• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Nenshkruaj online peticionin kunder Procesit Gjygjesor ndaj Albin Kurtit

Dilematiku

Antarë i ri
http://www.freealbinkurti.net/


Ne, te nenshkruarit e ketij peticioni, kerkojme ndaljen e menjehershme te perndjekjes dhe gjykimit politik te Albin Kurtit, rifillimin e te cilit EULEX-i (Misioni i BE-se per Sundimin e Ligjit ne Kosove) e ka shpallur per 15 shkurt 2010.



Tre vjet me pare, me 10 shkurt 2007, Mon Balaj dhe Arben Xheladini u qelluan dhe u vrane ne menyre te paligjshme nga policia e UNMIK-ut ne nje demonstrate paqesore ne Prishtine te organizuar nga Levizja VETEVENDOSJE!. Ne kete demonstrate ne te cilen protestohej kunder kushtezimeve te Planit te Ahtisaarit dhe per te drejten per vetevendosje te popullit te Kosoves, mbi 80 veta u plagosen, duke u qelluar me plumba gome te skaduar prej 12 vjetesh. Qe atehere asnje zyrtar ose polic i UNMIK-ut nuk eshte vene para pergjegjesise.



Ne vend te kesaj, Albin Kurti, lider i Levizjes VETEVENDOSJE!, ne vitin 2007 eshte mbajtur ne burg dhe arrest shtepiak per 11 muaj, dhe pastaj i eshte nenshtruar nje gjykimi nga UNMIK-u, qe eshte kritikuar gjeresisht nga organizatat e te drejtave te njeriut, si Amnesty International, e cila e ka pershkruar si "te motivuar politikisht". Albini ishte akuzuar per pjesemarrje ne nje turme qe ka bere veper penale (320.2); pjesemarrje ne nje grup qe ka penguar personat zyrtare ne kryerjen e detyres se tyre zyrtare (318.1 and 318.2); dhe thirrje per rezistence (319.1). Ky gjyq u pezullua me 7 shkurt 2008 pasi avokatet e Kosoves respektuan mosnjohjen e gjykates nga Albin Kurti dhe thirrjen e tij per ta refuzuar pjesemarrjen.



Rifillimi i ketij gjyqi kunder Albin Kurtit nga EULEX-i me te njejtat akuza eshte nje perpjekje per te vazhduar shmangien e ndjekjes penale te policise se UNMIK-ut per krimet qe ata kane kryer, dhe ne vend te kesaj, per te kriminalizuar dhe per te heshtur mendimin kritik dhe zerin e opozites ne Kosove dhe cfaredo kundershtimi ndaj sundimit nderkombetar.



* Ne i bejme thirrje baroneshes Catherine Ashton, Perfaqesueses se Larte te BE-se per Pune te Jashtme dhe Politiken e Sigurise, qe eshte edhe Zevendes Presidente e Komisionit, e te ciles EULEX-i i jep llogari, te nderhyje per te ndaluar kete perndjekje dhe gjykim politik.



* Ne u bejme thirrje Kryeministrit dhe Presidentit te Kosoves, dhe Deputeteve te Kuvendit te Kosoves qe te kerkojne nga EULEX-i t%u2019i jep fund perndjekjes dhe gjykimit politik te Albin Kurtit.



* Ne i bejme thirrje Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se te filloje nje hetim te pavarur dhe transparent per vrasjet e 10 shkurtit
 

SempreBarca

Anëtar i Respektuar
Titulli: Nenshkruaj online peticionin kunder Procesit Gjygjesor ndaj Albin Kurtit

Tre vjet me pare, me 10 shkurt 2007, Mon Balaj dhe Arben Xheladini u qelluan dhe u vrane ne menyre te paligjshme nga policia e UNMIK-ut ne nje demonstrate paqesore ne Prishtine te organizuar nga Levizja VETEVENDOSJE!.
Nese eshte nevoja un kete peticion do ta nenshkruaj 24 her brenda 24 orve me 24 emra e mbiemra nga njerzv te familjes sime, por ama do ta nenshkruaj ateher kur vetvendosja te nenshkruaj duke marre mbi vete fajin dhee barren per vrasjen e ktyre dy te rinjve.
Po te mos organizoheshin kto protesta, ata dy te rinje nuk do te vdisnin per koke turku. Per me teper, nese kta dy te rinje rane duke kundershtuar institucionet e Kosoves, Albin Kurti po i nderon duke shqyrtuar mundesine e pjesmarrjes ne zgjedhjet e ardhshme, kete e ka pohuar vet ne interviste per Zerin e Amerikes.
Dmth, dikush qon pluhur dhe qet shkelma e te tjere vdesin. Dikush per dhjet vite " flijohet " ne emer te sovranitetit duke mos njohur sundimin e nderkombetarve, dhe ne fund shkel parimet e veta dhe "sakrifikon" duke u futur ne politike qe automatikisht tregon se pranon ato institucione se bashku me misionin e EULEX-it.
Vetvendosjen e drejtojne interesat jo emocionet. Albin Kurti me ate interviste tregoi se gjithmone ka llomotitur duke shpresuar se nje dite do ta arrij majen, por ate te pushtetit, jo te privilegjit, as te perkushtimit ndaj popullit.
 

sabah

Anëtar i Respektuar
Titulli: Nenshkruaj online peticionin kunder Procesit Gjygjesor ndaj Albin Kurtit

Liria nuk dhurohet,por fitohet.Per te arritur ate duhet shume mund por edhe sakrifica.Me sa di une demonstrata e "vetvendosjes" ishte paqesore dhe nga ana e saj nuk pati dhune mbi policine e Unmik-ut .Nje gje dihet shume mire. Ata qe qelluan dhe derdhen gjakun e cunave te Kosoves ishin police rumune.Eshte Rumania ajo qe nuk vendos te njohe pavaresine e Kosoves.
 
Top