• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Një biografi e re për Hitlerin

Arfenilla

Themelues i Forumit



Krimet e tij janë kaq mizore, sa edhe njeriu që qëndron pas tyre. Figura e Adolf Hitlerit ka shumë enigma. Një biografi e re e nxjerr diktatorin aktor brilant, tepër të aftë për inskenime dhe për të krijuar mitin e tij.

Tingëllon absurde, por ky njeri stërvitej përditë e për vite të tëra me susta: Adolf Hitler forconte kështu muskujt e krahut - mundësisht për të mbajtur sa më gjatë krahun lart e pa e ulur asnjëherë gjatë përshëndetjes së kolonave paramilitariste, SA. Një tik i Hitlerit? Një gjë e parëndësishme në kontekstin e monstruozitetit të këtij personi? Në asnjë mënyrë pretendon biografia e re për Hitlerin e përgatitur nga historiani dhe gazetari i Hamburgut, Volker Ullrich, "Adolf Hitler - Vitet e karrierës". Ky historian fokusohet më shumë se kushdo biograf tjetër tek Hitleri si njeri. Ai analizon aftësinë e tij për vetëinskenime, për të kuptuar ngjitjen enigmatike të diktatorit.

Hitleri si njeri
Hitleri deri më sot është rrethuar nga një mjegullnajë mitesh dhe legjendash, për ngritjen e të cilave, vetë diktatori ka dhënë kontributin më të mirë. Që ai u rrit në një familje me probleme ekonomike - është gënjeshtër. Familja e Hitlerit parë me hollësi futej tek shtresa e mesme me të ardhura të mira. Një manovër tjetër e qëllimshme: Jeta asketike e "Führer-it" - "Udhëheqësit" dhe kancelarit që nuk kishte nevojë për të mira materiale. Por Hitleri gjithmonë linte t'i bëheshin kostumet me porosi, ai adhuronte makinat e shtrenjta dhe i mblidhte të gjitha fitimet nga shitja e librit të tij, "Mein Kampf".

Veçanërisht i suksesshëm, Hitleri ishte me idenë e përhapur, se ai nuk ka jetë private, sepse të gjithë fuqinë dhe jetën e tij e kishte vënë në shërbim të popullit gjerman. Edhe kësaj legjende i futet më thellë historiani, Volker Ullrich. "Jeta e Hitlerit ishte shumë më e pasur se sa kanë menduar bashkëkohësit tij dhe më vonë disa historianë." Hitleri kishte krijuar një rreth shumë familjar në rezidencën e Obersalcbergut, një rreth ky mjaft i përzgjedhur i miqve dhe mbështetësve politikë. Hitleri bënte shëtitje me ta, shikonte së bashku filma, ministri i Propagandës, (Goebbels i dhuroi vërtet Hitlerit për krishtlindje të vitin 1937 serinë e filmave Mickeymaus). E dashura e Hitlerit, Eva Braun sillej pak a shumë në rolin e zonjës së kështjellës.

Njeriu si demagog

Për historianin Volker Ullrich thelbi i talenteve të Hitlerit qëndron tek aftësia e tij retorike dhe akoriale. Ullrich ndryshe nga mendimi i përhapur, nuk e sheh Hitlerin si një piktor të dështuar. Si piktor dhe arkitekt, Hitleri ishte si çdo profesionist i zakonshëm, por talenti i tij qëndronte pikërisht në fushën politike: "Në aftësinë e tij taktike, talentin për të kapur shpejt situatat dhe për t'i përdorur ato, Hitleri i linte pas të gjithë konkurrentët në partinë e tij, por edhe në partitë e tjera."
Një vështrim në personalitetin e tij mund të ndihmojë të kuptohet karriera si politikan. Hitleri zotëronte aftësinë e bërjes për vete të qëndrimeve nga më të ndryshmet, dhe si një aktor të hynte menjëherë në një rol të ri, sipas situatës. Kur bëhej fjalë për të përfituar zemrën e atyre që ishin të rezervuar, ai luante me kartën e simpatisë, madje mund të lëshonte lotët me sustë. Ai fitonte si zemrat e veteranëve të luftës, ashtu edhe të zonjave të fisnikërisë gjermane, krerëve të ekonomisë. Për të gjithë Hitleri kishte gati recetën e duhur. Pamja e jashtme e tij ishte vërtet e zakonshme, por në tribunën politike ai dinte të shndërrohej në një demagog të atillë, "siç nuk e ka njohur kurrë historia gjermane", thotë biografi Ullrich.

Nuk është biografia e parë për Hitlerin

Kush shkruan një biografi për Hitlerin duhet së pari ta legjitimojë këtë: Kemi nevojë vërtet një biografi të re për Hitlerin? Nuk është thënë gjithçka për të? Sipas historianit Volker Ullrich biografitë e mëparshme më të përmendurat, si ajo e gazetarit dhe historianit, Joachim Fest (1973) dhe e historianit britanik (Ian Kershaw (1998, 2000) nuk përqendrohen mjaft në personalitetin e Hitlerit, por në aspekte të tjera si në strukturën shoqërore gjermane (Ian Kershaw) apo në përqendrimin tek dëshmitë e ministrit të Armatimit të Hitlerit, Albert Speer (Joachim Fest).

Volker UIlrich është mbështetur në zbulime të reja të arkivave gjermane. "Interesante për mua ishte kur kuptova se ka ende gjëra për të zbuluar, megjithëse jeta e Hitlerit bën pjesë ndër subjektet më të trajtuara të studiuesve." Megjithatë vështrimi më nga afër i Hitlerit si njeri nuk e bën këtë diktator aspak më njerëzor.



