Nga "pandemia" tek "rezultati i zgjedhjeve"/ Google publikon listën e fjalëve më të kërkuara në 2020

NeVertiti

~Kohe & Stine~

Nga "pandemia" tek "rezultati i zgjedhjeve"/ Google publikon listën e fjalëve më të kërkuara në 2020​

-640-0-5feddd6161950.jpg

Pandemia është fjala më e kërkuar e vitit 2020 e ndjekur më pas nga rezultatet e zgjedhjeve dhe Kobe Bryan . Në listën e publikuar nga Google ajo çfarë spikati më shumë këtë vit ishte kurioziteti i njerëzve për të mësuar se pse u shpiken "cornflakes" .
Duke qenë se e gjithë bota është vënë përballë një situate aspak të zakonshme për shkak të koronavirusit , pritej që edhe fjala më kërkuar e vitit 2020 të kishte lidhje me situatën pandemike .

Termi më i përdorur gjatë vitit sipas listimit të bërë nga motori i kërkimit Google, është “pandemi” e ndjekur me pas nga “rezultatet e zgjedhjeve” dhe në vend të tretë emri i basketbollistit ”Kobe Bryant”.


Ne listën e Google nuk mungonte renditja edhe në fusha të tjera si muzikë, kinematografi dhe kuzhinë.

Reperja e njohur Cardi B arriti të futej në këtë listë falë kërkimeve për tekstin e këngës e saj "Coronavirus" duke u bërë edhe kënga me impaktin më të lartë.

Duke ju referuar bujës së madhe që bëri menjëherë pas rënies së virusit, vendi kryesor në top listën e filmave ishte “paraziti“ që shkaktoi një debat të jashtëzakonshëm nëse kjo pandemi njihej më parë për shkak të ngjashmërisë së situatës që trajtohej në të me atë që po përballet vendi .

Meqenëse pandemia mbylli brenda të gjithë popullatën në mbarë botën duke bërë që të kalojmë kohën më të madhe në shtëpi, një kërkesë të lartë Google mori edhe për recetën e përgatitjes së bukës në shtëpi.
g.shqip
 

Desa

“The truth can be a bad choice for a wise man”
Staf në FV.AL
Kërkimet e mia nuk qenkan në listë 😏 e dija se jam kokë në vete 😁
 
Top