• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Nga modele në aktore: Bukuroshet që nga pistat e modës pushtuan ekranin e madh

Jetmira

..........
Hollivudi është një industri e madhe që dikë e shndërron në yll të madh brenda natës.Nëse pyesni disa modele do ta zbulojnë saktësisht se një pjesë e madhe e tyre nuk kanë ndonjë aspirim të madh në modelim.Ka shumë yje që karrierën e tyre e kanë filluar si modele,ja disa prej tyre.

1-CHARLIZE THERON
Bukuroshja nga Afrika Jugore ka mahnitur industrinë e filmit që nga debutimi i saj në vitin 1995. Ajo është në këtë biznes tash e dy dekada dhe tani është një nga zonjat lidere në Hollivud, që është një dëshmi për punën e saj të palodhshme. Si e re e rritur në Afrikën Jugore, Charlize kishte dashur të jetë valltare. Në moshën 16 vjeçe, ajo fitoi një kontratë modelimi dhe ishte mundësi e mirë për të mos e kapur. Ajo u bart në Itali dhe filloi depërtimin. Pasi u bart në Amerikë, ajo vazhdoi me modelimin derisa lëndoi gjurin. Një derë mbyllet, tjetra hapet, dhe Charlize është një nga aktoret më të mira. Ajo ka fituar 'Oscarin' për "Monster", më 2003

2-CARA DELEVINGNE
Modelja dhe aktroja Cara Delevingne ende është e re në termin e karrierës se sa larg mund të arrijë, në moshën 24 vjeçe, por për kaq pak kohë ajo ka arritur shumë. Modele, aktore, muzikante, dizajn. Në fillim njihej si një supermodele dhe për paraqitjen e gjërave të saj në pistë. Motra e saj, Poppy, ishte duke bërë karrierë në modë kur Cara kishte vendosur për transformimin. Ajo u dallua lehtë, nënshkroi për një agjenci. ثshtë e mahnitshme të mendojmë se të gjitha këto kanë ndodhur vetëm para gjashtë viteve. Tani ajo ka një stil jetese të hatashëm, udhëton në mbarë botën duke ecur nëpër ngjarje të modës, derisa ndan kohë edhe për ekranin e madh. Së fundmi u shfaq te filmi "Suicide Squad".


3-CAMERON DIAZ
Një superyll në ekran, Cameron Diaz është biondina e lezetshme që është shfaqur në shumë filma, që kur debutimin e kishte bërë në vitin 1994. Ajo ka hijeshinë, por edhe talentin. Kjo është dëshmi se sa femër e zonja është, por se ajo nuk kishte ndonjë përvojë kur kishte filluar të shkonte nëpër audicione në moshën e saj 20 vjeçe. Falë faktit se cilësohej si simbol i seksit, si një modele tërheqëse, kjo i kishte shërbyer në të mirën e saj, dhe regjisorët nuk mund ta refuzonin. Ishte pjesë e brendit "S&M", pa sytjena dhe kishte bërë po ashtu një numër të madh të fotove si kjo. Si rezultat i kësaj, ajo u shndërrua në simbol të seksit e kjo i ndihmoi të depërtonte në industrinë e filmit.


4-EMILY RATAJKOWSKI
Emily mund të mos jetë si një modele e njohur e shndërruar në aktore, por ende është e re, jepini kohë. Ajo është vetëm 25 vjeçe, por që tanimë ka një karrierë të bujshme, dhe gjithçka ka filluar me modelim. Në fakt Emily gjithmonë kishte dashur të shfaqej në film. Ajo bënte shfaqje për familjen e saj derisa ata e kishin inkurajuar në këtë drejtim. Ajo kishte një trajner aktrimi, por ai e drejtoi në modelim. Emily ishte adoleshente kur filloi me modelim, por shumë shpejtë filloi të bënte atë që gjithmonë e kishte dashur dhe filloi me aktrim. Famën e arriti më 2013, kur u shfaq lakuriq për videon muzikore të Robin Thicke, me titull "Blurred Lines". Ta presim edhe ndonjë vit dhe do të jetë një pronë e nxehtë e industrisë së filmit.


4-KATE UPTON
Kate Upton është një vajzë e re, e cila me kalimin e kohës po e gjen vendin e saj si lojtare kyçe në industrinë e filmit. Jepini kohë edhe disa vite. Ajo tashmë e ka dëshmuar se është një ndër më të mirat në një industri tjetër - atë të modës. Që atëherë gjërat po lëvizin shpejt. Ajo po shkonte në Nju-Jork, ku ndodhi gjithçka, ishte punësuar nga një agjenci dhe shumë shpejt u shfaq nëpër ballinat e revistave të modës. Që nga depërtimi në agjencinë e modës, ajo është votuar si një ndër modelet më të nxehta.


5-HALLE BERRY
Halle Berry pa kurrfarë dyshimi është një nga aktoret më të mira të gjeneratës së saj. Një aktore e zhdërvjelltë me praninë e saj është shumë e bukur, i ka të gjitha dhe adhuruesit e pëlqejnë ta shikojnë derisa paraqitet nëpër film. Edhe pse është në të pesëdhjetat, është e mahnitshme, por mos e harroni se ishte edhe modele. Ajo ka pozuar për shumë revista derisa ishte aktore, ishte subjekt i disa fotoshopëve, por gjithçka ka filluar si modele. Në industrinë e modelimit hyri derisa studionte në kolegj. Shumë shpejt kishte fituar shumë gara bukurie dhe kishte vendosur që karrierën e saj do ta vazhdonte para kamerës. Përfundimisht ishte vendimi i duhur për ta bërë këtë lëvizje.
 
Top