• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Në zi! E vonuar dhe të gjatë.

Baboon

Great mind think alone.
Screenshot_20200809-174122~3.png

- Ja shif ktu.. Mos aty se lagesh!!! Hajde ktu të them! - Ngrys vetullat e zeza dhe sytë e tu të zinj të aq të bukur marin pamje kërcënuese - Ç'a të thashë!?? Mos u afro shumë ujit!!

Teksa bëje gati kallamin e thatë të peshkimit, po përpiqeshe të më tregoje se si kapet peshku.

Mirpo unë nga ana ime kisha gjetur një shkop edhe po peshkoja më vete...

Sigurisht që erdha menjëherë.

Teksa rrija ulur galiç me kokën mes duarve i mërzitur për vdekje që isha i detyruar të shikoja atë gjysëm tape vere teksa pluskonte mbi ujë.
Mendoja me vete...

- "Kjo është shumë e mërzitshme, nuk ndodh asgjë. Peshkimi ta shpifka!" -, ndërkohë që me gjuhë lagia cepat e buzëve të thara nga vapa e padurueshme.

Asgjë spipetinte - përpos zhukatjeve monotone të gjinkallave,dhe tek tuk ndonjë bretkoske uaak uuaak - pasi ti ma kishe ndaluar të flisja apo të bëja çdo lloj gjëje tjetër. Dhe kjo e bënte edhe më të mërzitshme të gjithë këtë aventurë që mezi e kisha prirur e të isha lutur të më merrje me vete.

Teksa po mendoja këto, i bindur që s'do vija më kurrë....

- Shshshsh hajde këtu - ma bën me gisht edhe gati me pëshpëritje më tregon nga tapa- afrohu këtu, ja vendose dorën tek kallami. Hë e ndjen?!

Vërtet! Tapa bënte lëvizje të shpejta dhe të shkurtra. Dhe në Kallam ndjeja gjithë vibrimin e ngjarjes që ndodhte poshtë ujit...

-O ba pesh.... - tepër i entuziazmuar desh therrita.

Por ti me një lëvizje të shpejtë më mbylle gojën, duke më pëshpëritur që tani duhej qetësi sepse ishte një moment shumë i rëndësishëm.

Entuziazmi im kapi majat kur nxorrem peshkun. Përveç peshkimit mësova edhe që qentë nuk para i kanë qejf peshkun pasi xiku (qeni ynë atëherë) nuk i hante.

Sot të shqyejnë edhe plastikën...

Më kujtohet si sot kur shkonim tek halla në fshat (në fakt më vonë do e mësoja se edhe ne fshat ishim pamvarsisht se kishim asfalt, makina,dyqane, lokale apo edhe kinema) nxeheshe me mua pasi duke të ardhur nga pas në pyllin e dëndur padashje shkelja leqet.

Pasi rrinim tek halla (zot ç'a kujtimesh si më llastonin, ndihesha si princ) nuk më vinte keq që çoheshim me natë pasi e dija që rrugës për në shtëpi, do shikonim gjahun...
Sigurisht ti gjithnjë ke patur fat, ose siç nga të tjerët e kam dëgjuar kishe "dorë"për këtë punë edhe pothuajse në ç'do lak gjeje një mullenjë.

Habitesha me (edhe sot habitem) se si i mbaje mënd në atë xhungël të gjitha leqet edhe të miat.
Madje kur qëllonte që unë të kapja ndonjë syresh më vije në lojë duke më treguar tuat në vënd që të më inkurajoje.
Sot mendoj se përveç natyrës tënde pak ngacmuse (deri në fund të jetës nuk e humbe shpirtin rrebel prej djaloshi të prapë) ajo ishte mënyra jote për të më ledhatuar...

Megjithëse unë shumë gjëra i kam mësuar vetë në jetë por s'di pse nga ato që më ke mësuar ti veçova këto dy.

