• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Një bark i sheshtë arrihet kështu

braziljania

Anëtar i Nderuar
Le ta pranojmë: kur barku është i sheshtë është i lëmuar dhe na bën të ndihemi sensuale dhe joshëse. Ta demonstrojmë atë atëherë, ka për të qenë një kënaqësi e vërtetë: është momenti magjik kur pantallonat përshtaten si një lëkurë e dytë dhe rrinë pak mbi kërthizë për të na lejuar t'ju tregojmë të gjithëve sesa të bukura jemi.

Por për të veshur llojet e ndryshme të veshjeve elegante duhet më parë të modelojmë trupin tonë. Dhe për të realizuar këtë duhen përdorur të gjitha mjetet që kemi në dispozicion, që nga ushqimi e deri tek gjimnastika, që nga kurat e ëmbla e deri tek masazhet. Atëherë mos humb kohë, por fillo të "punosh" me barkun.
ا'duhet të bëni? Dhurojini barkut momente të këndshme relaksimi, servojeni pjatën e duhur për të. Përkëdheleni me produktet që ia keni vënë syrin, por mos harroni ushtrimet që i japin ton. Ja disa djallëzi të vogla dhe të mëdha për të pasur barkun më të bukur. Zgjidh ato që bëjnë në rastin tënd.

Je e dobët, por shpesh e ke barkun e fryrë

Ndodh edhe me ato që nuk kanë probleme me peshën: një pamje e thatë e kompensuar nga barku. Nuk bëhet fjalë për "dhjam", por për ajër që mund të hiqet qafe me ushqime të pasura me fibra dhe me ndonjë truk të vogël.
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Titulli: Një bark i sheshtë arrihet kështu

Efekti balonë?

Ke masën trupore 40 dhe aktivizohesh lehtë në veprimtari. Vesh gjithmonë pantallona, mini top të modës së fundit, pra gjithçka elegante. Por ka edhe ditë kur barku yt fryhet. Ngrihesh nga tryeza me një ndjenjë peshe të rëndë dhe pse ke ngrënë duke pickuar tek-tuk. Në raste të tjera përkundrazi të kthehet koliti, dhimbjet e barkut dhe kapsllëku ose ndihesh shumë problematike dhe vrapon vazhdimisht në banjo. ثshtë për faj të stresit: nervozizëm, ankth, ndrydhje, inat. Nëse nuk e shfryen këtë stres mund të kalojë në aktivitetin e zorrëve. Kështu tretja ngadalësohet dhe ushqimet fermentohen në stomak dhe ai mbushet me ajër.

Ja ushqimet e duhura

Nëse je e dobët nuk ke nevojë të ulësh kaloritë. Por për të luftuar fryrjet e barkut duhet të kufizosh dhjamërat e kafshëve (mishit): janë të rëndë për t'u tretur, qëndrojnë gjatë në stomak, ngadalësojnë zbrazjen. Jepu shije pjatave me spec të kuq: në doza të vogla lehtëson tretjen. Rrit shtimin e fibrave të cilat favorizojnë transportimin brenda zorrëve, duhet të paktën 25-30 gram fibra në ditë. ثshtë ideale ta fillosh ditën me një tas me drithëra. Ha një kos në mëngjes dhe një në darkë: është i pasur me fermentues laktikë, e domosdoshme për të riekuilibruar formën bakteriale të zorrëve.
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Titulli: Një bark i sheshtë arrihet kështu

Finokëri të vogla ditore

Ha katër ose pesë vakte në ditë, me intervale të rregullta. Ha ulur në tavolinë, përtypu ngadalë dhe mos fol gjatë ngrënies për të mos gëlltitur ajër. Lufto stresin me këtë ushtrim të thjeshtë: ulu, çliroje veten nga mendimet, merr frymë thellë. Pastaj shtyp me gishtin e madh vijat horizontale të pëllëmbës së dorës tjetër. Masazho pëllëmbën e majtë nga e majta në të djathtë. Përsërite masazhin në dorën tjetër nga e djathta në të majtë sipas principeve të refleksologjisë, këto lëvizje stimulojnë zorrën e trashë.

