• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Nga mesazhet e koduara të babait të Linditës, tek familja e shquar e Vetonit, kush është Alil Musai.

Nga mesazhet e koduara të babait të Linditës, tek familja e shquar e Vetonit, kush është Alil Musai


Policia australiane është në pritje për të marrë në pyetje babanë e Lindita Musait, i cili e qëlloi për vdekje atë dhe bashkëshortin e saj, Veton Musai, më 31 dhjetor.

Çifti i ri, me origjinë nga Struga e Maqedonisë, i martuar një vit më parë, u qëllua ndërsa ndodheshin në banesë duke festuar Vitin e Ri dhe përvjetorin e tyre të martesës, në Melbourne.

Lindita Musai, 25- vjeçe, besohet se është qëlluar e para me armë nga i ati sapo i ka hapur derën, ndërsa pas saj ka shtënë mbi dhëndrin 29- vjeçar, e më pas mbi veten.


Lindita mbeti e vdekur në vend, ndërsa Vetoni ndërroi jetë në spital disa orë më pas. Vetë autori, 55- vjeçari Osman Shaptafaj, ndodhet në spital në gjendje kritike, nën vëzhgimin e forcave të policisë.

Mediat vendase shkruajnë se Shaptafaj ishte parë nga fqinjët teksa dilte me nxitim nga banesa dhe më pas kishte qëlluar veten.

Referuar mediave të huaja, Veton Musai ishte djali i udhëheqësit të shquar shqiptaro-australian Alil Musai, i cili emigroi në Australi nga Maqedonia në vitet 1980. Po ashtu edhe bashkëshortja e tij është anëtare e komunitetit shqiptar të Melburnit.

Ai është ish-presidenti i Komunitetit Shqiptar të Melburnit i cili në vitin 2000 mbështeti refugjatët kosovarë nga lufta Jugosllave.

Çifti i ri, sipas miqve të afërm, kishte planifikuar që shumë shpejt të blinin një banesë dhe më pas do të zgjeronin familjen e tyre, por ëndrrat iu prenë tragjikisht në mes. Ata cilësohet si persona të dashur e të qeshur dhe shumë të dashuruar.


Kohë më parë Osman Shaptafaj ishte larguar nga banesa në të cilët jetonte me të bijën, për arsye ende të panjohura, ndërsa po ashtu ai nuk është parë as në fotot e fejesës dhe martesës së saj, teksa pozonte në krah të familjarëve të bashkëshortit, prindërve të tij, dy vëllezërve dhe kunatës.

Pas ngjarjes së rëndë, policia ka nisur hetimet duke kontrolluar banesën e tij, duke pyetur fqinjët por edhe duke parë aktivitetin e tij në rrjetin social, Facebook.

Ajo që bie në sy dhe tërheq vëmendjen, janë mesazhet që duken si të koduara, në të cilat lihet të kuptohet se Osmani ishte një person që nuk kishte raporte të mira me të afërmit. Fakti që ai nuk kishte marrë pjesë në gëzimin e të bijës, në fejesë dhe martesë, ngre dyshime se ata kanë pasur konflikte të mëparshme.


Ndërkohë, në disa foto të postuara në Facebook, bashkangjitur imazhit të tij, ai ka vendosur një foto të një deleje të zezë mes disa të bardhave, duke identifikuar veten e tij në mënyrë ilustruese.

Një tjetër foto është me mbishkrimin: Më doni ose më urreni, të dy janë në favorin tim. Nëse më doni do të jem gjithmonë në zemrën tuaj, nëse më urreni, do të jem gjithmonë në mendje.


Në një postim tjetër shkruan: Jeta e pyeti vdekjen – pse njerëzit më duan, por ty të urrejnë? Vdekja u përgjigj, sepse ti je një gënjeshtër e bukur dhe unë jam një e vërtetë e hidhur.

Ndërkohë ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku real që ka çuar 55- vjeçarin në një akt që i ka tronditur të gjithë. /tvklan.al
 
Wow, sme besohet ....
Kjo dmthn te lesh arme ne doren e cdokujt....
Gjynah per ata dy te rinj, e per kush mbetet mbas tyre :(
 
Wow, sme besohet ....
Kjo dmthn te lesh arme ne doren e cdokujt....
Gjynah per ata dy te rinj, e per kush mbetet mbas tyre :(

Jo te gjithe e perdorin armen per kete gje.. ka nga ata qe kan halle e mbajn dhe e perdorin ateher kur duhet ne momentin e duhur dhe vendin e ndaj personit duhur.. pastaj ka dhe tipa si ky qe nuk e kontrollojn dot veten.. Zotesi esht te kesh Armen,por te jesh gjak ftoht ne prezenc te saj dhe kur e ke ne brez.
 
Ne disa portale tjera lexova se nuk e ka perballu faktin se eshte martuar , xhelozi e semure !! Zoti na ruajt! Prind perbindsh :(

Nuk i dime arsyjet. Ska baba ne bote qe sdo enderronte te shoqeronte vajzen e tij ne altar. Pale si kane qene rrethanat dhe nuk kushte te renda psikologjike njeriu ca sben. Pranaj thone nji fije peni e ndan te mencmin nga budallai.
 
Nuk i dime arsyjet. Ska baba ne bote qe sdo enderronte te shoqeronte vajzen e tij ne altar. Pale si kane qene rrethanat dhe nuk kushte te renda psikologjike njeriu ca sben. Pranaj thone nji fije peni e ndan te mencmin nga budallai.
Thjesht eshte nje psihopat asgje me shume , ska arsye per vrasjen.
 
Private conversations
Help Users
    Top