• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Nje Dashuri!

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Me ishte dukur absurditet deri para disa kohesh nje thenie qe kisha lexuar diku ''Ne qofte se do te duash vendin tend jeto ne vend te huaj''Si mund ta duash memedheun tend kur ti mezi pret te largohesh prej tij me shpresen se nje vend tjeter do te mund ta zvendesoje ate nene. Me ne fund me injorancen qe me karakterizon kam filluar te kuptoj qe kjo thenie nuk ishte thjesht nje thenie per te plotesuar rradhet e shkrimeve apo per te treguar se sa inteligjent ishte ai qe e kish thene.Me ne fund kam filluar te kuptoj se ato ishin fjale te dala prej zemres,fjale te dhimbjes,fjale te dashurise se paster.Vertet duhet te jetosh ne vend te huaj qe te mesosh c''fare eshte dashuria, ajo e pastra e kristalta, jo dashuria midis dy njerezve,dicka me e madhe.Nje dashuri e cila lind bashke me ty dhe mbetet ne perjetesi.

Ndjej meshire per ata qe nuk e kane provuar kete lloj dashurie,urrejtje per ata qe e mohojne ose ndrydhin kete dashuri.Do te doja te isha nje rrufe dhe te caja ne mes erresiren ne te cilen jane zhytur disa njeres,nje rrufe do doja te isha qe te beja pak drite mbi injorancen qe po na ben te humbasim rrugen.Si mund te mohoje njeriu kete lloj dashurie,si mund te mohoje ate toke qe ka rritur gjysherit dhe stergjysherit e tij,ate toke qe vetem te jep dhe nuk te merr asgje.Ajo toke qe u tregua kaq bujare dhe la te lindin dhe te rriten ne gjirin e saj edhe keta njerez,grryeresit,shkaterruesit,ata qe dine vetem te marrin , ata qe shtrydhin, dhe kurr mendojne qe kane marre gjithcka te hedhin poshte dhe te ''shkelin me kembe'' sepse ti toka ime nuk ishe Amerika,ti ishe Shqiperia. Te shkretet shtrydhes qe nuk munden asnjehere te kuptojne qe nuk e ka fajin ajo qe shtrydhin,por duart e tyre te pafuqishme,andikapi i tyre.Te shkretet mohues injorante qe akoma nuk kuptojne se c''fare eshte dashuria.

U largova nga ty memedhe me shpresen dhe me endrrat e nje jete me te mire, e gjeta ate jete dhe po e jetoj, po shoh endrrat e mia te realizohen dhe ato kane filluar te mbarojne.Ato jane zvendesuar me kujtimet per ty memedhe, vendos ne peshoren e drejtesise endrrat e realizuara dhe kujtimet,asnjehere ne baraz peshe,gjithmone kujtimet paskan nje peshe superiore.Ah peshore e mallkuar qenke prishur qe po ma fsheh te verteten?Nuk dua ta besoj kete peshim,nuk mundem ta pranoj,sepse nese e pranoj atehere endrrat e mia paskan qene te pa vlera, megjithese te realizuara kishin qene iluzion.Kujtimet tashme paskan nisur te behen edhe endrrat e mia,i kane zvendesuar te gjitha ato deshirat e nje te riu qe malli tashme po e plak.Kujtimet me trazojne dhe te me bejne te enderroj perseri,jo me per jete me te mire,jo me per pasuri,jo me per te qene i pari i ''fshatit'',kam nisur te enderroj dhe dashuroj te kaluaren.Te kaluaren qe pata fatin ta perjetoj ne ate toke,ne token qe emrin e saj po e c''nderojne perdite gjakprishurit dhe shkatrrimtaret.

Kujtimet me veniten si endrrat e nje nate,kane filluar te protestojne kunder padrejtesive qe u behen,kunder harreses te mijra bashkombesve te mi,kunder atyre qe kurre nuk njohen c''eshte dashuria.Kethehuni dhe ndalojeni protesten, o kujtimet e c''do shqiptari,shfaquni c''do nate dhe perndiqini gjakprishurit qe te mos harrojne prej nga vijne dhe te mund te kuptojne ku shkojne.Perndiqini gjakprishurit se mbase kane per te kuptuar c''eshte dashuria.Perndiqini per mua, per c''do shqiptar, dhe ju thoni qe nuk kerkojme dashurine qe ju dhame, por kerkojme rrespekt.Nuk kerkojme meshire,kerkojme te na kethehet ne vend identiteti yne mijravjecar.Ju lutem kujtime te pakten te qendroni per mua sepse mua nuk me perndiqni mua me jepni shprese.Mua me jepni krenari per emrin qe mbaj,me jeni mundesine te enderroj edhe njehere ate c''fare do te doja te isha, me jepni force qe te mund ta vazhdoj ta mbaj me krenari emrin qe me dha dashuria, ajo qe vetem jep dhe asnjehere nuk merr, Shqiperia ime .

Te dua e perjetshmja dashuria ime e pare,te adhuroj toka ime, endrra e c''do dite.

Ps..... Dedikim per c''do gjakprishur qe pa dashje mund te vizitoje kete forum.














 

cat-woman

Une jam.....
Titulli: Nje Dashuri!

Iron shume e bukur .....ska fjale per coment tjeter
 
Titulli: Nje Dashuri!

Iron pergezime per kte qe ke shkruar ,me pelqen menyra dhe forca se si i ke thene gjerat ...i ke thene aq bukur sa nuk ke c'te shtosh me .
 
Top