Oh Zot sa kujtime! Sot ç'do gjë e ka rrethuar trishtimi. Çdo pemë kërkon dorën tënde ethshëm sepse ishe ti që jo vetëm i mbolle por edhe që kujdeseshe.
Ime më është bërë si pula pa kokë shpesh e kap tek bisedon me vete...
Unë ca më keq. Kjo shtëpi ishte e madhe edhe kur ishe ti gjallë. Tani më duket e stërmadhe edhe shumë bosh.
Zëri yt nuk bën eko në asnjë cep të sajë e pra sa shumë na mungon.

- Ja ti ketë vit unë për 3 vjet dalim në pension, nuk presim nga ai kapsolli jonë, mjaft kemi bo apo jo o gru? - i thoje nënës time.

Madje kishe nisur ti mlblidhje dokumentet për pencionin që në atë kohë. Por ai aksident nuk të la të vinte dita për ta shijuar më në fund pleqërinë, të ishit të dy pranë si gjithmonë.
Por ike në paqe duke ditur që unë u sistemova më në fund gjërat po shkonim vërtetë mirë për mua edhe për të gjithë ne.
Mirpo unë edhe pse për një moment shkova sërish në dhe të huaj edhe sikur po e përballoja si burrë humbjen tënde nuk munda gjatë ta përballoja.
Kam më tepër se një vit që jam në zi nuk duhet të isha nisur pas vdekjes tënde, duhet të mbaroja të shfryja zinë time.
Qenka shumë herë më e keqe mbrapa...

Nuk po arrij të marr dot veten s'di nga të ja nis. Nuk vij dot më në varreza më janë bërë një vënd i kobshëm. E të mendosh (e habitshme) gjithnjë kam patur ndjesinë e paqetë sa herë shkonim me ndonjë tufë lulesh etj tek ndonjë familjar joni i ndarë nga jeta.
Ndërsa tani s'mundem aq sa jam bërë i pa edukatë edhe kur ndodh ndonjë vaki gjëkundi nuk shkoj më për ngushëllime atje...
Ti ike pa u sëmurë një ditë. Ike në mënyrë të dhunëshme. Por tani prehesh në paqe por le një boshllëk edhe traum tek shumë njerëz.
Madje edhe tek ai djalë (fëmijë mund të them) që shkaktoi atë aksident.
Më vjen keq edhe për të edhe pse më mori një copë shpirti. Ai do ta vuaj gjithë jetën atë që padshje bëri.. nuk ka faj ai. As familja sigurisht por këto kohë të poshtra që i quajmë demokraci...

E pra trishtimi më është bërë bashkë shoqërues i ditëve të mia edhe alkooli sigurisht "miku" më i dashur. Pa frikë mundë të them i vetmi sepse kam larguar këdo që njoh nga vetja ime.
Jam në zi.

Ka kohë që varka ime lundron në të thatë...
Më kot manovroj me litarët edhe velat pasi ajo për dreq nuk bën para.
Në fakt bën por drejt një grope thithëse.
Dhe si për të ja shtuar rrezikun çastit kritik në të cilën ndodhem dëgjoj edhe këngën e sirenave.
Është aq magjepsës sa të bën të mos shohësh ç'ke para. Ta ben shumë të bukur panoramën mirëpo ti vazhdon të zhytesh.
Jo! Këtë herë duhet ti them jo! Sepse këtë radhë përplasja do ishte fatale. Nuk ka çfarë shpëtohet pas kësaj por fundi i sigurtë nën ditët që ikin pa peshë poshtë këmbëve të mia...

Për të kënaqur egon edhe krenarinë time që nuk bën mbrapa, duhet ti kujtoj vetes që kjo varkë nuk ka motorr e kësisoj s'ka se si bën ashtu menjëherë mbrapsht.
Por ngadalë duke përdorur erën mjaft ti kthej velat edhe timonin në një drejtim s'ka rëndësi nga të jetë më e volitshme majtas, djathtas. Mjafton të mos qëndroj në vënd, duke "ecur"në një drejtim të rrezikshëm...

