NEWS: Me te fundit nga Seria A

cent

...Lontano
Titulli: NEWS: Me te fundit nga Seria A

Seria A: Rekord i Romës, Milani e pëson në limit
28/10/2013
Roma nuk di të ndalet. Verdhekuqtë regjis trojnë fitoren e nën‘të në nëntë javë kampionat, një rekord i ri ky për Serinë A, duke mundur 1-0 Udinezen në Friuli, për më tepër me 10 vetë, pas daljes me karton të kuq të Maikonit. Skuadra e Garsias është një mrekulli dhe shfaq qartë shenjat e një skuadre të pjekur, ku të gjithë luajnë për të gjithë, duke funksionuar si grup. Një supergol i Bradleit 10 minuta nga fundi është kryevepra e radhës e kryeqytetasve, që "blindojnë" vendin e parë, duke regjistruar një tjetër ndeshje pa humbje dhe pa pësuar gol. Roma kryeson kampionatin me 27 pikë të plota, duke shënuar 23 gola dhe pësuar vetëm një të tillë. Këtë ecuri kaq të mirë nuk e kishte shënuar asnjë në Serinë A. Por duket se verdhekuqtë nuk do të ndalen këtu. Në mesjavë kanë një tjetër ndeshje ku rekordi mund të thellohet, pasi presin Kievon, që është përfshirë nga një krizë rezultatesh.
NDJEKESIT
Por Roma nuk do ta ketë të lehtë deri në fund për titullin, pasi ka fituar Napoli së bashku me Juventusin. Kampionët në fuqi, pas dy humbjeve radhazi, rigjetën fitoren, duke mundur pa shumë vështirësi Xhenoan në shtëpi, falë dyshes së saj të zakonshme, Vidal dhe Tevez. Në minutën e 23-të, ishte kiliani që dërgoi topin në rrjetë nga pika e bardhë, ndërsa në të 36-ën Karlos Tevez finalizoi perlën e tij të radhës, duke vendosur në "kasafortë" rezultatin. Ndërsa Napolit i janë dashur dy 11-metërsha për të thyer Torinon. Higuanin ka shënuar dy herë saktë nga pika e bardhë. Në këtë ndeshje është rikthyer në mënyrën më të keqe të mundshme Migjen Basha, i cili është ndëshkuar në fund me karton të kuq.
MILANI
Në krizë të thellë Milani, që humbet 3-2 në Parma në fund, pasi u duk se kishte realizuar përmbysjen ndaj emilianëve. Kuqezinjtë e mbyllin në mënyrë katastrofike 45 minutëshin e parë, kur ndëshkohen nga Parolo dhe Kasano, por në fraksionin e dytë, Matri dhe Silvestre, brenda dy minutash, rikthejnë baraspeshën për Milanin. Por tragjedia e Milanit nuk është konsumuar ende, pasi në minutën e fundit, këtë herë të pjesës së dytë, është Parolo që u jep fitoren vendësve, ndaj një Milani që në Serinë A është zyrtarisht në krizë. Kaka ka qenë në fushë, ndërsa Baloteli në stol. Braziliani ka humbur dy mundësi të pastra shënimi, ku i vetëm përpara portës, ka goditur portierin.

/BalkanWeb
 

cent

...Lontano
Titulli: NEWS: Me te fundit nga Seria A

Seria A, paqe mes Milanit e Lazios, “OK” Napoli dhe Juventus
31/10/2013
Napoli regjistron një fitore force në Serinë A, duke mundur Fiorentinën brenda në Firence me rezultatin 2-1, si për të konfirmuar dhe ambiciet e tij për titull.