Provo çajrat

Kundër fryrjeve së stomakut, në mëngjes dhe në darkë, përgatit një çaj kamomili dhe portokallieje të ëmbël, që mund ta ëmbëlsosh me një lugë me mjaltë dhe lëreni të vakët. Nëse pasi ke ngrënë ndihesh e fryrë pi një lëng ananasi që është perfekt për të thithur gazrat e zorrëve ose çaj me kopër, sepse favorizon tretjen. Ndërsa për të mbajtur nën kontroll stresin, optimale është bari i bletës.
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Titulli: Një bark i sheshtë arrihet kështu

10 këshilla antibark

1. Pi më pak duhan: nikotina rrit nivelin e kortizolit, hormonit të stresit, që favorizon grumbullimin e dhjamit në bark.

2. Mos pi alkool: sjellin shumë kalori pijet alkoolike. Për më tepër që ashtu si nikotina, shton kortizolin dhe dhjamin në bark.

3. Qëndro drejt: kështu barku del më pak. Kur je në këmbë imagjino se ke një litar në kokë që të tërheq drejt çatisë.

4. Qëndro ulur dhe pozicionuar mirë: Kur je ulur në karrige pozicionoje shpinën mirë. Barkun brenda dhe këmbët të mbështetura të dyja në tokë. Nëse karrigia është shumë e lartë, përdorni një mbështetëse për këmbët.

5. Forcojeni shpinën me anë të peshave, në këtë mënyrë nuk do ta harkosh përpara duke e nxjerrë më në pah barkun e madh.

6. Provo kërcimin e barkut: është i këndshëm dhe të forcon muskujt e barkut. Veç të tjerash nuk dobëson tensionin dhe të sjell në humor.

7. Bëni punët e shtëpisë: kalojeni fshesën e rrymës para dhe parapa në shtëpi, sepse ndihmon në uljen e barkut. I njëjti efekt vjen dhe nga ushtrimi i kopshtarisë: të ulesh dhe të ngrihesh shpeshherë për të pastruar barërat p.sh. të kontrakton dhe ç'kontrakton muskujt e barkut.

8. Vishu në mënyrë komode. Kur e ke barkun e fryrë ose kur je shëndoshur, evitoji pantallonat dhe fundet e ngushta që nxjerrin në pah defektin. Derisa të fitosh linjat syno për këmisha të gjata që fshehin format e trupit.

9. Ha shumë fibra vegjetalë: të cilat i gjen në frutat e perime: ato ngopin dhe largojnë kapsllëkun.

10. Pi shumë ujë: të paktën 8 gota pak e nga pak gjithë ditën. Ndihmon zorrët të funksionojnë me mirë, sepse zbut jashtëqitjet. Kundërshton shtimin e lëngjeve në bark të cilat sjellin fryrje.

spekter*
 

E3

Anëtar i Nderuar
Si të kemi një bark të sheshtë

Një mëngjes të mirë, pak darkë (ose aspak), ushqime të thjeshta, një dietë të ekuilibruar dhe lamtumirë fryrjes së barkut. Këto janë fjalët e një eksperti që përmes një libri ka treguar edhe masat e barkut perfekt