Dhe kështu do të bëj! Sado i ëmbël zëri i sirenave më duhet diçka më tokësore, ja mjaft të kthej pak veshët vërdall (majtas,djathtas) dhe dëgjoj buzëqeshje të ëmbla vajzash.

Zot sa kohë pa jetuar!!

Tashmë dua të ndjej ëmbëlsinë e fjalëve të pëshpëritura në vesh pranë meje në vënd të jehonës magjepsëse që valët sjellin.

Duhet!

© Baboon 16:59

Screenshot_20200809-173600~2.png
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Babi juaj duhet te jete shume krenar nga atje larte per te birin e ti! :)
Ai e ndjen shpirtin tend te mbushur me dhimbje dhe mall.
Njerzit qe humbim kane gjithnje fuqine te na qetesojne ne dhimbjen tone.
Dhe le te duket e cuditshme kjo qe them,por qendrone.
Mjafton te qeteoshemi dhe te lejojme keshillat e tyre te veprojne ne mendimet tona.
Ishte nje copez qe here pas here me beri te lotoj syte,ne fund te fundit ne njerzit ndaj jemi te vecante,se nepermjet dhimbjes se tjetrit ndjejme dhe kujtojme dhe tonen.
E keshtu kur dy shpirtra qe ndajne dhimbjen,kuptojne njeri tjetrin,quhet njerzillek.
Ndoshta njerzimi eshte ne nje nje fare regresi ne shume pika,por dashuria eshte ajo qe mund gjithnje vdekjen dhe dhimbjen. :))
Te perqafoj ,me shume respekt Neve!! :))
 
Endrra

VIP
Shiko fotografinë 1751303

Shiko fotografinë 1751304
Ka pak shkrues qe me artin e te treguarit krijojn Film ne koke .. Teksa e lexoja nga njeri varg ne tjetrin .. figurat mu shpejtuan ne koke ... fjalori i pasur me nje shqipe te paster dhe figurative ...
Ti te dergon ne vende te lumtura me artin tend te te shkruarit .
A nuk do donte dhe babai yt nje gje te tille ?
Ty ... krenarine e tij .. te te shoh te lumtur teksa ben njerez te lumtur ?!
 
Të jam mirënjohës shumë për fjalët e ndjera. E besoj atë ç'ka the (për njerzit e dashur që humbim) pasi e ndjej edhe vetë herë pas here...
Në fakt këtë shkrim doja ta bëja më tepër për vete pasi ka kaluar shumë kohë edhe nuk po dal dot nga kjo spirale ku jam futur dashje pa dashje.
Edhe doja t'a ndërtoja pak më mirë artistikisht ashtu siç e nisa por si duket emocionet nuk më lënë dmth nuk jam gati, pastaj menodva të shkruaj sa më shkurt edhe si të më vinte më shumë një thirrje vetes...
Të falenderoj shume të përqafoj shumë miqësisht, rrespekte pafund për ty Nevi.
Andi.
 
Baboon

Great mind think alone.
Ka pak shkrues qe me artin e te treguarit krijojn Film ne koke .. Teksa e lexoja nga njeri varg ne tjetrin .. figurat mu shpejtuan ne koke ... fjalori i pasur me nje shqipe te paster dhe figurative ...
Ti te dergon ne vende te lumtura me artin tend te te shkruarit .
A nuk do donte dhe babai yt nje gje te tille ?
Ty ... krenarine e tij .. te te shoh te lumtur teksa ben njerez te lumtur ?!
Patjetër që po, ti mundë të ma thuash madje me plot gojën si prind që je vetë!

