• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Një botë pa Internetin. A do të marrë fund gjithçka, pa thënë dot as “lamtumirë”?


Bota është e humbur. Ekonomia pëson kolaps. Eshtë fundi i botës dixhitale. Toka bën tre hapa pas (sa prapa? Njëzetë vite? Më shumë?). Nëse është një skenar realist dhe nuk shërben vetëm për të demonstruar izolimin tonë teknologjik, çfarë do të bëhej me ne nëse një gjë e tillë do të ndodhte? Ne, që bëhemi histerikë, kur nuk verifikojmë dot në moment se çfarë moti është nesër? Dhe që nëse nuk ngelim në klasë në fizikë, kjo ndodh sepse kemi krijuar një grup emergjence në WhatsApp dhe kopjojmë nga i vetmi gjeni që ka klasa? A është e mundur që gjithçka të marrë fund, menjëherë, pa patur as kohën të themi “lamtumirë”?

Ideja që të jesh i lidhur do të thotë të jesh gjallë, ose të paktën, më i gjallë, ka zënë vend dhe është bërë e

pasfidueshme. Interneti na ka mbështjellë në një lëkurë të dytë teknologjike, një mbështetëse ekzistenciale që mendon për gjithcka. Nuk është hera e parë që u besojmë teknologjive për të cilat nuk dimë asgjë, por kurrë nuk kemi qenë kaq të varur. Nëse mendojmë për një blackout, shqetësimi shkon tek Twitter apo tek Google. Kur agjenti Eduard Snouden, njeriu që zbuloi datagate, nxorri në dritë vite të tërë spiunazhi në rrjet nga ana e National Security Ageny dhe gjithçka, që nga Adn e njerëzve të zakonshëm, deri tek telefonatat e kryeministrave në G20, rezulton krejt papritur e pambrojtur, e ekspozuar, atëherë të gjithë ne mendojmë: a mundesh gjithmonë “të dalësh nga interneti?” Eshtë thjeshtë iluzion! Kjo është një zgjedhje tashmë irreale dhe që shumë pak vetë mund t’ia lejojnë vetvetes. Askush, për shembull, që duhet të komunikojë, punojë, mbijetojë në botën e sotme.

Nevojitet një Plan B. Në fakt, na ka shpëtuar prej syrit shtrirja e vërtetë e kësaj lëkure të dytë, pra ndërvarësia e saj me shërbime themelorë: energjia, uji, financa, siguria. Telefonatat (dhe jo vetëm Skype). Një avion në ngjitje. Informacionet e bazuar në sistemin GPS. Gjithçka do të ndalej. Nëse një orë pa filmime streaming na duket si një ndëshkim kapital, a jemi gati për pjesën tjetër?

Ndonjë ekspert i rrjetit nis të mendojë. Për shembull Danny Hillis, inxhinier amerikan, në internet që në orët e para (faqja e tretë e rregjistruar është e tija) mendon se “Interneti mund të marrë fund. Na duhet një plan B”.

Përse? Sipas Hillis, fajin e ka fryma me të cilën u ndërtua rrjeti, bazuar në besimin dhe altruizmin. Në fillim ishte një botë e vogël, sipas imazhit të etikës së studiuesve. Brenda pak vitesh Interneti mbërriti tek miliarda njerëz. Dhe kjo do të thotë dobësi. Do të thotë që brenda rrjetit jetojnë personazhe jo tamam miqësorë, kështu që sulme të qëllimshëm, apo gabime të pavullnetshëm mund të ndodhin, dhe do të ndodhin gjithnjë e më shumë. Disa vite më parë mjaftoi një virus në një dosje, për të bllokuar në ajër të gjithë avionët në perëndim të Mississippit. “Tani e përdorim internetin për funksione të ndryshëm nga ata që kishim parashikuar”, thotë Hillis. “Askush nuk e di më se si funksionon. Sepse interneti është i gjallë, dhe që tani mund të themi se është i ndryshëm nga një minutë më parë”. Shkencëtari e shton dozën. “Tashmë është i pabesueshëm, si meteorologjia apo financa. Po i afrohemi një fatkeqësie si ajo financiare. Nevojitet një plan B”.

Dikush mund të shkëpusë spinën (edhe pse kjo spinë nuk ekziston)? Nëse çdo ofrues interneti i botës do të vendoste që të fikte routerat (pajisjet që përbëjnë ndërfaqjen mes rrjeteve të ndryshëm, si ata punonjësit e Postës që vendosin se ku duhet të shkojnë zarfat në bazë të adresës), Interneti do të dilte jashtë loje. Eshtë teknikisht e mundur, por do të duhej një veprim kaq i bashkërenduar, saqë e bën të pamundshme.

