Një anekdotë në gegnisht

Lauri

Anunnak
GAZETARI QË I PAGOI ME KOKË TË VËRTETAT
Sali Nivica (Rexhinë 1890 – Shkodër 1920)
Anekdotë:

“Nji udhëtar, nji herë, e pat’ sjellë rruga të kthenet për të bujtë në nji katund aty afër. Tue dashë të mësojë diçka mbi nji ambient puth nuk e njeh e ku asht i shtrënguem të pushojë nji natë, pyet, me interes, nji plak puth hasi nd’anë të fshatit e i thotë me i diftue se si janë njerëzia aty. “Ma të mendshmin e tyne, ia kthen plaku, mu miftarin e katundit, e ke të lidhëm për huni. Hallkun tjetër merre me mend vetë”. ;-)
FB_IMG_1611744935317.jpg
Nga: Mbi rrëzimin e Turhan Pashës, gazeta “Populli”, nr. 29, 2 gusht 1919.
(A Plasari?

@Ledia @Endrra @Marakli^Krapit &co të gegërishtes.
E kuptuat përgjigjen apo jo ???
 

Lauri

Anunnak
Kshu u merrshin vesh dikur ?
Mqs je i zoti t'a kapësh fillin ? të lumtë. Përndryshe merre me lang se mishi u maru ?
 

Marakli^Krapit

Antarë i Respektuar
Dibranët jan njisha per kyt pune vin e kerkoshin lek borxh e smerrshe gja vesht ?
 

Lauri

Anunnak
I gjithë veriu merret vesh në këtë tipologji dialogu.
Po Dibra, Mirdita e kanë në DNA,
 

Marakli^Krapit

Antarë i Respektuar
Mirditort si njoh po tropojan dibran kuksian pak ndryshojnë, edhe pse dibrant jan pelivana ?
 

Lauri

Anunnak
T'a them unë. Kur flet në këte mënyrë dibrani e mirditori sot, nesër ndoshta e kupton se ç'deshen të thonë realisht.
Biles, e kanë edhe si mjet gjykimi të ndonje mosmarrëveshje.. o zgjidhje të ndonjë problemi.
 

Marakli^Krapit

Antarë i Respektuar
Un fola per eksperiencat e mija dikur normalisht, tash ju a di shum mir
 

Lauri

Anunnak
Një histori e vjetër dhe e vertetë.

Një dibran grabiti gocen e një mirditori.
Familja mirditorët, e ofenduar kërkon me çdo kusht të vrasin djalin si vjellës (edhe se ishte me konsens të goces)o të paktën vajzen e tyre për turpin e krijuar.
Pas disa muajsh arrijnë të vrasin vajzën. Tani familja dibrane kërkon gjakmarrje tek mirditorët, pasi, thonin; ok keni vrarë vajzen tuaj, por ajo ishte shtatzënë, kështu që fëmija ishte i yni. Kshu na keni borxh gjakun.

Dreq o punë, dilemë per të mençur kjo. Dhe thërrasin të dy familjet përfaqësuesit e tyre. Dibrani merr nga fisi Kaloshi ( familje më zë në Dibër). Ndërsa mirditori thërret Gjonmarkajt_ kapedanin e Mirditës.)
Pra figura të larta nga të dy krahët.
Lënë vend takimin për bisedime. Ndërsa po ulej nga kali kapedani i Mirditës, Kaloshi ja pret me një shprehje; pse ma shpove thesin oj mirditë, a kisha drithin tim në atë thes ??

Kapedani ja kthen menjëherë; pse e fute drithin në thesin tim oj Dibër. Unë thesin tim shpova.

Ulet nga kali dhe përshëndeten, kaluan drekën me mikëpritje e bisedime siç e donte zakoni, por pa e cekur kurrë motivin e bisedës për të cilën ishin mbledhur.
Ngrihen nga sofra, përshëndetën, dhe hypin kuajve dhe ikën secili në rrugë të vet.
Problemi u zgjodh që pa u ulur nga kali, Për kush desh t'a kuptojë.
 
Top