New York Times: Shqipja, ndër tri gjuhët më të vjetra në botë


Sipas një studimi “New York Times” rendit armenishten si gjuhën e parë më të vjetër në botë, e dyta është greqishtja, e më pas vjen shqipja, prej nga rrjedhin shumë gjuhë të tjera.
Ndikimi i gjuhës shqipe në gjuhët e tjera në rajon, dhe pohimet se shqipja është gjuha më e vjetër vazhdojnë të jenë temë diskutimi dhe debati në Ballkan. Kjo për shkak se teoria përmban implikime të shumta etnike dhe politike dhe ushtron një ndikim të mundshëm në pretendimet e shteteve moderne për territore të kontestuara.
Sipas gazetës prestigjioze amerikane “New York Times”, gjuha shqipe radhitet në mesin e 3 gjuhëve më të vjetra të botës. Në studimin e publikuar dje dhe të përhapur rrufeshëm në të gjitha sitet online, paraqiten fakte se gjuha shqipe është ndër gjuhët më të vjetra të botës, madje si gjuhë është praktikuar që në kohën e Greqisë së lashtë.
“New York Times” rendit armenishten si gjuhën e parë më të vjetër në botë, e dyta është greqishtja, e më pas vjen shqipja, prej nga rrjedhin shumë gjuhë të tjera. Në fakt, kjo ka qenë tezë për shumë albanologë shqiptarë, të cilët gjithnjë kanë argumentuar se gjuha shqipe burimin e ka në gjuhen indoevropiane, e cila ka gjetur përdorim që në kohën para lindjes së Krishtit, respektivisht para epokës së re.
Si argument mbështetës të asaj që pohon në studimin e saj prestigjiozja “New York Times”, po u referohemi më poshtë kërkimeve shkencore nga të huajt që dalin në këto konkluzione shumë më herët. Në shekujt XIX dhe XX, shkenca e gjuhësisë krahasuese bëri të mundur që studiuesit të përcaktonin origjinën e gjuhës shqipe dhe lidhjet e saj me gjuhët e tjera indoevropiane. Të shumtë ishin shkencëtarët që bënë emër në këtë drejtim, ku mund të përmendim filologun Gotfrik Lajbnik (1646-1717), i cili deklaroi se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja. Hans Tunman pak më vonë (1746-1778), historian suedez, profesor në Universitetin e Halles të Gjermanisë, ishte albanologu i parë që studioi shkencërisht origjinën e gjuhës shqipe. Ai bëri kërkime në burimet greke, latine, bizante dhe studioi fjalorin tregjuhësh sllav-grek-shqip të Theodhor Kavaliotit të vitit 1770.
Hans Tunman arriti në përfundimin se, shqiptarët janë vazhdues autoktonë të popullsisë së lashtë ilire, që as u romanizua dhe as u asimilua nga dyndjet e mëvonshme.
Johan Fon Han, 1811-1869, austriak i diplomuar për drejtësi në Universitetin e Haidelbergut, i cili shërbeu si gjykatës i shtetit të ri grek, dhe më vonë si nënkonsull në Janinë, iu fut studimeve të gjuhës shqipe bashkë me mendjendriturin, gjuhëtarin shqiptar, Kostandin Kristoforidhi. Botoi tri vëllime ‘Studime shqiptare mbi kulturën, gjuhën dhe historinë’ dhe nxori përfundimin se shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja.
Franc Bop 1791-1867, profesor i Universitetit të Berlinit dhe themeluesi kryesor i gjuhësisë së krahasuar historike indoeuropiane, botoi në vitin 1854 veprën e tij dhe nxori përfundimin se shqipja bën pjesë në familjen indoevropiane dhe është gjuhë e veçantë pa simotër gjuhë tjetër. Dhimitër Kamarda, filolog italian me origjinë shqiptare, botoi veprën ‘Një ese e gramatikës krahasuese rreth gjuhës shqipe’ më 1864, ku vërtetoi me dokumente lashtësinë e gjuhës shqipe si një gjuhë ndër më të vjetrat në botë. Gustav Majer, 1850-1900, profesor austriak në Universitetin e Gracit, anëtar i Akademisë së Shkencave të Vjenës, i cili u specializua në fushën e studimit të gjuhëve shqipe, greke dhe turke, botoi librin ‘Mbi pozitën e gjuhës shqipe në rrethin e gjuhëve indoevropiane’ në vitin 1883, që më vonë u pasua me 8 vëllime shkencore mbi historinë, gjuhën, poezinë, përrallat popullore shqipe dhe ngulmimet e arbëreshëve në Itali dhe Greqi.
KultPlus.com
 