Sekretet e nazizmit






Hierarke me manine e te fshehtes. Teori fantastike mbi civilizime dhe pushtete te humbura. Keto jane komponentet me pak te njohur te Raihut te Trete.

Ceremoni naten me te gjate te vitit me 22 dhjetor, rite magjike, kerkime te civilizimeve te humbura, jane te shumta legjendat e erreta qe kane lindur vazhdimisht mbi Hitletin dhe nazizmin.

Fillohet nga bindjet se Fyhreri ishte i poseduar nga djalli, e deri tek besimi se ai kishte pasur lidhje me jashtetokesoret. Interesi i disa hierarkeve per objekte “magjike” ka frymezuar filma si “Predatoret e arkes se humbur”. Por sa te verteta ka mbi lidhjet mes nazizmit dhe magjise?

Urdheri i Zi

Kulte te gjermaneve antike, ceremonite secrete dhe ritualet hyjnore ne te vertete nuk kane munguar.

Por pothuaj te gjitha manifestimet e okultizmit nazist jane merite e nje njeriu te vetem: Henrik Himler, komandanti euforik i SS-ve, shume i dhene pas teorive te magjive dhe historive fantastike.

“Himler ishte i bindur se ishte misherimi i mbretit gjerman Enrik”, shpjegon politologu Xhorxho Gali, autor i librit “Hitleri dhe nazizmi magjik”. “Donte te transformonte eliten e trupave te tij SS, ne nje Urdher te ri te Tempullareve”.

Per kete arsye zgjodhi keshtjellen e Vevelsburgut duke u nisur nga perimetri ne formen e majes se shigjetes, per ta kthyer ne nje qender te shenjte ku te perqendronte eliten e SS-ve.

Ketu, “luftetareve ariane” u mesohej perdorimi i nje shkrimi magjik i perdorur ne veri te Evropes: simboli i zgjedhur per SS-te ishte pikerisht simboli qe perfaqesonte fitoren (nje “S” e stilizuar).

Ne Vevelsburg zhvilloheshin ceremoni te frymezuara nga kultet e gjermaneve. Gjate nates me te shkurter te vitit, solsticit te veres, SS-te i dedikonin festime ne pyll, Odinit, zotit te luftes.

Gjate solsticit te dimrit, perseritej ceremonia e “ajrit mbytes”, e frymezuar nga rituale tibetiane: 12 zyrtare SS, digjnin flamuj antike te gjakosur dhe nga tymi nxirrnin parashikime dhe parandjenja.

Fe e re
Ne oborrin e Himlerit silleshin shpesh magjistare. Si per shembull keshilltari i tij Karl Maria Eiligut, qe thoshte se kishte nje memorie pre antike dhe se mbante mend jetet e tij te shkuara si udheheqes gjerman. “Himler u besonte me tere mend ketyre teorive”, thone studiuesit.

Po Hitleri?

“Ishte i magjepsur nga keto tema. Por mbi te gjitha donte t’i perdorte ne politike. Duke lene Himlerin te vepronte, synonte te krijonte nje fe naziste dhe ariane, neopagane, me mite dhe rituale te reja, qe do te zevendesonte fete e tjera tradicionale”.

Kerkimi i Graal-it

Himler, nderkohe nisi iniziativa nga me te pabesueshmet: qe nga kerkimi i objekteve magjike e deri dhe te qyteterimeve antike.

I tille ishte per shembull misioni per te gjetur gjurme te Graal-it, simbol mistik kristian (ndoshta kupa ku u mblodh gjaku i Krishtit). Kerkimi i Graalit nga nazistet mundesoi dhe krijimin e nje “legjende te zeze”.

Ka frymezuar madje dhe nje film, “Indiana Xhons dhe kryqezata e fundit”.

Edhe ne kete rast, iniciativa ishte e Himlerit qe mbeshteti kerkimet e nje arkeologu te apsaionuar pas botes se te fshehtave dhe magjive, Otto Rahn. Anetar i SS-ve, Rahn e kerkonte Graal-in ne jug te Frances.

Sipas teorise se tij Tempullaret e kishin gjetur ne Token e Shenjte dhe sjelle ketu.

Zoteruesit dhe mbrojtesit e fundit te Graalit, sipas tij, kishin qene kataret, heretike te ndjekur nga kasha. Rahn eksploroi fortesen e tyre te fundit, keshtjellen e Montsegur.

“Kerkonte thesaret e tyre dhe Graalin, por legjenda qe lidh kataret me Graalin, kishte filluar te qarkullonte vetem gjate viteve ‘900. Himler qe interesohej per te gjitha teorite dhe historite fantastike, u dha shume edhe pas teorive te Rahn-it”, shpjegon Introvinje.

Qellimi perfundimtar? “Te nxirrte kataret, te persekutuar nga kisha romake, si mbrojtes te kristianizmit autentik, simbol i te cilit ishte Graali.

Nje kristianizem arian, trashegimtare te te cilit ishin nazistet”, thote Gali. “Nga keto kerkime, u nis te flitej pas luftes”, vazhdon Introvinji. Keshtu u krijuan historira plot fantazi.

Per shembull, me kerkimin e Graalit u lidh edhe tragjedia e Oradour-sur-Glaine, ne France, ku SS-te kontrolluan te gjitha shtepite dhe vrane 642 banore.

Ishte nje raprezalje mizore, qe ne te vertete ishte nje pergjigje ndaj aksioneve te partizaneve. Por zgjedhja e ketij fshati si objektiv hakmarrjeje ka bere qe te hidhet hipoteza se SS-te ishin ne kerkim te Graalit.