Të falenderoj shumë, e thënë nga ti dhe Nevi më bën vërtetë të ndihem shumë i mikëluar!
🤗
 
Arfenilla

Themelues i Forumit
@Baboon Me vjen keq te them ,po ai boshllek asnjher nuk do mbushet me asnje te mir te botes..kur shkon prindi nje pjes e shpirtit shkeputet automatikisht😢.Zot. Cfar ndryshim ,cfare dhimbje,cfare mungese..dhe cdo dite do ndjeshe mungesen e tij..Aqe shum ta shtojn mallin vitet sa ke deshir edhe ne endrra ti degjosh zerin😢Aromon e tij do e ndjeshe ne rrobat e tij(nese ke ru ndonje per kujtim)un shkoj pothujse cdo dy jav tek varri i tij..them mbase gezoohet kur un e vizitoj e lutem per shpirtin e ti...te dhemb zemra kur i lexon emrin aty tek varri😢

E kam provu ket dhimbje tash e 21vite..dhe asnjhere malli dhimbja nuk jan zbeh..

ps..Zoti mos ju sprovoft me dhimbje me te madhe..ta kujtoni dhe ta beni krenar ju si familje..
E shpirti i ti ne lula te xhenetiti Inshalla.
 
Redaktimi i fundit:

Baboon

Great mind think alone.
@Baboon Me vjen keq te them ,po ai boshllek asnjher nuk do mbushet me asnje te mir te botes..kur shkon prindi nje pjes e shpirtit shkeputet automatikisht😢.Zot. Cfar ndryshim ,cfare dhimbje,cfare mungese..dhe cdo dite do ndjeshe mungesen e tij..Aqe shum ta shtojn mallin vitete sa ke deshir edhe ne endrra ti degjosh zerin😢Aromon e tij do e ndjeshe ne rrobat e tij(nese ke ru ndonje per kujtim)un shkoj pothujse cdo dy jav tek varri i tij..them mbase gezoohet kur un e vizitoj e lutem per shpirtin e ti...te dhemb zemra kur i lexon emrin aty tek varri😢

E kam provu ket dhimbje tash e 21vite..dhe asnjhere malli dhimbja nuk jan zbeh..

ps..Zoti mos ju sprovoft me dhimbje me te madhe..ta kujtoni dhe ta beni krenar ju si familje..
E shpirti i ti ne lula te xhenetiti Inshalla.
Të falenderoj e shumë. E di ashtu është por ja unë akoma nuk kam zemër të shkoj në varreza edhe pse kanë kaluar goxha kohë. Siç the edhe vetë është një dhimbje që nuk shuhet. Të falënderoj të njëjtën gjë uroj edhe unë për ty e dashur, të rroni e ta kujtoni mos dëgjosh keq kurrë 🤗
 
E kam motren un si ti..nuk mund te shkoj tek varri i tij..🙁thot du me mendu se eshte dikun gjall e nuk du me shuh shpresen nese i shoh varrin...ajo kurr nuk u pajtu me humbjen e tij..
 
Baboon

Great mind think alone.
E kam motren un si ti..nuk mund te shkoj tek varri i tij..🙁thot du me mendu se eshte dikun gjall e nuk du me shuh shpresen nese i shoh varrin...ajo kurr nuk u pajtu me humbjen e tij..
Kuptoj, në fakt unë më përpara (kuptohet jo në varrime) në varreza kisha një ndjesi paqe që s'di si ta pershkruaj. Mbase të duket e çuditshme por kshu më ndodhte.. ndërsa tani s'bëhet fjalë.
 
kitrra 123

plak gjufurrak
Bravo djale (y) Te lumte! 😊
Na meshiro, e sill nonje shkronje, kohe pas kohe e ta freskojme trurin me nonje gje, edhe pse te trishte, te bukur.
 
Baboon

Great mind think alone.
Bravo djale (y) Te lumte! 😊
Na meshiro, e sill nonje shkronje, kohe pad kohe e ta freskojme trurin me nonje gje, edhe pse te trishte, te bukur.
E vlersoj shumë komentin tënd i dashur mik. Në fakt siç ti e di kjo puna të shkruarit është me naze ka kohët e veta. Pastaj kam një huq edhe merem shumë me detajet 🤣

Përpiqem ti bëj sa më të shkurtra (njerzit nxitojnë keto kohë) edhe shpesh e humb atë idenë fillestare të ndonjë shkrimi.

