• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Nga sendet me vlerë, te dyert e dritaret. Si u kapën dy hajdutët, vidhnin në banesat e dëmtuara nga tërmeti

Hera

Βιβλίο φάγος
Nga sendet me vlerë, te dyert e dritaret. Si u kapën dy hajdutët, vidhnin në banesat e dëmtuara nga tërmeti

Dy persona jane vene ne pranga nga policia, pasi u zbuluan se vidhnin në banesat e dëmtura nga tërmeti ne Durres.

Policia ben me dije se ata kane rezutuar se jane autore te disa vjedhjeve, nderkohe qe ne banesa te ndryshme, kane marre qe nga sendet me vlere, deri te dyert e dritaret.


Foto reportazhi nga Thumana- Familjaret kthehen per kujtime mes rrenojave (10)


NJOFTIMI

Finalizohet operacioni policor “Ndjekja”

Vidhnin në banesat e dëmtura nga tërmeti, por kapen dhe vihen në praga dy shtetas si autorë të dyshuar të disa vjedhjeve.
Në kuadër të masave për parandalimin e vjedhjeve të banesave të dëmtuara nga tërmeti, zbardhjen dhe kapjen e autorëve të atyre vjedhjeve të ndodhura më parë, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një pune hetimore disa ditore, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndjekja”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:
E. Ll., 30 vjeç, banues në Durrës dhe A. K., 47 vjeç, banues në lagjen nr 13 Durres, i dënuar me parë për vjedhje.
Ndalimi i këtyre shtetasve u bë në kuadër të operacionit pasi nga veprimet e kryera rezultoi se këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin, kanë kryer vjedhje në disa banesa në lagjen nr 13 dhe në lagjen nr 17 në një kompleks banesash, banesa të pa banuara pasi janë dëmtuar nga tërmeti, ku kanë marrë orendi shtëpiake, dyer e dritare dhe sende të tjera me vlerë.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin edhe të rasteve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta persona .
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale të vjedhjes së kryer në bashkëpunim.

Panorama.al
 
Top