Qytete te varrosura

Nga ana tjeter eshte e vertete se emisaret e Rajhut kishin shkuar deri dhe ne majat me te larta te Tibetit, apo shkretetiren e Gobit. Pas ketyre ekspeditave serish qendronte Himler. Po kerkohej origjina e races ariane.

Ne vitin 1934, Himler kontaktoi studiuesin Sven Hedin, i cili udhehoqi nje mission ne shkretetiren e Gobit (Mongoli), per te kerkuar gjurme te civilizimeve te lashta ariane.

Ne vitin 1938, studiuesi Ernst Schafer mberriti ne Tibet dhe ekzaminoi indigjenet duke kerkuar tipare te races antike ariane, si dhe mblodhi nje sere legjendash te asaj zone.

Himler dhe ndjekesit e tij besonin se ne orient kishte dhe me teper se kaq: mbreteri te nendheshme te populluar nga “mjeshter te panjohur” qe zoteronin fuqi te jashtezakonshme.

Teorite mbi keto qendra ishin te perhapura ne ate kohe. Personazhe te ndryshme (si parashikuesja Helena Blavatskij), duke perzier tradita budiste dhe teori te pabesueshme fantastike, flisnin per vende si Shamballah, ne shkretetiren e Gobit, ku jetonin mjeshtera te races ariane.

Apo Agarthi, mbreteria e nendheshme e fshehur nen Himalaje, ku qeveriste mbreti i botes. “Nazistet perreth Himlerit, ishin te bindur se ekzistonin keto mbreteri dhe keta mjeshtera te panjohur.

Dhe se mbreti i botes ishte arian”, thote Introvinje. Himler krijoi dhe Ahnenerbe, nje seksion i SS-ve per te bere kerkime mbi prehistorine e arianeve.

E djathta e fshehur

A u besonte ketyre teorive Adolf Hitleri? Pa dyshim ishte formuar ne grupet e te djathtes austriake dhe gjermane te kohes te gllaberuar nga ezoterizmi.

“Ishte i interesuar per magjine dhe boten e te fshehtes, por nuk ka prova qe te flasin se besonte ne ekzistencen e fuqive paranormale te humbura. Ishte me shume i bindur se kishte nje te ardhme te vecante personale: te shkepuste Gjermanine nga erresira”, shpjegon Gali.

“Ne formimin e tij fillestar, i nxjerre me pas ne plan te dyte, ishte i forte ndikimi i ambjenteve qe perzinin ezoterizmin, magjine, racizmin dhe antisemitizmin.”

Disa anetare te partise naziste rridhnin pikerisht nga nje shoqeri e ushqyer vazhdimisht nga keto diktrina: Thule. Virgjili fliste per “Thulen e fundit” per te treguar token e ekstremit verior.

Per themeluesin e kesaj shoqerie, qe u krijua ne vitin 1918, Rudolf von Sebottendorf, Thule e fundit ishte Islanda, ku mendohej se ishin strehuar gjermant e fundit anetare te races superiore qe kishte dominuar boten.

Nga Tibeti ne Islande, nazistet nuk kishin ide te qarta se ku t’i kerkonin paraardhesit e tyre ariane?

Sebottendorf u fliste anetareve te Thules per zotera me “gjak gjerman” dhe per “armikun e pafalshem Xhude”. Thule ne fakt rridhte nga nje shoqeri sekrete anti-Semite, i quajtur Urdheri i Gjermaneve.

Anetaret merrni pjese ne rituale duke veshur tunika te bardha dhe helmeta. Objektivi ishte te luftoheshin hebrenjte.

Nazistet e oreve te para ishin pikerisht anetare te shoqerise Thule, si dhe shume eksponente te partise DAP, Deutsche Arbeiterpartei, themeluar ne vitin 1919, ne te cilen hyri dhe Hitleri e qe me pas u shnderrua ne partine naziste ne vitet ’20.

Hitleri vendosi dhe simbolin e partise se re: kryqin e thyer, qe ishte simboli i Thules. “Hitleri ishte prane shoqerise, por nuk ishte anetar”, thote Gali. “Por ne Thule bente pjese Rudolf Hess, delfini i Hitlerit”.

Teper i afert me Hitlerin qe ne fillim, Hess ishte fanatik i botes se magjirave, i bindur se bente pjese ne rrethin e iniciatoreve.

Jo te gjithe u besojne

Duhet, megjithate, kujtuar se ketyre manive nuk u iu bashkangjiten disa persona kyc te Rajhut. “Perkundrazi, hierarket e tjere ishin skeptike”, sakteson Introvinje.

Si per shembull mareshalli Hermann Goering, asistent i Hitlerit, Martin Bormann dhe ministri i propagandes Joseph Goebbels.

Ne ditaret e tij ai shprehet keshtu per Hess-in: “Nje i luajtur si ai ishte zevendesi i Fyhrerit. Letrat e tij jane te mbushura me teori magjish dhe te fshehtash qe mezi pertypen”.

Per Goebbels, astrologjia dhe ceremonite “gjermanike” ishin te vlefshme vetem si propagande.




A VDIQ ME TE VERTETE ADOLF HITLERI ?


Me kujtohet te kem degjuar ne vitin 1950 disa pershperitje per faktin qe Hitleri kishte arritur te shpetonte duke ikur ne nje baze sekrete Naziste ne Polin e Jugut. Ne vitin 1952, Dwight D.Eisenhower ka thene: "Ne nuk kemi qene ne gjendje te zbulojme as evidencen me te vogel qe provon vdekjen e Hitlerit. Shume njerez besojne se Hitleri u arratis nga Berlini."

