• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Ngrohja globale/ Arktiku po gjelbërohet, mbijnë bimë në botën e ngrirë

Hera

Βιβλίο φάγος
Ngrohja globale/ Arktiku po gjelbërohet, mbijnë bimë në botën e ngrirë


Ngrohja globale është një nga shqetësimet më të mëdha të njerëzimit dhe ekologët thonë se kemi arritur në një pikë vërtetë kritike. Temperaturat e larta, që kanë ardhur si shkak i ngrohjes globale, kanë bërë që në Arktik të mbijnë bimë e pemë të ndryshme. Sipas një studimi të ri shumë zona të Arktikut, që kanë qenë të ngrira prej miliona vitesh, kanë filluar të lulëzojnë.
Fenomeni shqetësues i quajtur “Gjelbërimi i Arktikut”, po studiohet nga shkencëtarët me përdorimin e dronave dhe satelitëve. Një grup prej 40 shkencëtarësh nga 36 institucione, të udhëhequr nga dy eksplorues të “National Geogrphic”, janë mbrapa këtij projekti madhor. Duke qenë se temperaturat në verë janë më të ngrohta dhe bora shkrin më shpejt, shumë bimë kanë filluar të lulëzojnë në Arktik.
Autori kryesor i studimit, Dr. Isla Myers-Smith, nga Universiteti i Edinburgh thotë se teknologjitë e reja duke përfshirë sensorët në dron, aeroplan dhe satelitë, po u japin mundësi shkencëtarëve të gjurmojnë modelet e reja të gjelbërimit.
Studiuesit në Europë dhe në Amerikën e Veriut gjithashtu kanë zbuluar se gjelbërimi Arktik, i cili mund të shihet nga hapësira, është shkaktuar nga faktorë të ndryshëm. Sipas tyre ngrohja e tokës është e rëndësishme, por po kështu janë edhe ndryshimet në kohën e shkrirjes së borës dhe lagështirës.


to.jpg
ar.jpg

Gazeta shekulli
 

Marla

Rootless Tree!
Ketej thone brenda ketyre viteve toka do kthehet serish ne epoken e akullnajave me 12 muajt e vitit dimer tani thone po mbijne bar e lule ne arktik gje qe smund ta besoj. Mahh
 

elle

Chill
Termi ngrohje globale esht i paqarte...
Teknikisht ndryshime ka...po jan shume faktore ...jo kjo qe thone
 

Tomka

Anëtar i ri
Pickerisht, kjo eshte paqartesia 😋. A po e ngrohim ne me perdorimin e lendeve fosile apo kto ndryshime klimaterike kane ndodhur gjate gjithe ekzistences se njerzimit.
 

elle

Chill
Ke nje c teper lool

Mendoj te dyja...por ndryshimet jan te pershpejtuara....dhe kte kush e ka fajin...kafshet?
 
Top