësisht nga vlerat shpirtërore dhe njerëzore të jetës që jetojmë. Në qoftë se vështrojmë më thellë, është jeta makinerike dhe tregtia botërore të cilat na kanë imponuar botërore dhe na kanë sjellë dëme të jashtëzakonshme”.

Neglizhenca për spiritualitet dhe në vlerat morale është njëra nga veçantit e civilizimit perëndimor. Civilizimi liberal i perëndimit nuk merr parasysh fare Zotin dhe shpalljen hyjnore dhe është i përqendruar plotësisht në jetën materiale dhe fizike. Ky civilizim ka shkruar deri atje sa që është i sigurt se çdo problem mund ta zgjidhë duke u bazuar në materie dhe natyrë. Sot shkenca e mjekësisë shumë sëmundje psikike i ka diagnostifikuar si pasoj e teknologjisë, e cila ka marrë tërësisht qetësinë nga njerëzit dhe ata i ka bërë të jenë vazhdimisht në punë dhe veprim. Po ashtu tani jemi dëshmitarë edhe të shumë sëmundjeve të reja, të cilat vijnë nga largimi i njeriut nga vlerat morale dhe edukative. Shkatërrimi i ambientit është pasoj e asaj se njeriu ka zgjatur dorë në mënyrë të pakufishme në natyrë. Armët e zhvilluara dhe moderne, vetëm gjatë shekullit 20 kanë marrë jetën e dhjetëra milionave njerëzve. Në realitet, jeta e njeriut është bërë më e lehtë për të jetuar. Por zbehja e kuptimit të jetës së njeriut, jo dinjiteti i tij, shkatërrimi i familjes dhe përhapja e madhe e dhunës dhe korrupsionit janë vetëm disa nga problemet serioze të cilat e kanë kapluar njeriun modern.

Duke analizuar këtë çështje, disa nga mendimtarët dhe poetët e mëdhenj perëndimor, gjatë shekullit të kaluar për shkak të rrënimit të vlerave morale dhe njerëzore në civilizimin perëndimor kanë kritikuar civilizimin perëndimor. Rene Guenon, në librin e tij “Crisis of the modern world”, T. S. Eliot në librin e tij “The waste land”, Theodor Roszak në librin e tij “Where the wasteland ends”, janë vetëm disa nga intelektualët perëndimorë të cilët në veprat e tyre e kanë pasqyruar gjendjen tragjike të njerëzve në shoqëritë moderne. Ata në librat e tyre kritikojnë lëvizjet perëndimore, të cilat civilizimin perëndimor janë duke e udhëzuar për në shkatërrim. Në lidhje më këtë çështje dr. Hosejn Nasr shkruan:

“Asnjë person i mençur dhe me logjikë të pastër nuk mund ta pranojë se një atmosferë e bazuar vetëm në materie dhe natyrë, e cila ka shkatërruar jetën shpirtërore dhe hyjnore të njerëzimit të arrijë të bëhet civilizim ideal për të tjerët. Në realitet askush nuk mund ta pranojë se për t’i krahasuar dhe vlerësuar civilizimet tjera duhet të mbështetet në civilizimin perëndimor”.

Kjo është një traditë hyjnore që civilizimet të plaken dhe të shkatërrohen dhe nga ia civilizim i shkatërruar të lindë një civilizim tjetër i ri. Në fillim çdo civilizim në vete është i bazuar më një fuqi absolute. Por në kohën kur këtë ndjenjë e zëvendëson ndjenja e mosbesimit në vetvete, atëherë duhet pritur shkatërrimi i këtij civilizimi.

Bulent Arkal ,,,,,,,,,,,, MENDIMIPRESS
 
A

Alltini

Titulli: Një e metë e madhe e civilizimit perëndimor

Kjo është një traditë hyjnore që civilizimet të plaken dhe të shkatërrohen dhe nga ia civilizim i shkatërruar të lindë një civilizim tjetër i ri. Në fillim çdo civilizim në vete është i bazuar më një fuqi absolute. Por në kohën kur këtë ndjenjë e zëvendëson ndjenja e mosbesimit në vetvete, atëherë duhet pritur shkatërrimi i këtij civilizimi.
At´her skeni pse te keni frik nga civilizimi perendimor,,sepse sic e thot dhe matriali me siper nder te tjera,,esht konsumuar. Perendimi ka kryer pune me industrite qe u jane nevoitur per te arritur ketu ku jan,,dhe sot po perpiqen te reduktojn sa do pak demet qe i kan shkaktuar natyres,,dhe po perpiqen qe kte rruge tu japin per shembull edhe fuqive te tjera te medha,,qe ne te vertet do ta ishte rruga me e mire! Por shkaterrimi i keti civilizimi,,edhe pse gjasat qendrojn shum larg ne shekuj,,sigurisht qe do te kishte nje efekt zinxhire,,nga i cili nuk do te perfitonte askush me shum se Kinezet..

Frika e Botes sot eshte Kina,,ju mund te paramendoni ne nje tryeze berthamore,,nese dikush do ti kerkonte atyre qe te reduktonin industrite,,me te drejt ata do te kishin mundesi te thonin,,por ne sapo kemi filluar te bejm ate qe ju e keni ber gjat ketyre 500 vjetve,
per te mos u futur ne analize te felle dhe te detajshme,,shkurtimisht nese kemi deshire te shkatrrohen apo te mbesin ne vendnumero keto civilizime qe sot jan shembull,,mos mendoni se nje civilizim tjeter do te ngrihet me perjashtim Kines,,dhe nese ai ne forma te ndryshme nxitet qe te ngrihet,,do te jet aq i madh sa do te kaloje c´do imagjinate!
 
Top