Ne konferencen e Potsdamit ne vitin 1945 kur Presidenti Harri Truman pyeti Stalinin nese Hitleri kishte vdekur apo jo, mori kete pergjigje te prere prej ti: "JO".

Ushtaraku me i larte i Stalinit, marshalli Gregory Zhukov, trupat e te cilit pushtuan Berlinin, mbas nje hetimi te detajuar deklaroi ne menyre decizive ne vitin 1945: "Nuk kemi gjetur asnje trup qe te jete i Hitlerit."

Me duhet te bej nje paranteze te vogel ketu. Ne lidhje me Bashkimin Sovjetik shume pak veta arrijne te kujtojne faktin qe Stalini ka qene pergjegjes per vrasjen e 6 milion cifuteve ne BRSS gjate periudhes se Luftes se Dyte Boterore. Hitleri vrau rreth 10 milion, 6 milion neper kampet e shfarosjes dhe 4 milion te tjere jashte kampeve ose gjate betejave.

Pra si total gjate Luftes se Dyte Boterore jane vrare 16 milion cifute. Numri i sakte vazhdon te diskutohet edhe sot e kesaj dite. Nje gje me rendesi qe duhet patur parasysh eshte fakti qe Vladimir Ilic Lenin, revolucionari komunist i cili udhehoqi sulmin bolshevik, i mbeshtetur nga Rockefellers, ndaj Rusise Cariste, ka qene nje agjent i Qeverise Gjermane nga ku u cua me tren ne Rusi per te drejtuar revolucionin bolshevik te mbeshtetur fuqimisht nga Bavarezet. Pra ne te vertete kush punon per ke?

Shefi i Keshillit Gjykues te SHBA-se ne Nuremberg, Thomas J.Dodd ka thene: "Askush nuk mund te thote se ai ka vdekur."

Gjeneral Majori Floyd Parks i cili ka qene drejtuesi i trupave amerikane ne sektorin e Berlinit eshte shprehur ne publikimet e tij se ka qene i pranishem kur marshalli Zhukov ka pershkruar hyrjen ne Berlin dhe shton qe ai besonte se Hitleri kishte arritur te ikte. NenGjenerali Bedell Smith, shefi i stafit te Gjeneralit Eisenhower gjate luftes ne Europe dhe me pas drejtor i CIA-s ka deklaruar publikisht ne 12 Tetor 1945 se: "Asnje qenie njerezore nuk mund te thote ne menyre konkluzive qe Hitleri ka vdekur."

Koloneli W.J.Heimlich, ish shefi i inteligjences se SHBA-se ne Berlin ka deklaruar per shtypin se ai ka qene i ngarkuar per te determinuar se cfare ndodhi me Hitlerin dhe mbas nje hetimi te detajuar shprehet ne raportin e tij: "Nuk kishte asnje evidence qe te vertetonte vetvrasjen e Hitlerit." Ai shton me pas: "Duke u bazuar ne evidencat aktuale, asnje kompani sigurimesh ne Amerike sdo paguaje ndonje kerkese per demshperblim per vdekjen e Adolf Hitlerit."

Gjykatesi i Nurembergut Michael Mussmanno ne librin e tij "10 dite per te vdekur" ka shkruar: "Rusia duhet te pranoje fajin qe Hitleri nuk vdiq ne Majini e 1945." Sidoqofte Mussmanno shton se ai ka intervistuar kamarierin personal te Hitlerit, sherbetorin e tij personal, shoferin personal, dy sekretaret, pilote, gjeneralet e larte ushtarake etj dhe te gjithe njezeri ne menyre identike deklaruan qe Hitleri kreu vetvrasje.

Ai thote se deshmitaret nuk jane takuar me njeri tjetrin por theniet e tyre perputhen ne menyre perfekte. Pra historia ne aparence tingellon bindese deri ne momentin qe ju vini trurin tuaj ne pune dhe mendoni qe e gjithe deklarata mund te jete e mesuar permendesh nga keta njerez qe i faleshin Hitlerit sikur te ishte perendi. A perputhen ndonjehere ne menyre kaq perfekte deshmitaret ne realitet?

Ish Sekretari i Shtetit Jimmy Byrnes ne librin e tij "Te flasesh qarte" ka shkruar: Kur ndodhesha ne Potsdam ne Konferencen e Kater Fuqive te Medhaja, Stalini la vendin e tij, me afrohet dhe troket goten e pijes me timen ne menyre shume miqesore. Perfitoj nga rasti dhe i drejtohem: "Marshall Stalin, kush eshte teoria juaj per vdekjen e Hitlerit? Stalini me pergjigjet pa u menduar fare: "Ai nuk ka vdekur. Eshte arratisur ne Spanje ose Argjentine."

Ende kam ne duar nje numer te revistes E Verteta e Plote e shtatorit te vitit 1948 qe hapet me titullin e madh HITLERI KA VDEKUR APO ESHTE GJALLE? dhe nentitulli vazhdon 'Ketu jane konkluzionet e permbledhura te nje hetimi 3 vjecar se bashku me arsyet pse mendohet qe Hitleri mund te jete i gjalle dhe ne menyre sekrete ka pergatitur mashtrimin me te madh te te gjithe historise.'

Nje tjeter artikull i Nendorit 1949 hapet me kete titull duke ju referuar nje fakti historik: "Nazistet u futen nendhe, 6 Maj 1943 !" dhe detaje te nje mbledhje te bere ne rezidencen e Krupp von Bohlen-Halbach, kreu i I.G. Farben etj ku ata planifikuan detajet per "Luften e Trete Boterore."