Qenke shume polemik, u merrke me llafe shume, me keq se ato vjehrrat e keqija!
Nuk pretendova qe njoh historine aspak, solla thjesht ate qe kisha lexuar, ne shqip, anglisht apo gjermanisht apo spanjisht kjo nuk ka fare rendesi. Thjesht burimi i postimit tim, eshte i ndryshem nga ai i yti, por natürlich nuk ka pse te shnderrohet ne burim konflikti, thjesht konsiderohet/ose nuk konsiderohet i besueshem dhe historia mbyllet aty. Kaq!
Per te lehtesuar komplekset, hiqe fare ate opsionin e grekoqiris dhe leje shkrimin qe solla me renditjen e 6 gjuheve dhe jo me 7-te.
Ti nuk merresh me analize dhe argumente per temen por u merrke me postuesin !
-Nje here rruges duke ecur, u takuan e Shtrembta dhe e Drejta!
Pasi u pershendeten, e Shtrembta e pyeti te Drejten sesi i kishte punet dhe hallet, dhe e Drejta si e drejte qe ishte i tregoi te verteten dhe te drejten, mirpo e Shtrembta si e shtrembur qe ishte, shtrembet e mori dhe SHTREMBET MBETI!!!

Bla bla bla...

E prezantove gjuhen greke si me te lashte nga cfare eshte, plus edhe disa dinakeri te tjera qe une pertoj ti sqaroj, dhe mbi te gjitha solle shkrime ne gjermanisht qe nuk e vertetojn aspak ate qe pretendove. Shpresove se fakti qe ato jane ne nje gjuhe tjeter do e shtynin lexuesin te mos verifikonin permbajtjen. Mashtrim progrek!
 
Bla bla bla...

E prezantove gjuhen greke si me te lashte nga cfare eshte, plus edhe disa dinakeri te tjera qe une pertoj ti sqaroj, dhe mbi te gjitha solle shkrime ne gjermanisht qe nuk e vertetojn aspak ate qe pretendove. Shpresove se fakti qe ato jane ne nje gjuhe tjeter do e shtynin lexuesin te mos verifikonin permbajtjen. Mashtrim progrek!
hahahaha.... ti kam bo hallall te gjitha cfar ke shkruar sepse me bere te qesh me te madhe.
Vetem nje fenomen si ty mund te kapet me nje fjali dhe ta beje ate terkuze pa mbarim....
Po hiqe o i bekuar ate fraze mbi grekoqiris dhe vazhdo me tej, kaperceje, zhvlersoje....
Uhhh ca Ylli qenka ky, ne 10 vjet Forume, kurre s'kisha pare nje Fenomen si ky! 🤣
Dedikojini ketij Fenomeni nje emer Rruge, nje emer Sheshi, nje emer Krahine apo cfardolloj qofte sepse qenka pasuri kombetare 🤣🤣🤣
Je i modh pZ, na fal qe ta prishem rehatin! Es tut mir Leid! :p
 
10 vjet ne forume shqiptare ti, duke bere keto lojra propagandistike?

E lexoni ju te tjeret se sa jeni ndikuar nga keta ushtaret progrek (jo vetem ky, sepse ka edhe te tjere)?

Emer rruge apo sheshi vendoset me emra te atyre qe nuk jetojn me. Behu burre dhe beje me te drejtperdrejt kercenimin. Keshtu ne menyre indirekte e keni bere disa here ndaj meje, sidomos te forumi tjeter ku me vendoset 'ban'.
 
10 vjet ne forume shqiptare ti, duke bere keto lojra propagandistike?

E lexoni ju te tjeret se sa jeni ndikuar nga keta ushtaret progrek (jo vetem ky, sepse ka edhe te tjere)?

Emer rruge apo sheshi vendoset me emra te atyre qe nuk jetojn me. Behu burre dhe beje me te drejtperdrejt kercenimin. Keshtu ne menyre indirekte e keni bere disa here ndaj meje, sidomos te forumi tjeter ku me vendoset 'ban'.
ca kercenimi thu ti mer babe.... ty ta bofte Zoti jeten drite ishallah se qenke flori fare, ti qenke mjolt fare mer babe, sic themi neve katunart knej nga Shqipnia Mesme.
vetem nje lutje kisha: Me thirr me mire Derr me Zile sesa "ushtar grek" sepse vertet me ofendon dhe plagos shume! 🤣
ej, vallahi-bilahi ke fitu simpatine time me te modhe!
Mos vdeksha pa e pi ein großes Bier me ty! 🙂🍺🍺🍻
 
Derrin nuk e ofendoj. Po ti japesh toke ne Dropull nje derri, ai t'a di per nder dhe sillet mire.
 
ej harrova te shtoj, une nuk e di fare se kush ke qene ti ne forumet e tjera por nuk eshte rasti te shprehim mllefet dhe pakenaqsite ne nje vend te papershtatshem sic eshte ky.
Jemi ne kte lagje dhe i pergjigjemi rregullave te kesaj lagje apo jo?
Respekte o flori se me kenoqe, te uroj shnet dhe pare dhe nje dite sa me te rehatshme dhe pa strese. 🙂 🍻

 
Top