Sidoqoftë të falënderoj shumë, edhe patjetër wet do e bëj kur kam njerëz si ti që vërtetë kënaqsi të marrësh vlerësim 😊
 
Bebw

Boço🌞 Hilarious
Staf në FV.AL
Shiko fotografinë 1751303

- Ja shif ktu.. Mos aty se lagesh!!! Hajde ktu të them! - Ngrys vetullat e zeza dhe sytë e tu të zinj të aq të bukur marin pamje kërcënuese - Ç'a të thashë!?? Mos u afro shumë ujit!!

Teksa bëje gati kallamin e thatë të peshkimit, po përpiqeshe të më tregoje se si kapet peshku.

Mirpo unë nga ana ime kisha gjetur një shkop edhe po peshkoja më vete...

Sigurisht që erdha menjëherë.

Teksa rrija ulur galiç me kokën mes duarve i mërzitur për vdekje që isha i detyruar të shikoja atë gjysëm tape vere teksa pluskonte mbi ujë.
Mendoja me vete...

- "Kjo është shumë e mërzitshme, nuk ndodh asgjë. Peshkimi ta shpifka!" -, ndërkohë që me gjuhë lagia cepat e buzëve të thara nga vapa e padurueshme.

Asgjë spipetinte - përpos zhukatjeve monotone të gjinkallave,dhe tek tuk ndonjë bretkoske uaak uuaak - pasi ti ma kishe ndaluar të flisja apo të bëja çdo lloj gjëje tjetër. Dhe kjo e bënte edhe më të mërzitshme të gjithë këtë aventurë që mezi e kisha prirur e të isha lutur të më merrje me vete.

Teksa po mendoja këto, i bindur që s'do vija më kurrë....

- Shshshsh hajde këtu - ma bën me gisht edhe gati me pëshpëritje më tregon nga tapa- afrohu këtu, ja vendose dorën tek kallami. Hë e ndjen?!

Vërtet! Tapa bënte lëvizje të shpejta dhe të shkurtra. Dhe në Kallam ndjeja gjithë vibrimin e ngjarjes që ndodhte poshtë ujit...

-O ba pesh.... - tepër i entuziazmuar desh therrita.

Por ti me një lëvizje të shpejtë më mbylle gojën, duke më pëshpëritur që tani duhej qetësi sepse ishte një moment shumë i rëndësishëm.

Entuziazmi im kapi majat kur nxorrem peshkun. Përveç peshkimit mësova edhe që qentë nuk para i kanë qejf peshkun pasi xiku (qeni ynë atëherë) nuk i hante.

Sot të shqyejnë edhe plastikën...

Më kujtohet si sot kur shkonim tek halla në fshat (në fakt më vonë do e mësoja se edhe ne fshat ishim pamvarsisht se kishim asfalt, makina,dyqane, lokale apo edhe kinema) nxeheshe me mua pasi duke të ardhur nga pas në pyllin e dëndur padashje shkelja leqet.

Pasi rrinim tek halla (zot ç'a kujtimesh si më llastonin, ndihesha si princ) nuk më vinte keq që çoheshim me natë pasi e dija që rrugës për në shtëpi, do shikonim gjahun...
Sigurisht ti gjithnjë ke patur fat, ose siç nga të tjerët e kam dëgjuar kishe "dorë"për këtë punë edhe pothuajse në ç'do lak gjeje një mullenjë.

Habitesha me (edhe sot habitem) se si i mbaje mënd në atë xhungël të gjitha leqet edhe të miat.
Madje kur qëllonte që unë të kapja ndonjë syresh më vije në lojë duke më treguar tuat në vënd që të më inkurajoje.
Sot mendoj se përveç natyrës tënde pak ngacmuse (deri në fund të jetës nuk e humbe shpirtin rrebel prej djaloshi të prapë) ajo ishte mënyra jote për të më ledhatuar...

Megjithëse unë shumë gjëra i kam mësuar vetë në jetë por s'di pse nga ato që më ke mësuar ti veçova këto dy.