Nje tjeter artikull i gushtit 1952, i titulluar HITLERI NUK VDIQ kishte kete nentitull: "Vevrasja e sajuar e Adolf Hitkerit ne bunkerin e Berlinit tani eshte zbuluar dhe paraqet mashtrimin me te madh ne histori! Evidenca qe mbeshtesin kete fakt kane dale ne drite dhe tregojne qe Hitleri nuk ka vdekur---ketu eshte nje evidence e re qe tregon se Hitleri eshte akoma i gjalle dhe drejton Nazistet ne bazat e tyre nentokesore !"

Ne numrin e qershorit 1952, E Verteta e Plote ka perseri nje kryetitull: HITLERI MUND TE JETE ENDE I GJALLE ! Artikulli thote: Disa fakte te reja kane dale ne drite kohet e fundit. Eshte raportuar se ne vitin 1940 Nazistet filluan te transportojne nje sasi shume te madhe makinerish si traktora, avione, makina transporti, makina germuese dhe shume e shume lloje te tjera, ne RAJONET E POLIT TE JUGUT dhe qe per kater vitet qe vijuan tekniket Naziste ndertuan ne nje kontinet pothuajse te panjohur fare, Antarkita, SHANGRILEN e Fuhrerit, nje Berchtesgaden te ri."

Raporti flet per punen e bere, sesi u germua faqa e tere e nje mali ku u ndertua nje vendstrehim komplet i kamufluar. Kontinenti i zbuluar kohet e fundit eshte me i madh se Europa ne nje distance prej 5600 miljesh nga Afrika, 1900 milje nga pika me jugore e Amerikes se Jugut dhe 4800 milje nga Australia.

Nuk eshte thjeshte nje siperfaqe e mbuluar nga akulli por nje kontinet i vertete me rrafshnalta, lugina, maja malesh qe arrijne deri ne 15 mije kembe. Temperaturat e brendeshme jane rreth zeros ne vere ndersa ne dimer asnjehere nuk zbresin me shume se -20 apo -30 grdae celcius. Me pak fjale nuk eshte dhe aq ftohte, madje me pak sesa ne disa zona te North Dakotas apo Kanadase dhe sidomos nentoke ku temperatura natyrale duhet te jete 10-12 grade celcius, ndonese ne siperfaqe mund te kete akull dhe debore."

Disa gazeta dhe revista pariziane, ne te njejten kohe botuan disa artikuj me tema te perbashketa qe lidheshin me vendstrehimin e fshehte te Hitlerit ne Polin e Jugut. Admirali Doenitz deklaroi ne vitin 1943 se flota e nendetesve gjermane ka arritur te ndertoje nje parajse tokesore, nje fortese te pathyeshme per Fuhrerin e saj, ne ndonje pjese te botes. Shkrimet nuk specifikonin vendndodhjen e sakte.

Njera nga keto gazeta shton dhe informacionin tjeter qe inxhinjeret Naziste ne vitin 1940 kishin filluar ndertimin e ndertesave te cilat mund te duronin temperatura edhe -60 grade celcius. Ka patur te dhena shume te forta ne perfundim te luftes qe Hitleri arriti te ikte ne Polin e Jugut. Edhe sot e kesaj dite shume njerez e kane te pamundur te pranojne dhe besojne evidencat apo vete idene qe Hitleri i ka mbijetuar luftes. Per shume prej tyre kjo ide eshte shume shqetesuese!

Ka shume prova qe amerikanet dhe ruset genjyen per ate qe i ndodhi Hitlerit dhe ka po ashtu shume te dhena qe ai iku ne Antarktite. Ka shume provaqe tregojne per nje grup te madh nazistesh qe u larguan per ne Argjentine. Si mendoni ju? Pse Admirali Byrd drejtoi *pushtimin e Antarktites* dhe pse cdo gje u ruajt dhe mbulua nga nje sekret ekstrem?

Ne vitin 1981 Donald McKale shkruan: "Hitleri: Miti i Mbijeteses." duke dhene te qarte se cfare pyetjesh do permbante libri i tij ku si hyrje thuhet: "Ne kete liber nje historian shume i spikatur, ekzaminon misterin me te madh dhe absorbues te mbasluftes duke dhene detaje se cfare mund tekete ndodhur dhe se ku te con misteri. Bindja absoulte per ate qe mund te kete ndodhur me te vertete, vazhdon te na mundoje sot e kesaj dite."

Edhe kohet e fundit ka patur disa emisione te ndryshme televizive te cilat pretendojne se do shpalosin variantin perfundimtar se cfare ka ndodhur me Hitlerin dhe si perfundim perseri nuk i japin dot pergjigje te plote pyetjes se cfare ndodhi me Fuhrerin. Nje program i tille i titulluar Cfare Ndodhi me te Vertete me Adolf Hitler mbas nje numri te madh historishe hetuese perfundoi duke thene se ne vazhdim te ekzistences se Glasnost dhe aksesit te mundshem neper dosjet e Rusise, dokumentat qe lidhen me Hitlerin vazhdojne te mbeten nga dokumentat me sekrete te arkivit rus.

Gazeta "Ditari i Illustruar" i Santiagos, Kili ne 18 janar te vitit 1948 ne nje numer te saj shkruante: "Ne 30 prill 1945 Berlini ishte duke u shperbere por pak nga kjo shperberje ishte evidente ne aeroportin Templehof. Ne oren 4.15 pm nje avion JU52 ulet ne piste dhe nga ai dalin trupa SS te ardhura direkt nga Rechlin per te mbrojtur Berlinin. Ata nuk ishin me shume se 18 vjec ne moshe. Mitraljeri i ketij avioni ishte nje inxhinjer i quajtur B... te cilin e kisha njohur prej disa vitesh dhe nga i cili mu keshillua qe te evitoja sherbimin ushtarak.

