• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Ngjyra e kaltër e mbyllët është ‘e zeza e re’ për vjeshtën 2013 .

PiNkY

Anëtar i Nderuar
E fuqishme dhe gjithmonë trendi, ngjyra e kaltër e mbyllët ka arritur të bëhet e zeza e re për ketë vjeshte, dhe është e përshtatshme për te gjitha rastet, nga zyra deri tek darka romantike…



Nga pasteli pranveror, tirkizi i verës e deri tek e kaltër mbretërore dhe nuancat mavi, kjo ngjyrë është shume prezente në botën e modës dhe e cila është gjithmonë ne trend. Për periudhën transitore, kur dielli ndërron vend, e me të edhe retë ngjyrë hiri, nuancat e mbyllëta të së kaltërtës janë hit absolut, ndërsa në vjeshtë kjo ngjyrë rrezikon popullaritetin e të zezës.

Kjo ngjyre është shume e përshtatshme për punë, por edhe për netët romantike,varësisht nga nuanca të cilat keni zgjedhur. E kaltërta e mesnatës është femërore, derisa e kaltërta elektrike tërheq vëmendjen dhe është e përshtatshme për dalje.

E kaltër e mbyllet simbolizon fuqinë, pra nuk është çudi që zonja e hekurt Margaret Thatcher ka pasur dhjetëra veshje të kësaj ngjyre. Prapë, indigo është me e ngrohtë, frymon me një lloj sensibiliteti dhe qetësi.

Nuancat më të mbyllta mund t’i kombinoni pothuajse me të gjitha ngjyrat, varësisht nga rasti si dhe nga stili juaj. E kuqja e fuqishme do të bën kombinime të cilat bien në sy, derisa e gjelbërta do të sjell një dukje më të butë. Në kombinim me të zezën, ngjyrën e hirtë dhe të bardhën, fitoni klasike të pastër, e verdha i sjell gëzim kësaj ngjyrës dhe kombinimit ne tërësi.../inkub.al/
 

Kila

VIP
Titulli: Ngjyra e kaltër e mbyllët është ‘e zeza e re’ për vjeshtën 2013 .

Me pelqenkan shum kto veshjett...
 
Top