Oh Zot sa kujtime! Sot ç'do gjë e ka rrethuar trishtimi. Çdo pemë kërkon dorën tënde ethshëm sepse ishe ti që jo vetëm i mbolle por edhe që kujdeseshe.
Ime më është bërë si pula pa kokë shpesh e kap tek bisedon me vete...
Unë ca më keq. Kjo shtëpi ishte e madhe edhe kur ishe ti gjallë. Tani më duket e stërmadhe edhe shumë bosh.
Zëri yt nuk bën eko në asnjë cep të sajë e pra sa shumë na mungon.

- Ja ti ketë vit unë për 3 vjet dalim në pension, nuk presim nga ai kapsolli jonë, mjaft kemi bo apo jo o gru? - i thoje nënës time.

Madje kishe nisur ti mlblidhje dokumentet për pencionin që në atë kohë. Por ai aksident nuk të la të vinte dita për ta shijuar më në fund pleqërinë, të ishit të dy pranë si gjithmonë.
Por ike në paqe duke ditur që unë u sistemova më në fund gjërat po shkonim vërtetë mirë për mua edhe për të gjithë ne.
Mirpo unë edhe pse për një moment shkova sërish në dhe të huaj edhe sikur po e përballoja si burrë humbjen tënde nuk munda gjatë ta përballoja.
Kam më tepër se një vit që jam në zi nuk duhet të isha nisur pas vdekjes tënde, duhet të mbaroja të shfryja zinë time.
Qenka shumë herë më e keqe mbrapa...

Nuk po arrij të marr dot veten s'di nga të ja nis. Nuk vij dot më në varreza më janë bërë një vënd i kobshëm. E të mendosh (e habitshme) gjithnjë kam patur ndjesinë e paqetë sa herë shkonim me ndonjë tufë lulesh etj tek ndonjë familjar joni i ndarë nga jeta.
Ndërsa tani s'mundem aq sa jam bërë i pa edukatë edhe kur ndodh ndonjë vaki gjëkundi nuk shkoj më për ngushëllime atje...
Ti ike pa u sëmurë një ditë. Ike në mënyrë të dhunëshme. Por tani prehesh në paqe por le një boshllëk edhe traum tek shumë njerëz.
Madje edhe tek ai djalë (fëmijë mund të them) që shkaktoi atë aksident.
Më vjen keq edhe për të edhe pse më mori një copë shpirti. Ai do ta vuaj gjithë jetën atë që padshje bëri.. nuk ka faj ai. As familja sigurisht por këto kohë të poshtra që i quajmë demokraci...

E pra trishtimi më është bërë bashkë shoqërues i ditëve të mia edhe alkooli sigurisht "miku" më i dashur. Pa frikë mundë të them i vetmi sepse kam larguar këdo që njoh nga vetja ime.
Jam në zi.

Ka kohë që varka ime lundron në të thatë...
Më kot manovroj me litarët edhe velat pasi ajo për dreq nuk bën para.
Në fakt bën por drejt një grope thithëse.
Dhe si për të ja shtuar rrezikun çastit kritik në të cilën ndodhem dëgjoj edhe këngën e sirenave.
Është aq magjepsës sa të bën të mos shohësh ç'ke para. Ta ben shumë të bukur panoramën mirëpo ti vazhdon të zhytesh.
Jo! Këtë herë duhet ti them jo! Sepse këtë radhë përplasja do ishte fatale. Nuk ka çfarë shpëtohet pas kësaj por fundi i sigurtë nën ditët që ikin pa peshë poshtë këmbëve të mia...

Për të kënaqur egon edhe krenarinë time që nuk bën mbrapa, duhet ti kujtoj vetes që kjo varkë nuk ka motorr e kësisoj s'ka se si bën ashtu menjëherë mbrapsht.
Por ngadalë duke përdorur erën mjaft ti kthej velat edhe timonin në një drejtim s'ka rëndësi nga të jetë më e volitshme majtas, djathtas. Mjafton të mos qëndroj në vënd, duke "ecur"në një drejtim të rrezikshëm...

