Nga Platoni tek Kanti / Servilizmi: Pse dëshira për t’u përshtatur është në rrënjë të

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Nga Platoni tek Kanti / Servilizmi: Pse dëshira për t’u përshtatur është në rrënjë të gjithë të këqiave

Screen-Shot-2016-10-17-at-12.14.30.jpg


Nuk bëjmë gjithmonë keq sepse na mungon respekti për të tjerët. Shpesh herë e bëjmë sepse nuk kemi respekt për veten.

Në vend të uljes së vlerave dhe angazhimeve të të tjerëve, servilizmi përfshin uljen e vlerave dhe angazhimeve tuaja, në krahasim me ato të të tjerëve. Personi servil është imazhi në pasqyrë i imoralistit egoist, që gjejmë tek Platoni, Hobbesi dhe Hume.

Në vend që të shkelë mbi këdo që i pret rrugën, për të marrë atë që dëshiron, personi servil është, sipas fjalëve të Kantit, dikush që “e bën veten krimb” dhe kështu, “nuk mund të ankohet më pas, nëse njerëzit shkelin mbi të”.

Imagjinoni sikur një mëngjes, të zbuloni një unazë që ju jep fuqi magjike. Me këtë unazë në gishtin tuaj, ju mund të kapni presidencën, të grabisni Fort Knox dhe në çast të bëhet personi më i famshëm në planet. Atëherë, a do ta bënit? Lexuesit e “Republikës” së Platonit e kanë të njohur këtë eksperiment të mendimit.

Për Platonin, një nga problemet qendrore të etikës është të shpjegosh pse ne duhet t’i japim prioritet virtytit moral, në vend të pushtetit apo parave. Në qoftë se çmimi për të shfrytëzuar unazën magjike – duke vepruar gabim – nuk është i denjë për shpërblimet materiale, atëherë morali është i përligjur. Vini re se Platoni supozon që ne kemi dalë nga rruga morale, duke u joshur prej përfitimeve personale – kjo është arsyeja pse ai përpiqet që të tregojë, se virtyti është më i vlefshëm se floriri, që ne mund të përftojmë përmes vesit. Ai nuk është i vetëm në këtë supozim. Tek “Leviathan” (1651), Thomas Hobbes …/Bota.al/
 

KAON

Anëtar Aktiv
Pershtatja eshte ne natyren humane, jetojme ne nje bashkesi e cila eshte e udhehequr ne baze te ligjeve.Ligjet jan kanone te cilat i krijojne ata qe drejtojne kete loje planetare.Parshtatja fillon qysh kur individi hap syte ne kete bote dhe rolin kryesor per zbatimin e kanoneve e ka ne dore familja.Trashegimtarja e ideve dhe ligjeve te meparshme.Praktikisht individi qe vjen ne kete bote fillon te indoktrinohe qe sa hap syte,,nuk duhet pritur shum per te pare shembelltyren e familjes te cilen ai pershtat.Platoni ka te drejte kur thote se pershtatja eshte baza e se keqes,,sepse duke humbur identitetin tend qe foshnje..fillon mekanizmi i pershtatjes ( emri, mbiemri, mami, babi, motra, vllai ,,atdheu, etj etj) qe ketu qenia ka filluar te konvertohet ne sherbetorin e shoqeris e cila nese ti del nga rregullat te perjashton prej saj..Duke humbur pra identitetin kthehesh ne nje monster e sajuar per mbijetes ( shum e thjeshte,nuk di kush je :) )
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Kermilli arriti te ngjitej deri ne folene e shqiponjes, ja ashtu duke u lepire.
Po aq ne ditet e sotme raca e tyre eshte shtuar ndjeshem.
Kuptoj ata qe i bejne per perfitime personale....po ata pasionaret s'i kuptova kurre
 

Zana1

Braveheart
Pershtatja me te gabuarit per arsye/interesa te gabuara , e duke servilizuar gjer ne ate pike te deshperuar .. qe te arrish interesat personale ... nuk eshte natyrale e as humane.

Ndersa llogjika qe ta lidhesh k'te fenomen me nje femije te porsalindur ... le shume per te deshiruar, rrugen e injorantit.
 
Top