Fiorentina dhe Napoli zhvilluan një ndeshje vërtetë kartolinë për Serinë A, duke dhuruar emocione në 90 minutëshin e tyre. Napoli konfirmoi se ka realizuar një superblerje këtë verë me Callejon, i cili realizoi fluturimthi në minutën e 12-të. Skuadra e Montelës, provoi të mbërthehej te goleadori i saj Giuseppe Rossi që rivendosi shifrat në barazim në minutën e 28-të nga pika e bardhë, por para pushimit një tjetër lojtar i momentit te jugorët, Mertens shënoi golin e 1-2. Në pjesën e dytë, Fiorentina u përpoq të arrinte te barazimi por Napoli u mbrojt fort, ndërkohë që të dyja ekipet e mbyllën ndeshjen me 10 vetë pas daljes me karton të kuq të Maggios dhe Cuadrados.
Juventusi e ktheu në një formalitet ndeshjen me Catanian, duke shpalosur një poker asash ndaj sicilianëve, me Pirlon, Vidal, Tevez e Bonuccin që gjejnë të gjithë rrugën e rrjetës. Bardhezinjtë shfrytëzuan në maksimum faktorin fushë dhe forcën e yjeve. Vidal ishte i pari që zhbllokoi rezultatin falë dhe bashkëpunimit të një mbrojtësi kundërshtar, ndërsa po në pjesën e parë, Andrea Pirlo nxori një tjetër perlë nga repertori i tij për golin e 2-0. Në minutën e 65-të listës së shënuesve iu shtua dhe argjentinasi Tevez, ndërsa ai që kompletoi mbrëmjen e Juventusit ishte Alessandro Bonucci.

Barazim për Milanin që me rikthimin në “San Siro” pas humbjes me Parmën nuk i shëroi dot kuqezinjtë që nuk fituan dot ndaj Lacios, duke ndërthurur një pjesë të parë shumë të mirë me një fraksion të dytë skandaloz. Ricardo Kaka ishte protagonist i vetëm te kuqezinjtë. Braziliani ishte ai që ngriti peshë publikun vendas në minutën e 55-të, ndërsa Ciani ishte ai që e uli sërish në të 72-tën kur dërgoi topin në fundin e rrjetës kuqezi. Lacio mund të kishte shënuar dhe golin e dytë në minutat e mbetura, por nuk shfrytëzoi sic duhet kundërsulmet duke lënë Milanin me një pikë, që ngjan shumë pak për klasifikimin e varfër të kuqezinjve.
/S.Sport
 

cent

...Lontano
Titulli: NEWS: Me te fundit nga Seria A

Seria A, Higuain shkëlqen, Napoli “fundos” Lazion
3/12/2013
Napoli nuk mbetet prapa në garën për titull duke arritur një fitore të rëndë ndaj Lacios brenda në Romë, falë dyshes sulmuese Higuain dhe Pandev, që shënojnë të dy në suksesin 4-2 të skuadrës së Benitez.
2a7zapy.jpg
Të dyja skuadrat kërkonin të hidhnin pas zhgënjimet e javës së kaluar, dhe ndeshja në “Olimpico” ishte menjëherë zjarr me të dyja formacionet që luajtën hapur, duke lejuar madje dhe ndonjë filtrim më shumë në mbrojtje të kundërshtarëve. Hernanes ishte më i rrezikshmi në radhët e bardhëkaltërve, ndërsa në krahun tjetër Higuain i hanin këmbët për gol. Pikërisht argjentinasi ishti ai që nisi dhe festën e golit në impiantin kryeqytetas duke shënuar në minutën e 24-tër, i pari me aksion pas plot 71 ditësh. Gjithsesi ende pa shijuar mirë epërsinë, Lacio arriti të gjejë barazimin me një autogol të Valon Behramit, që i bëri një nder ish-skuadrës së tij. 1-1 u mbyll pjesa e parë, pavarësisht përpjekjeve të të dyja ekipeve, ndërsa në startin e së dytës, sfida e “Olimpicos” u konfirmua si ajo e ish-ëve pasi ishte Goran Pandev ai që i dha avantazhin Napolit duke ndëshkuar ish-skuadrën e tij. Formacioni i Petkoviç u përpoq të rikthejë në barazpeshë sfidën por ishin minuta më të mira për Napolin që shpërdoroi madje dhe me Higuain. Gjithsesi argjentinasi korigjoi shënjestrën në minutën e 72-të, kur mposhti Marchettin për golin e dytë personal në këtë sfidë. Nuk mbaron me keq sepse i riu Keita i future në pjesën e dytë rihap ndeshjen për momentin teksa driblon 4 lojtarë për të shkurtuar në 2-3 rezultatin. Kur pritej një ofensivë e bardhekaltërve, janë miqtë që të ndihmuar dhe nga një gafë e Ciani vendosin në kasafortë tre pikët e jugorëve me golin e Callejon ndërsa Lazio është tashmë zyrtarisht në krizë, pasi në kampionat nuk fiton prej më shumë se një muaji.
/S.Sport
 