A ekziston barku perfekt? “Sigurisht, madje ka formë dhe masa perfekte. Të gjithëve na ka rastisur të shohim një bark jo të sheshtë, që nuk futet te përmasat 90-60-90”, shpjegon një kirurg dhe autor i librit “Bark i sheshtë përgjithmonë”. “Barku është treguesi i vërtetë i bukurisë si te femrat ashtu dhe meshkujt. Megjithatë, ai varet nga struktura trupore e një personi, nuk varet as nga pesha dhe as nga gjinia, sepse një person i dobët dhe një i shëndoshë, qoftë ai mashkull ose femër, nëse janë të gjatë, atëherë edhe barku i tyre është vërtet i bukur. Nëse një person është i gjatë një metër e 67 centimetra, mund të jetë shumë krenar për barkun e tij nëse arrin në 67 centimetra”. Gjithsesi, nuk është vetëm një çështje estetike. Sa herë na ka ndodhur të themi “Ndihem e fryrë”, ose “Sa më është rritur barku, duhet të bie medoemos nga pesha”. Kush e ka barkun e fryrë, ndihet i lodhur, e ka të vështirë të marrë frymë, por jo për faj të dhjamit. “Brenda një barku të sheshtë, vendin më të madh e zënë zorrët, pastaj vjen mëlçia, gazrat intestinalë, zorra e trashë dhe në fund dhjami. Ndërsa në një bark të fryrë, rregulli ndryshon: vendin kryesor e zë gazi intestinal, më pas vijnë të tjerat”, shpjegon kirurgu. Pra, i gjithë faji i fryrjes së brendshme që ndiejmë zakonisht është i zorrëve, qendra e vërtetë energjetike e trupit dhe e ushqimeve që konsumojmë dhe që shkaktojnë reaksione të ndryshme kimike, për shembull fermentimi (makarona, oriz, fruta, zarzavate).

Por ç’mund të bëjmë për të pasur një bark të sheshtë? Mbani dieta hipokalorike, hani shumë fibra, zarzavate, bëni ushtrime për barkun, konsumoni sallatë, spinaq, jeshillëqe. Të gjitha këto do t’iu ndihmojnë të jeni më mirë dhe të ndiheni më pak të fryrë. “Për ta zgjidhur përfundimisht këtë problem duhet të kërkoni një dietë të përshtatshme dhe të bëni shumë ushtrime fizike që përmirësojnë funksionimin intestinal për një periudhë të gjatë”, thotë kirurgu. Për t’u ndier mirë fizikisht dhe psikologjikisht, kirurgu këshillon që të ndryshoni menjëherë mënyrën e të ushqyerit dhe të bëni sa më shumë ushtrime fizike: “Për një tretje të mirë, edhe stomaku ka nevojë për pushim dhe ushqime të lehta”.

Kështu, për të për një tretje të mirë dhe të shpejtë mund të përdorni ushqime të lehta, natyrore ose biologjike (ky është rregulli numër një); nuk duhet të konsumoni ushqime të konservuara, ato totalisht të rafinuara (si sheqeri), pjesërisht të rafinuara (kornflekset), margarinën, ushqimet e thata, ato të yndryshme, kafenë, alkoolin, duhanin. Mënyra më e mirë për të gatuar ushqimet është në tenxhere me presion. Arsyeja? Për të kompensuar humbjen e vitaminave dhe kripërave minerale.
Rregulli i dytë është përtypja mirë e ushqimit dhe ngrënia me shije. Të hash me qetësi dhe me kafshata të vogla është një mënyrë e mirë për të shmangur fryrjen e barkut.

Rregulli i tretë është të konsumoni dy vakte në ditë, ose më saktë mëngjesin dhe drekën. “Mëngjesi tipik modern është një kafe dhe briosh. ثshtë i lehtë, ju ngop dhe nuk keni uri derisa të vijë dreka. Nuk ju detyroj të hani vezë dhe proshutë me disa kokrra fasule të ziera rreth e rrotull pjatës, siç e kanë zakon anglezët, edhe pse në fakt bëhet fjalë për një mëngjes shumë të shijshëm. Ajo që ju këshilloj është të hani lehtë dhe në mënyrë të shëndetshme!”, thotë kirurgu. Darkën mos e hani shumë vonë (në fakt ajo që këshillon doktori është të mos e konsumoni fare) dhe të jetë sa më e lehtë: jo pilaf ose makarona, por fruta, zarzavate dhe pak proteina (mish, peshk, kos).
Rregulli i katërt është të hani lehtë dhe në “mënyrë precize”? اdo të thotë kjo? Të konsumoni sasinë e duhur të fibrave (mesatarisht 15 gramë në ditë, të barabarta me dy porcione frutash), ushqime jo të thata, qumësht dhe kos.