Dhe kështu do të bëj! Sado i ëmbël zëri i sirenave më duhet diçka më tokësore, ja mjaft të kthej pak veshët vërdall (majtas,djathtas) dhe dëgjoj buzëqeshje të ëmbla vajzash.

Zot sa kohë pa jetuar!!

Tashmë dua të ndjej ëmbëlsinë e fjalëve të pëshpëritura në vesh pranë meje në vënd të jehonës magjepsëse që valët sjellin.

Duhet!

© Baboon 16:59

Shiko fotografinë 1751304
Double o ,nese do ta beja komplimentin labçe do te thoja o Gjigand(keshtu edhe ti do qeshje😂) .Me pelqeu shume cfare ke shkruar ☺,love it 🤗
 
Baboon

Great mind think alone.
Double o ,nese do ta beja komplimentin labçe do te thoja o Gjigand(keshtu edhe ti do qeshje😂) .Me pelqeu shume cfare ke shkruar ☺,love it 🤗
Thanks 🤗🤗🤗
Labçe gjithmonë labçe 😅
 
jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Qe diten qe kur e vendose kete shkrim e deri me tani e kam lexuar te pakten 3 here..
Nuk ka fjale per ngushellim, nuk di te keshilloj por te falenderoj qe ndave kete ndjesi aq private edhe me ne.
Me lejo te te them qe kush na mungon eshte ku jemi ne, eshte ne mendimet ne hapat tone qe hedhim ne jete jo tek nje emer i ngurte.
Te perqafoj dhe bashkohem.plotesisht me komentin e endrres... mua me perlote e me kete shkronja pa e njohur u njoha me burrin qe te burreroj !
 
Të falenderoj shumë, më ngrohin fjalët e tua.
Në fakt ja tani kur po e mendoj ishte pikërisht @Endrra ajo që dashje pa dashje me një shkrim të sajin për të atin më dha paksa shtysë... Edhe ja unë harrova të ja them.
Është kënaqësi imja të ndaj me ju botën time të brendshme qoftë edhe pak personale pse jo, pasi e kam thënë që në fillim kur erdha, ky forum për mua është si një litar drite që po më ndihmon të ringrihem...
Të falënderoj për fjalët edhe përshkrimin që i bëre tim eti 🤗
 
Ledia

🔥Shkodrane tamarrsha🔥
Shiko fotografinë 1751303

- Ja shif ktu.. Mos aty se lagesh!!! Hajde ktu të them! - Ngrys vetullat e zeza dhe sytë e tu të zinj të aq të bukur marin pamje kërcënuese - Ç'a të thashë!?? Mos u afro shumë ujit!!

Teksa bëje gati kallamin e thatë të peshkimit, po përpiqeshe të më tregoje se si kapet peshku.

Mirpo unë nga ana ime kisha gjetur një shkop edhe po peshkoja më vete...

Sigurisht që erdha menjëherë.

Teksa rrija ulur galiç me kokën mes duarve i mërzitur për vdekje që isha i detyruar të shikoja atë gjysëm tape vere teksa pluskonte mbi ujë.
Mendoja me vete...

- "Kjo është shumë e mërzitshme, nuk ndodh asgjë. Peshkimi ta shpifka!" -, ndërkohë që me gjuhë lagia cepat e buzëve të thara nga vapa e padurueshme.

Asgjë spipetinte - përpos zhukatjeve monotone të gjinkallave,dhe tek tuk ndonjë bretkoske uaak uuaak - pasi ti ma kishe ndaluar të flisja apo të bëja çdo lloj gjëje tjetër. Dhe kjo e bënte edhe më të mërzitshme të gjithë këtë aventurë që mezi e kisha prirur e të isha lutur të më merrje me vete.

Teksa po mendoja këto, i bindur që s'do vija më kurrë....

- Shshshsh hajde këtu - ma bën me gisht edhe gati me pëshpëritje më tregon nga tapa- afrohu këtu, ja vendose dorën tek kallami. Hë e ndjen?!