Ai insistonte te largohej nga Berlini sa me shpejte te ishte e mundur. Gjate kohes qe furnizohej me karburant, radio operatori i avionit i ben shenje me berryl ne ije dhe i thote te shikoje drejt nje vendi te caktuar. Ne nje distance prej 100-120 metrash ai pa nje avion Messerschmitt Jet Model 332 dhe ajo qe pa tjeter sebashku me mikun e tij slinte asnje vend per te dyshuar, duke qendruar perpara avionit ishte udheheqesi i tyre Adolf Hitler, i veshur me rroba ushtarake kamuflazhi dhe jepte e merrte me shenja me disa funksionare te larte te partise. Per me shume se dhjete minuta ata vezhguan ate skene dhe me pas, rreth ores 4.30 u larguan ne fluturim perseri. Te njejten mbremje rreth 7 ore me pas ata u shtangen kur degjuan lajmet ushtarake per vetvrasjen e Hitlerit.

Ne nje trasmetim te nje korporate media kanadeze te titulluar "Ashtu sic ndodh" qe daton 17 shtatorin e vitit 1974, profesori Ryder Saguenay, nje kirurg dentist i Fakultetit te Stomatologjise ne Universitetin e Californise tha se Hitleri kishte urdheruar largimin nga Berlini te nje avioni special ne nje drejtim te pacaktuar, ku ishin ngarkuar te gjitha rekordet mjekesore dhe ato dentare, sidomos radiografite dhe radioskopite e Hitlerit dhe te Nazisteve me te larte. Ai shton se rekordi dentar qe u perdor per te identifikuar trupin e Hitlerit, ishte vizatuar nga kujtesa prej nje asistenti dentist i cili u zhduk menjehere dhe nuk u gjet me kurre.

Nje editorial i gazetes Zig-Zag, Santiago, Kili e 16 janarit te vitit 1948 thote se ne 30 prill 1495, kapiteni i forcave ajrore Peter Baumgart mori ne avionin e tij, Hitlerin bashke me gruan Eva Braun si dhe disa nga miqte e tyre me besnike dhe u nisen nga aeroporti i Tempelhof dhe zbriten ne aeroportin Tondern, Danimarke e cila vazhdonte te ishte e kontrolluar nga nazistet. nga Tondern ata moren nje tjeter avion dhe shkuan ne Kristiansund ne Norvegji (edhe kjo e kontrolluar nga gjermanet). Qe prej aty ata u transportuan ne nje nendetese te shoqeruar nga nje numer i madh te tillash.

Shkrimtari gjerman Mattern ne referim te temes sone ka thene se admirali Doenitz i eshte drejtuar nje klase marinaresh te sapo diplomuar ne Kiel, 1944 me keto fjale: Marina Gjermane ka ende nje rrol te madh per te luajtur ne te ardhmen. Marina Gjermane njeh cdo vend te fshehte ku mund te coje dhe ruaje Fuhrerin e saj nese do linde nevoja...

Vetem disa jave me pare, nje grup studiuesish francez qe arriten te aksesojne disa nga raportet e mjekeve ligjore rus mbi vdekjen e Hitlerit, konfirmojne te pergjitshmen qe trupi ska qene i tij. Jo vetem qe rekordet dentare nuk perputheshin aspak me ato te Hitlerit por edhe nje fakt tjeter. Trupi i gjetur ne Bunkerin e Berlinit kishte vetem nje testikul. Askush nga mjeket personal apo rekordet mjekesore te Hitlerit nuk e permend kete fakt.B revista Klan
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Një biografi e re për Hitlerin

Adolf Hitler – kancelar gjerman, i lindur në Austri, i cili e ka shkaktuar Luftën e dytë botërore, në të cilën janë vrarë disa dhjetra miliona njerëz anembanë Evropës.

Shkurt, kjo është ajo që të gjithë e dimë për prijësin famëkeq nacist.

Por, ekzistojnë shumë “të dhëna pikante dhe fakte të çuditshme, të cilat ndoshta nuk i dini për njeriun më famëkeq në histori. InfoGlobi ua sjell disa prej tyre.

1. Në rini ka qenë i dashuruar në një hebreje, e cila është quajtur Stefanie Isak. Kurrë nuk ka marrë guxin t’i thotë çkadoqoftë. Ka pasur fantazi mbi atë që ta kidnapojë, madje edhe të bëjë vetëvrasje bashkë me të, gjë që ngjet me sjelljen e tij.

2. Fyhreri ka pasur një formë ekstreme të gastritit, shkaku i të cilës shpesh ka “lëshuar gazra”.

3. Që t’ia dalë të “ngrohë” damën e tij, Hitleri ia ka injektuar vetes spermën e demit.

4. Hitleri ka qenë shumë i interesuar për mbesën e tij, Geli Raubal, sigurisht seksualisht. Ka kaluar shumë kohë me të dhe i ka thënë se i kanë tejkaluar “marrëdhëniet farefisnore”.

5. Hitleri e k pasur djalë motre William Patrick Hitlerin, i cili ka luftuar kundër tij në anën e ushtrisë amerikane. Patricku madje ka punuar edhe për Adolfin disa vite, gjë që e shpjegon pse ka ndërruar anë.