Rregulli i pestë, përdorni ushqime të thjeshta: për shembull dy produkte të ndryshme në pjatë. Mos konsumoni më shumë se një të katërtën e pjatës. Rregulli i gjashtë ju këshillon të ndiqni një dietë të ekuilibruar: sasia e proteinave të jetë e barabartë me gjatësinë tuaj të shprehur në centimetra, por e llogaritur në gramë, (pra jo më shumë se 65, në rastin e një personi të gjatë 1,65cm), e karbohidrateve (nga 200 deri në 300 gramë në ditë), yndyrna (nga 50 deri në 80 gramë në ditë), të pini vetëm kur keni etje dhe jo gjatë apo menjëherë pas vakteve. Pas tabelave dhe shembujve për të llogaritur një dietë të ekuilibruar, libri i kirurgut mbyllet me rregullin e shtatë: të bëri rregullisht ushtrime fizike. اdo ditë duhet të lëvizni të paktën dy orë.

•shqip•
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Një bark i sheshtë arrihet kështu

Bark i sheshtë


Një histori që përsëritet çdo mëngjes duke mbajtur frymën për të mbyllur zinxhirin e pantallonave. Problemi qëndron te fryrja e barkut. Por cilat janë shkaqet? Ndër arsyet më të zakonshme janë dietat e gabuara: shpërdorim të yndyrës, ushqimeve të skuqura, sodës dhe sheqerit, por edhe alkooli, si dhe mënyra e të ngrënit shpejt, duke futur një sasi të madhe të ajrit bashkë me ushqimin.
Toleranca me ushqimin: Në këtë rast është e nevojshme të identifikohen ushqimi ose ushqimet që janë të vështira për ju, për të absorbuar. Pyetni mjekun tuaj, do të këshillojë në bazë testeve më të përshtatshme se cilat janë ushqimet që shkaktojnë fyerjen e barkut.
اrregullimi i zorrëve: Një ndër mjetet kundër kapsllëkut është përfshirja në dietë e sasive të mëdha të ujit dhe të fibrave që gjenden në fruta dhe perime. Në raste kritike, mjeku mund të rekomandojë mjekimin më të përshtatshëm.
Ajri në stomak: Marrja e ushqimeve të caktuara mund të përcaktojë praninë e gazrave në zorrë, por në mjekësinë bimore janë produkte natyrore në shitje të ndryshme që ndihmojnë përthithjen dhe eliminimin e gazrave

Mungesa e lëvizjes: muskujt e barkut duhet, si të tjerët, të jenë në një aktivitet të rregullt fizik që lejon tonifikimin e tyre.
Pirja e duhanit: Në këtë rast, duhani prodhon enjtje të barkut, sepse ai bën të mundur hyrjen e ajrit në stomak dhe aktivizon prodhimin e lëngjeve të stomakut pa qenë nevoja.
Ndër shkaqet e tjera të një barku të fryrë është edhe stresi, i cili në mënyrë të paevitueshme prodhon çrregullimeve në trup. Ndaj gjeni kohë për t’u kujdesur për veten dhe për të evituar minutat tuaja stresante në mëngjes kur vishnin fundet apo pantallonat.Sekrete bukurie
 

ERA_VL

missing you....
Titulli: Një bark i sheshtë arrihet kështu

teme interesante...se kisha pare deri tani...keshilla me te vertete te vlefshme...
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Një bark i sheshtë arrihet kështu