Attachments

  • 2a7zapy.jpg
    2a7zapy.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0

cent

...Lontano
Titulli: NEWS: Me te fundit nga Seria A

اfarë spektakli, Fiorentina-Verona 4-3
3/12/2013
Fiorentina vazhdon ecurinë pozitive duke i shtuar një tjetër fitore rrugëtimit sezonal në Serie A. Skuadra toskane shënoi plot 4 herë në portën e Veronas që nga ana e saj arriti ta kalonte topin në rrjetë një herë më pak, duke dalë pa pikë nga “Artemio Franchi” pas një 90 minutëshi plot emocione. Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit që me anë të Borja Valeros shënuan që në minutën e 5-të të takimit duke dhënë përshtypjen se kjo ndeshje do të vazhdonte në dishezë për vjollcët. Por që do të ishte një mbremje e nxehtë, këtë e paralajmëroi ish-i Romulo që barazoi rezultatin vetëm një minutë më pas, ndërsa në të 13-ën, Iturrbe ngriu stadiumin e Firenzes me një gol që komplikoi ndeshjen e Fiorentinës. Gjithsesi, skuadra e Montellas nuk u dorëzua duke rritur forcën e sulmit dhe vetëm 2 minuta më pas ishte sërish Valero ai që nxorri një tjetër gol nga repertori i tij duke rikthyer qetësinë në kampin toskan.

Pjesa e parë pati kohë edhe për një tjetër gol pasi në të 43-ën, Vargas shkarkoi të djathtën dhe me bashkëpunimin e pjesshëm të portierit Rafael. Me startin e pjesës së dytë, Fiorentina nisi të kërkonte me ngulm golin e sigurisë që erdhi në minutën e 54-rt pas ekzekutimit perfekt të Giusepe Rossit nga pika e bardhë e 11-metërshit. Por miqtë nga Verona nuk u dorëzuan duke zhbalancuar ndeshjen edhe pse në inferioritet numerik për shkak të daljes së Jankovic me karton të kuq. Ishte Jorginho ai që vuri në dyshim fitoren e Fiorentinës pasi arriti të shkurtonte shifrat në 4-3 pas një goditje të saktë nga jashtë zonës. Por në minutat e mbetura, Fiorentina kontrolloi lojën duke rrezikuar disa herë për të shënuar edhe golin e pestë. Me këtë sukses, skuadra toskane ngjitet në vendin e katërt duke barazuar Interin me 27 pikë, ndërsa Verona mbetet në kuotën e 22 pikëve.
/S.Sport
 

cent

...Lontano
Titulli: NEWS: Me te fundit nga Seria A

Seria A, Juventus nuk gabon, Napoli “Ok"
16.02.2014

Juventusi vazhdon i qetë rrugëtimin drejt titullit të tretë radhazi kampion në Serinë A, pasi fiton 3-1 në shtëpi me Chievon në një sfidë të cilën nuk e vuri në asnjë moment në diskutim, pavarësisht golit aksidental që pësoi në fillim të pjesës së dytë. Bardhezinjve i mjaftuan vetëm 17 minuta lojë për të kaluar në avantazh me Asamoah, i cili goditi saktë në zonë pas asisitit të Fernando Llorentes, duke e dërguar topin në cepin e majtë të portës së Agazzit. Pa u mbushur gjysmë ore lojë, Marchisio dyfishoi rezultatin me një goditje potente në zonë, duke i çuar bardhezinjtë të qetë në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë nisi me një autogol të Martin Caceres, duke rihapur përkohësisht sfidës, pasi reagimi i Juventusit ishte i menjëhershëm. Në të 58-tën, Fernando Llorente shfrytëzon armën e tij më të fortë, lojën në ajër në zhvillimet e një goditjeje këndi duke kthyer qetësinë në kampin bardhezi. Në minutat në vazhdim kampionët në fuqi të Serisë A thjesht administruan avantazhin, edhe në disa momente miqtë nga Verona e rrezikuan seriozisht portën e Buffon.