6. Nipi i gruas e cila e ka ndërtuar bunkerin e Hitelrit, më vonë e ka ngritur edhe bunkerin e Sadam Huseinit.

7. Hitleri i ka mbijetuar 42 atentate, ndërsa në fund ka vendosur të vetëvritet.

8. Hitleri ka pasur vetëm një testis. Tjetrin e ka humbur në luftime gjatë luftës së parë botërore.

9. Ka qenë vegjetarian. Nuk ka pi alkool, as duhan.

10. është çregjistruar nga shkoll e mesme, se ka dashur të bëhet artist.

11. Kur ka qenë djalosh, ka pasur dëshirë të jetë prift, sepse një i tillë e ka shpëtuar në moshën katërvjeçarë që të mos ngrihet në liqe.

12. Plani i tij për Rusinë ka qenë që tërë Moskën ta shndërrojë në liqe.

13. Ka hëngër një kilogram çokoladë në ditë.

14. Hitleri ka marrë rreth 80 lloje të ndryshme droge në ditë. Njëra prej tyre, pervitina, në të vërtetë është metamfetaminë Adolf Hitler – kancelar gjerman, i lindur në Austri, i cili e ka shkaktuar Luftën e dytë botërore, në të cilën janë vrarë disa dhjetra miliona njerëz anembanë Evropës.

Shkurt, kjo është ajo që të gjithë e dimë për prijësin famëkeq nacist.

Por, ekzistojnë shumë “të dhëna pikante dhe fakte të çuditshme, të cilat ndoshta nuk i dini për njeriun më famëkeq në histori. InfoGlobi ua sjell disa prej tyre.

1. Në rini ka qenë i dashuruar në një hebreje, e cila është quajtur Stefanie Isak. Kurrë nuk ka marrë guxin t’i thotë çkadoqoftë. Ka pasur fantazi mbi atë që ta kidnapojë, madje edhe të bëjë vetëvrasje bashkë me të, gjë që ngjet me sjelljen e tij.

2. Fyhreri ka pasur një formë ekstreme të gastritit, shkaku i të cilës shpesh ka “lëshuar gazra”.

3. Që t’ia dalë të “ngrohë” damën e tij, Hitleri ia ka injektuar vetes spermën e demit.

4. Hitleri ka qenë shumë i interesuar për mbesën e tij, Geli Raubal, sigurisht seksualisht. Ka kaluar shumë kohë me të dhe i ka thënë se i kanë tejkaluar “marrëdhëniet farefisnore”.

5. Hitleri e k pasur djalë motre William Patrick Hitlerin, i cili ka luftuar kundër tij në anën e ushtrisë amerikane. Patricku madje ka punuar edhe për Adolfin disa vite, gjë që e shpjegon pse ka ndërruar anë.

6. Nipi i gruas e cila e ka ndërtuar bunkerin e Hitelrit, më vonë e ka ngritur edhe bunkerin e Sadam Huseinit.

7. Hitleri i ka mbijetuar 42 atentate, ndërsa në fund ka vendosur të vetëvritet.

8. Hitleri ka pasur vetëm një testis. Tjetrin e ka humbur në luftime gjatë luftës së parë botërore.

9. Ka qenë vegjetarian. Nuk ka pi alkool, as duhan.

10. është çregjistruar nga shkoll e mesme, se ka dashur të bëhet artist.

11. Kur ka qenë djalosh, ka pasur dëshirë të jetë prift, sepse një i tillë e ka shpëtuar në moshën katërvjeçarë që të mos ngrihet në liqe.

12. Plani i tij për Rusinë ka qenë që tërë Moskën ta shndërrojë në liqe.

13. Ka hëngër një kilogram çokoladë në ditë.

14. Hitleri ka marrë rreth 80 lloje të ndryshme droge në ditë. Njëra prej tyre, pervitina, në të vërtetë është metamfetaminë InfoGlobi
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Një biografi e re për Hitlerin

Pse Hitleri u vu në kërkim të Gralit të Shenjtë?Duhet të jetë krijimi i një feje të re botërore – me Hitlerin si shpëtimtar dhe Gralin e Shenjtë si simbol. Simboli i një rendi të ri arian. Forcë mitike, fuqi dhe pavdekësi – këtë premton legjenda për ata që gjejnë Gralin e Shenjtë. Thuhet se përmban gjakun e Krishtit, që e derdhi kur vdiq në kryq.

Seriozisht e kishin? Hitleri si Mesia? ثshtë e pabesueshme, por pikërisht këtë shpresonin disa nazistë dhe kjo është arsyeja përse zyrtarë të lartë të Rajhut të Tretë pajtuan specialistin e Gralit, Otto Rahn, që të ndihmonte për kërkimet.

Rahni zbulon disa shpella në Rennes-le-Chateau në jug të Francës, ku një prift pretendon se ka gjetur Gralin e Shenjtë. Por në vitin 1939, përpara se Rahni të gjejë më shumë, ai vdes në rrethana misterioze.

Nazistët vazhdojnë kërkimet. Aq të bindur janë se do të gjejnë Gralin, saqë bëjnë plane për ngritjen e një kështjelle ku ta vendosin – Vevelsburg planifikohet të restaurohet dhe do të bëhej kompleksi më i madh i kështjellave në Europë.

ثshtë një sipërmarrje gjigante dhe HItleri i jep udhëheqësit të SS, Heinrich Himmlerit mbështetje të madhe financiare për ta bërë pallatin, “Qendër të Botës”. Modeli i Hitlerit është Kisha Katolike, fuqia dhe ndikimi i të cilës e ka magjepsur prej një kohe të gjatë.

Ai e sheh Vevelsburgun si Vatikanin e SS-ëve dhe përfshin një tempull për Gralin e Shenjtë. Ndërkohë, kërkimi vazhdon.