Ushtrimet për një bark të rrafshët

Me siguri se muskujt e barkut mirë të zhvilluar, respektivisht barku i rrafshët e pa dhjamë – është një ëndërr e shumë meshkujve dhe femrave. Ja cilat janë ushtrimet më të mira për ta arritur këtë. Shtrihuni në shpinë, ngriteni trupin, kurse duart kryqëzoni në bark. Rrini në atë pozitë për nja dhjetë sekonda. Ngritni edhe këmbët.
Këmbën e majtë qiteni mbi atë të djathtën dhe, për nja dhjetë sekonda, mundohuni që të rrini në atë pozitë. Pastaj, 30 herë me radhë, ngadalë ngriteni dhe lëshojeni këmbën e djathtë. Pas kësaj, bëjeni një pauzë prej 20 sekondash dhe vazhdoni njësoj edhe me këmbën tjetër.
Nëse ndjeni ‘pickim’ në kofshë dhe tërheqje të muskujve të barkut, atëherë dijeni se jeni duke bërë ushtrimin mu ashtu si duhet.
Për një bel ideal
Shtrijuni në shpinë. Ngriteni trupin, kurse duart kryqëzojini në bark. Rrini në atë pozitë për nja dhjetë sekonda. Më pas, ngritni edhe këmbët, të paktën 20 cm mbi dysheme dhe bëni lëvizje të shpejta si gërshërë. Do të ishte ideale që, para pauzës së parë, ushtrimet e gërshërëve t’i bëni 50 herë, meqë kështu arrihet efekti më i mirë. Nëse ndieni dhembje në boshtin kurrizor derisa e bëni këtë ushtrim, atëherë bëjeni një pauzë dhe konsultohuni me mjekun.
Për muskuj të fortë të barkut
Shtrijuni në shpinë. Duart vendosni nën kokë dhe ngritni supet. Këmbët lehtazi lakoni në gjunjë. Shpina duhet të jetë e ‘ngjitur’ për dyshemeje.
Filloni që të bëni ushtrime të barkut, duke lëshuar dhe ngritur supet dhe kokën. Pas 40 ushtrimeve të tilla bëjeni një pauzë të shkurtër. Duhet që t’i bëni dy cilke të këtij ushtrimi. Nëse ndieni një djegësi në pjesën e epërme të barkut, mos u brengosni, meqë kjo vetëm është shenjë se jeni duke e bërë ushtrimin ashtu si duhet. SB
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Një bark i sheshtë arrihet kështu

Ushqimi luan rolin kryesor ne k'te rast, bej ushtrime sa te duash nqs ke diete te pakontrolluar eshte e pamundur te kesh bark te sheshte..... Gjithsesi i preferuari im per ushtrimet e barkut eshte ky........





Ps.....Shume e vertete qe barku i sheshte dhe me muskuj, eshte goxha sensual, si per meshkujt edhe per femrat :p
 
Titulli: Një bark i sheshtë arrihet kështu

Di une nje menyre qe jep shume efekt :p vendosni qeska te zeza ( jo qeska te bardha nga ato te guzhines se sjapin sh efekt) por qeska te zeza qe hedhim mbeturinat, e vishni ne trup e mbani gjate dites kur jeni duke ber pune shtepie,te ndihmon te djersish shume, mbas nje jave jep efektin, do habiteni :)
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Një bark i sheshtë arrihet kështu

Di une nje menyre qe jep shume efekt :p vendosni qeska te zeza ( jo qeska te bardha nga ato te guzhines se sjapin sh efekt) por qeska te zeza qe hedhim mbeturinat, e vishni ne trup e mbani gjate dites kur jeni duke ber pune shtepie,te ndihmon te djersish shume, mbas nje jave jep efektin, do habiteni :)
Efekti qendroka tek ngjyra e qeses?:p

Besoj qe behet fjala per cilesine e qeses dhe sa aftesi ka te mbaj ngrohtesine ( ato te bardhat jane me te holla).

Gjithsesi, nqs skeni qese plehrash (kuptohet te reja, te paperdorura:p), mund te perdorni dhe ate fleten plastike qe perdoret per te mbuluar enet ne kuzhine, qe te mos marin arome.







Gjithsesi, ska zgjidhje tjeter pervecse nje diete ushqimore te sakt, qe mbahet per tere jeten - jo 2-3 muaj sa dobesohesh per momentin, e pastaj e mer nga fillimi me kilet e teperta.
E sa na lejon koha- sport e levizje.
 
