• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Nipi vret gjyshen e më pas vetëvritet

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Nipi vret gjyshen e më pas vetëvritet


25-vjeçari Ersid Curri, që dyshohet se vrau gjyshen e tij 80-vjeçare Hurme Curri dhe më pas edhe veten në rrethana ende të paqarta, nuk ishte një emër i panjohur në qytetin bregdetar të Durrësit.

Ai rezulton se kishte rreth një vit që kishte dalë nga burgu pas një dënimi për vrasjen e një bashkëmoshatari të tij në një lokal në zonën e plazhit, kur ishte vetëm 14 vjeç.

Sipas burimeve nga policia, Ersid Curri jetonte vetëm me gjyshen dhe dyshohet se ai po kalonte një periudhë depresioni, kjo edhe për shkak të disa ngjarjeve dramatike që kanë lënë gjurmë në jetën e tij.

7 vite më parë vëllai i tij, Mario Curri do të ekzekutohej me një plumb në kokë, ndërkohë që 6 muaj më pas do të vritej edhe babai i tij, në një atentat ku mbetën të plagosur edhe 2 shtetas të tjerë.

Sipas informacioneve e ema e Ersidit jeton në Itali, ndërsa policia ka marrë në pyetje të afërm të tjerë të familjes Curri, por edhe banorë të lagjes nr.10 të qyetetit bregdetar.

Në brendësi të banesës, policia gjeti automatikun me të cilin është kryer krimi i dyfishtë, ndërsa banesa ka qenë e mbyllur nga brenda.

/ Top Channel
 

sensuu

sweet
Po ky te vriste ata qe i vrane vellane e baben , cpati me gjyshen....vertet kur njeriu humbet kaq shume nga jeta , humbet dhe kuptimin e saj..
 

Moonlight

Gone Girl!
Staf në FV.AL
Kalon ne depresion njeriu shkrete e i erret pamja.....kush po ja di ci ka kaluar nder mend ne ate moment
 
Top