Rreziqet në fund të detit

Shkencëtari amerikan David Eagleman ka imagjinuar katër skenarë në rast të një bllokimi në shkallë të gjerë të internetit. Një shpërthim i madh diellor që, përveç se do të nxirrte jashtë loje satelitët, do të shkaktonte edhe një stuhi gjeomagnetike mbi Tokë.

Sulmet kibernetikë: pak kohe me pare ndodhi më i madhi i të gjithë kohërave. Porositësi: Cyber-bunker, një server holandez që e ka qendrën në një bunker të vjetër. Ekzekutuesit: banda ruse dhe të Europës Lindore. Shënjestra: serverat e Spamhaus, një server që lufton spam-ët. Metoda: Quhet DDoS (Distributet Denial of Service); konsiston në përmbytjen e shënjestrës me sasi shumë të mëdha trafiku, duke e bërë të paarritshëm nga të tjerët. Rezultati: rrjeti në të gjithë botën pësoi ngadalësim.

Bllokimi mund të varet nga një vendim politik. Efektet mund të jenë paradoksalë. Duke patur parasysh kompleksitetin e paparashikueshëm të internetit, mbyllja me çelës e një dhome mund të sjellë rënien e gjithë pallatit.

Skenari i fundit, prerja e kabllove nënujorë, dhe ndoshta më i rrezikshmi, sepse shumica e trafikut të internetit udhëton përgjatë lidhjeve në fund të detit. Pak muaj më parë u arrestuan tre zhytësa. Ishin duke prerë kabllot në fund të detit pranë Aleksandrisë, në Egjipt.

Megjithatë, për fatin tonë rrjeti është i pamatë, ka një strukturë kapilare, tolerante: në gjendje të mjekojë dhe të “vetëshërohet”. Të mendosh për fundin e tij do të thotë të pranosh, më shumë se sa pasojat katastrofike, mposhtjen e diçkaje që prodhon cilësitë tona më të mira. Vështirë të gjesh ndokënd që e dëshiron.

اfarë efekti do të kishte një ndalim i internetit? Bruce Sterling, shkrimtar dhe teoricien i zhanrit cyberpunk thotë: “Nuk do të doja të dukesha si alarmist. Por shkatërrimi i qendrës së të dhënave të një kompanie si Facebook, bashkë me vrasjen e drejtuesve të saj, do të kishte sot një impakt shumë më të madh se sa ai i një sulmi të ngjashëm me atë kundër Kullave Binjake. Facebook ka një miliardë përdorues, por vetëm 5000 punonjës që mund ta mbrojnë. Ashtu si Google, Amazon dhe të tjerët. Janë sipërmarrje globale, që megjithatë drejtohen nga një numër qesharak menaxherësh”. Nëse do të kish një ndalim global, cfarë do të na mungonte më shumë? “Lajmet. Mbi të gjitha stili global i lajmeve në internet që, pasi shfaqen, i përshkojnë me shpejtësi dhe pa kosto kufijtë. Një revoltë në Stamboll do të mbetej thjeshtë një revoltë. Nuk do të kish më pasoja në të gjithë botën”. Mund të ndodhë? “Ai që ne quajmë internet është një tërësi shërbimesh lëvruar nga “re” private, të Google, Amazon, Apple, Microsoft dhe Facebook etj. Në fund të fundit janë vetëm “kapanone” industrialë prej celiku, të vendosur në zona ku energjia ka kosto të ulët. Do të mjaftonte një sulm nga ajri, me një mortajë apo një kamion-bombë. Një tornado. Efektet në jetën e përditshme do të ishin shumë të rëndë. Internet pa Google apo iTunes nuk është e njëjta gjë. Apo një qeveri, që i ka ardhur në majë të hundës duke u spiunuar prej amerikanëve, kinezëve apo të qënurit viktimë e krimit kibernetik rus, mund të vendosë të ballkanizojë internetin”. Imagjinojmë sikur një tornado dëmton një prej këtyre qendrave të të dhënave, konstruksione në fshehur në vende të largët, jashtë nga cfarëdolloj harte. Menjëherë do të avullonin fraksione të të tashmes dhe të ardhmes, dhjetë vite të të kaluarës të popullsive të tëra. A do të ishte jeta njësoj?/FOKUS
 
Top