Për shumë historianë sot, kërkimi i Hitlerit për Gralin ishte vetëm një mashtrim.

Për regjimin nazist do të kish qenë goditja finale e propagandës për t’i paraqitur botës Gralin e Shenjtë – qoftë nëse ishte i vërtetë, qoftë i rremë.

Shumica besojnë se Hitleri ishte i interesuar jo në vetë Gralin, por në idenë që ai përfaqësonte.

Ai donte ta ri-interpretonte legjendën si një instrument pushteti që do i jepte atij statusin e legjendës së pavdekshme.

Në fund, gjithë sa mbeti nga i vetëshpalluri Mesia ishte një kufomë në bunkerin e tij në Berlin. Dhe sot, Grali i Shenjtë mbetet ashtu si ka qenë gjithmonë – një legjendë. /Bota.al/
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Një biografi e re për Hitlerin

Adolf Hitleri: Shqiptarët janë trima dhe fisnikë!

Lideri nazist i Gjermanisë, shqiptarët i konsideronte për “racë të pastër ariane”, për “trima dhe fisnikë”, kurse Shqipërinë e cilësonte “vend të vogël romantik të Ballkanit”. Në shërbim të tij, ka qenë një agjent shqiptar, kurse në divizione ka patur shtatëmijë shqiptarë. Sipas disa shënimeve, thuhet se kryqi i thyer i Hitlerit, ishte simbol në Iliri dhe se ka përfaqësuar bashkimin e dy Z-ve, që do të thotë Zeusi – perëndi ilire. Më poshtë janë disa citate për shqiptarët, nga historianë dhe personalitete të kombësive të ndryshme.

Maurico Druon, sekretar i Akademisë frënge: “Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia. dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojes, të udhehequr nga Akili (në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)”.

Nikolla Jorga: “Populli shqiptar së bashku me baskët, janë më të vjetërit në Evropë”.

Maximilian Lambertz: “Historia e Vërtetë e njerëzimit do të jetë e shkruar, vetëm kur ajo do të shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve”.

Lamartini: “Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjve të të gjithë kohërave… Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit Skënderbeun, njerëz këta të së njejtës racë, të të njejtit gjak”.

M. Huacunthe Hecquard: “Në asnjë vend të botës femrat nuk janë më të respektuara dhe nuk ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme se shqiptaret dhe disa nëna shqiptare kanë përzënë prej shtëpisë bijtë e vet pasi ata ishin larguar nga fronti i luftës. Ato i kishin kthyer në fushën e betejës”.

Lord Bajroni: “Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një peizazh më të mrekullueshëm në botë… Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre”.

Henry Noel Brailsford: “…Shqiptari ‘primitiv’, në fakt është ‘Mbinjeriu’ për të cilin Nietzsche ëndërronte”.

Gjusepe Katapangu: “Atllantida e cila është zhdukur para 12.000 vjetësh, ishte tokë e Ilirëve (pellazgëve), të cilët shpëtuan nga përmbytja e Atlantidës dhe filluan civilizimet e reja në të gjitha kontinentet, sidomos në Evropë, Afrikë dhe Azi të vogël”!

Agostino Ribeco: “Te drejtat mijëvjeçare të shqiptarëve, etnografike dhe gjeografike, shtrihen prej kohërave të vjetra në Iliri, Maqedoni dhe Thesali”.

Braisllav Nusic: “Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat, dhe lumenjtë”.

Dushko H. Konstantinov: “Shqiptarët janë banorë më të vjetër të Gadishullit Ballkanik dhe pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve të vjetër, të cilët kishin ndërtuar shtetin më të fuqishëm në Ballkan”.

Edvin Jasques: “Ilirët ose shqiptarët, këta bijë të paeupur, ishin luftëtar të shqipes, trashëgimtarë të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Piros së Epirit…”.

Edvin Pears: “Shqiptarët janë pasardhës të racës më të vjetër të Gadishullit Ballkanik, gjegjësisht të racës arjane, duke e nxjerrë këtë fjalë nga dy rrënjët e fjalëve shqipe: Ar dhe Anë, që d.m.th. Njerëz të arit të pastër”.

Maks Myle: “Emrat e mjaft popujve të njohur rrjedhin nga fjala e vjetër shqipe ‘Ar’. Kjo vlen edhe për mjaftë vende të botës.”

Fanulla Papazogllu: “FV është njëra nga krahinat antike të Ballkanit ku popullata autoktone është ruajtur më së miri”.

Gos Xhen: “Origjina e shqiptarëve ngjitet deri te koha e pellazgëve dhe kanë origjinë parahelene”.

Gustav Majer: “Shqiptarët janë Ilir të rinj”.

Gjorgj Hahni: “Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve, ndërsa ilirët janë pasardhës të pellazgëve… Shqiptarët janë stërnipërit e Pellazgëve”.

Haki Pasha: “Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e merr lumi”.

Harold Whitehal: “Hieroglifet egjiptiane, të krijuara para 4.000 vjetësh kanë domethënie shqipe”.

Henri Braisford: “Në Maqedoni, vetëm shqiptarët janë popull autokton”

Johan Fon Han: “Shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja”.

Jovan Cvijiq: “Sllavët e jugut, pas ardhjes në Ballkan, aty gjetën shqiptarët, të cilët nën trysninë e tyre (sllavëve) u tërhoqën jugu dhe në vendet më malore, ku i hasim edhe sot”.

Konstandin Paparigopulos: “Vetëm shqiptaret konsiderohen si pasardhës të racës ilire”. /Standardi
 
Top