Titulli: Një bark i sheshtë arrihet kështu

Zizi e kam perdor dhe qesken e guzhines por nuk ka ate efekt qe ka qeska e zeze, ndryshimi nuk qendron te ngjyra mbase jo dhe te cilesia,por tek menyra si qendron ne trup, pasi qeskat e guzhines qendrojne sh te puthitura ne trup e nuk lejojne trupin te djersij ashtu apo aq shume sa djersin me qesken e zeze qe ri e lirshme ne trup e trupi djersin me kollaj.
 

Didi

C'est la vie.
Staf në FV.AL
Titulli: Një bark i sheshtë arrihet kështu

Keto qeskat e zeza vin ere mi..une e kam provuar para disa vitesh
nje si tip rrobe ishte kastile per te djersitur po une efekte nuk pash
barku qe kisha s'ju tremb syri fare, Vetem nga rruget e Shqiperis iku:D
 

Legally_Sweet

Whiskey in a teacup
Staf në FV.AL
Titulli: Një bark i sheshtë arrihet kështu

Njoh une dike qe perdorte nga kto qeskat e guzhines kur dilte per vrap dhe rezultatet kane qene te suksesshme. Ama qeskat rreth trupit nuk i bejne mire lekures.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Një bark i sheshtë arrihet kështu

Grahni bythes moj e punoni e beni pune shtepie se kishim gjyshet tona qe s'kishin pa kurre qese berllogu e as kuzhine e le me te degjonin per dieta ama kishin trupin qiri te drejte ;)
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Një bark i sheshtë arrihet kështu

Shume njerez keqkuptohen me qeskat/plasmaset apo veshjet plastike qe jane te posacme per ushtrime, ato te djersisin per arsye qe nuk lene temperaturen e trupit te reagoje ne menyre te lire, ajo lloj djerse s'do te thote qe ti po ushtron trupin ne sasine e duhur, eshte njelloj sikur djersit nga dielli , 1 ambient i nxehte apo sepse je veshur trashe, dhe fakti qe pikerisht per arsye te plasmaseve rrit djersen akoma me shume te ul cilesine e ushtrimeve, arrin rezultate pozitive kur e ushtron trupin ne ate mase djerse per arsye te fuqise se ushtrimeve......me pak fjale duhet te rrisesh temperaturen e trupit nepermjet ushtrimeve dhe veshjes se duhur qe te arrish rezultatin e duhur, duke shkrire dhjamin....

Gjithsesi mua personalisht me pelqen te vesh 1 triko me krahe te gjate te holle, kur bej ushtrime kjo per arsye qe mban muskujt ngrohte dhe mban temperaturen e trupit ne gjendje me te mire duke mos kaluar nga shume nxehte ne te ftohte......( kur nderron ushtrimet)
 
Last edited:

Dying_Poet

Anëtar i Nderuar
Titulli: Një bark i sheshtë arrihet kështu

60% diete
20% ushtrime qendrushmerie (kardio: vrap, eliptikal, biciklete, not, litar )
20% ushtrime per rritjen e mases muskulare
Varet nga objektivat.

Thelbesore ne diete eshte minimizimi i indyrnave, marrja e aminoacideve!

Mund te ushtroheni pafundesisht , pa diete ska rezultate!
 

Darius

Larguar...
Titulli: Një bark i sheshtë arrihet kështu

Ne fakt, mbaruan pushimet ne cdo drejtim, keshtuqe me duhet ti rikthehem palestres, se me eshte bere barku.... :p
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Një bark i sheshtë arrihet kështu

Kam iden qe ca gjera jan dhe pak ,gjenetike,p.sh,ka femra qe kan bark qe te vogla,sado diet te mbajn prap ajo pjesa e dhjamit nuk u iken.
Gjithesesi ushqimi ka rolin kryesor,larg embelsirave te teperta e sufllaqeve(qe pesonalisht sapo e hengra nje,,e me shijoj aq shume. ahhahaha )
 
Top