Nga Xhorxh Best te Vieri, ja futbollistët që u shkatërruan pasi lanë futbollin

Shumë prej njerëzve kujtojnë se futbollistët bëjnë jetë luksi, dhe kjo është e vërtetë, deri në momentin kur ata i shpenzojnë lekët e tyre për alkool, drogë, kazino dhe femra.

Këto janë disa nga rastet ku ata të cilët kanë pasur sukses dhe kanë fituar shumë, kanë humbur shumat e mëdha që arritën të fitonin gjatë kohës kur luanin futboll.
Nga alkooli e deri te humbja e parave nga investimet e gabuara. Njihuni me disa prej futbollistëve që sot nuk kanë mundësi të paguajnë as faturat që iu vijnë:

Adam Xhonson – Ish-futbollisti anglez u arrestua për marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare dhe u dënua me 6 vite burg.

Ivan Zamorano – Ish-sulmuesi i Realit dhe Interit ka pranuar se ka bërë investime të gabuara dhe është në prag falimenti.

Andreas Brehme – Ish-futbollisti gjerman ka vite pa punë. Oferta e fundit që i erdhi ishte për të pastruar banjo.

Andi Van Der Meide – Holandezi e mbylli karrierën në moshën 31-vjeçare, pas problemeve familjare dhe varësisë së tij nga droga dhe alkooli.

Ailton – Kampion i Bundesligës me Verder Bremen, njihej për shpenzime të shumta dhe tashmë është në vështirësi financiare.

Kristian Vieri – Shpenzoi të gjithë pasurinë me investime të këqija, poker dhe femra

Paul Gaskoigj – Ka pranuar se pinte 4 shishe uiski në ditë dhe merrte rregullisht kokainë. Paratë i shpenzoi me vese dhe në klinikë rehabilitimi.

Xhin Mark Bosman – Pasi fitoi një gjyq që ndryshoi botën e futbollit, Bosman nuk pati sukses në tregti dhe pati probleme me taksat. U dënua edhe me një vit burg për dhunë ndaj të fejuarës.

Sulejman Sane – Pasi kaloi të gjithë karrierën në Gjermani, Sane i shpenzoi të gjitha me një investim të keq. Sot nuk paguan dot faturat.

Garrinça – Legjenda e Brazilit nisi të pinte alkool që në moshën 10-vjeçare. Vdiq 49 vjeç, krejtësisht i vetmuar, nga problemet që i shkaktoi pija

Xhorxh Best – Përpara David Bekam, ka qenë Xhorxh Best futbollisti më i dashur nga publiku. Alkooli dhe drogat e shkatërruan.

Panoramasport.al
 
Ai ka qen lojtar klass

Kur kshu?
Ne Gjermani ne 2016 kam qene trajner per 9 vjecaret e Rastattit, nderkohe qe luaja me ekipin e dyte.
Ne Rossenheim u be nje turnir me ekipet e te vegjelve.Ai ishte drejtori teknik i akademise se Bayern Munchen.
Une as e njoha fare, ishte me i shkurter se une, 10 cm me i shkurter e pakta por kur ju afrova dhe e pyeta-
Ti je?
Qeshi dhe tha-
Une dora vete😁

Ai eshte ndare 3 here, alkol gjithe jeten, madje i sekuestruan dhe shtepine.
Beckenbauer qe ishte ne Bordin Drejtues te Bayern i detyroi ta merrnin edhe pse ai nuk bente dot asgje, thjeshte e moren ti jepnin nje rroge.
 
Po pse ike nga rastatti ?

Ehh alkoli te shkatrro jeten saqe beckenbauer e pwska afru sa per gjynah .eh jet o jet
 
Top