Sassuolo nuk i hap probleme serioze Napolit të Rafa Benitez, që mjaftohet me dy gola, një në çdo pjesë për të marrë fitoren e dytë radhazi në Serinë A pas suksesit me Milanin në “San Paolo”. Blerim Dzemaili zhbllokoi sfidën në minutën e 37 me një goditje të kalibruar në hyrje të zonës, ndërsa Lorenzo Insinge shënoi golin e qetësisë në minutën e 55. Sulmuesi i kombëtares italiane pati të tjera mundësi të arta për të thelluar krizën, ndërsa Dzemaili u ndal vetëm nga traversa në minutën e 89. Me këtë fitore Napoli e çon në 6 pikë me Fiorentinën e vendit të katërt, që të Shtunën u mposht 2-1 nga Interi në “Artemio Franchi”.

Udinese shpërdoron një mundësi të artë për marrë tri pikë në “Luigi Ferraris”, ku deri në minutën e 48 kryesonte me rezultatin 3-1. Për miqtë nga Friuli shënuan fillimisht Basta dhe Fernandez, ndërsa në fund të pjesës së parë ngushtoi diferencën Conate. Goli i Muriel në fillimit të fraksionit të dytë nuk i demoralizoi vendasit, që gjetën dy herë rrjetën me Gilardinon brenda 10 minutave lojë. Në takimet e tjera të kësaj jave të 24 të Serisë A janë marrë këto rezultate:

AC Milan 1 - 0 Bologna

Fiorentina 1 - 2 Inter

Catania 3 - 1 Lazio

Atalanta 0 - 4 Parma

Cagliari 1 - 2 Livorno

Genoa 3 - 3 Udinese

Juventus 3- 1 ChievoVerona

Sassuolo 0- 2 SSC Napoli

Roma ? - ? Sampdoria

Hellas Verona ? - ? Torino
/S.Sport
 

cent

...Lontano
Titulli: NEWS: Me te fundit nga Seria A

Milani fiton, Interi ngec sërish
23.02.2014

Ditën e sotme u luajtën pesë sfida nga java 24 e Serisë A, ku vëmendja ishte te dy skuadrat e Milanos, Milani dhe Interi.

Kuqezinjtë po dalin nga kriza e rezultateve, teksa mposhtën në transfertë Sampdoria-n, duke u ngjitur kështu në vendin e 9-të me 35 pikë.

Dy golat e sfidës u shënuan nga dy futbollistët e transferuar gjatë afatit kalimtar të janarit. Të parin e shënoi Adel Taarabt në pjesën e parë, ndërsa në të dytën ishte mbrojtësi francez, Adil Rami.

Ndërsa Interi nuk shoi më shumë se një barazim 1-1 në “San Siro” përballë Cagliari-t. Pas penalltisë së Pinilla-s, ishte Rolando ai që barazoi për zikaltërit.

Në barazim 1-1 përfundoi edhe sfida mes Udinese-s dhe Atlanta-s, ndërsa dy skuadrat e Veronës, Chievo dhe Hellas Verona fituan. Chievo mposhti 2-0 Catania-n, ndërsa Hellas Verona mposhti 2-3 Livorno-n.

/Shekulli
 

cent

...Lontano
Titulli: NEWS: Me te fundit nga Seria A

Gjakoset ndeshja Juve – Kievo, pamje të rënda
25.01.2015
1.jpg
Mbrojtësi i Kievos, Nikolas Frey, ka pësuar një dëmtim të rëndë gjatë takimit të sotëm me Juventusin në “Juventus Arena” në Torino.

Lojtari francez u dëmtua gjatë një përplasje në ajër me bashkëkombësin e tij, Patris Evran.

2.jpg
Sa i përket fatit të ndeshjes në javën e 20-të të Serisë A ai u fitua 2-0 nga Juventusi, me gola të shënuar nga Pol Pogba dhe Stefan Lishtajner.

Pas kësaj ndeshje, Juventusi shkëputet me 8 pikë nga Roma, e cila sonte në mbrëmje (20:45) luan në transfertë me Fiorentinën.
/Shekulli

3.jpg
 
Top