Vërtet! Tapa bënte lëvizje të shpejta dhe të shkurtra. Dhe në Kallam ndjeja gjithë vibrimin e ngjarjes që ndodhte poshtë ujit...

-O ba pesh.... - tepër i entuziazmuar desh therrita.

Por ti me një lëvizje të shpejtë më mbylle gojën, duke më pëshpëritur që tani duhej qetësi sepse ishte një moment shumë i rëndësishëm.

Entuziazmi im kapi majat kur nxorrem peshkun. Përveç peshkimit mësova edhe që qentë nuk para i kanë qejf peshkun pasi xiku (qeni ynë atëherë) nuk i hante.

Sot të shqyejnë edhe plastikën...

Më kujtohet si sot kur shkonim tek halla në fshat (në fakt më vonë do e mësoja se edhe ne fshat ishim pamvarsisht se kishim asfalt, makina,dyqane, lokale apo edhe kinema) nxeheshe me mua pasi duke të ardhur nga pas në pyllin e dëndur padashje shkelja leqet.

Pasi rrinim tek halla (zot ç'a kujtimesh si më llastonin, ndihesha si princ) nuk më vinte keq që çoheshim me natë pasi e dija që rrugës për në shtëpi, do shikonim gjahun...
Sigurisht ti gjithnjë ke patur fat, ose siç nga të tjerët e kam dëgjuar kishe "dorë"për këtë punë edhe pothuajse në ç'do lak gjeje një mullenjë.

Habitesha me (edhe sot habitem) se si i mbaje mënd në atë xhungël të gjitha leqet edhe të miat.
Madje kur qëllonte që unë të kapja ndonjë syresh më vije në lojë duke më treguar tuat në vënd që të më inkurajoje.
Sot mendoj se përveç natyrës tënde pak ngacmuse (deri në fund të jetës nuk e humbe shpirtin rrebel prej djaloshi të prapë) ajo ishte mënyra jote për të më ledhatuar...

Megjithëse unë shumë gjëra i kam mësuar vetë në jetë por s'di pse nga ato që më ke mësuar ti veçova këto dy.

Oh Zot sa kujtime! Sot ç'do gjë e ka rrethuar trishtimi. Çdo pemë kërkon dorën tënde ethshëm sepse ishe ti që jo vetëm i mbolle por edhe që kujdeseshe.
Ime më është bërë si pula pa kokë shpesh e kap tek bisedon me vete...
Unë ca më keq. Kjo shtëpi ishte e madhe edhe kur ishe ti gjallë. Tani më duket e stërmadhe edhe shumë bosh.
Zëri yt nuk bën eko në asnjë cep të sajë e pra sa shumë na mungon.

- Ja ti ketë vit unë për 3 vjet dalim në pension, nuk presim nga ai kapsolli jonë, mjaft kemi bo apo jo o gru? - i thoje nënës time.

Madje kishe nisur ti mlblidhje dokumentet për pencionin që në atë kohë. Por ai aksident nuk të la të vinte dita për ta shijuar më në fund pleqërinë, të ishit të dy pranë si gjithmonë.
Por ike në paqe duke ditur që unë u sistemova më në fund gjërat po shkonim vërtetë mirë për mua edhe për të gjithë ne.
Mirpo unë edhe pse për një moment shkova sërish në dhe të huaj edhe sikur po e përballoja si burrë humbjen tënde nuk munda gjatë ta përballoja.
Kam më tepër se një vit që jam në zi nuk duhet të isha nisur pas vdekjes tënde, duhet të mbaroja të shfryja zinë time.
Qenka shumë herë më e keqe mbrapa...

Nuk po arrij të marr dot veten s'di nga të ja nis. Nuk vij dot më në varreza më janë bërë një vënd i kobshëm. E të mendosh (e habitshme) gjithnjë kam patur ndjesinë e paqetë sa herë shkonim me ndonjë tufë lulesh etj tek ndonjë familjar joni i ndarë nga jeta.
Ndërsa tani s'mundem aq sa jam bërë i pa edukatë edhe kur ndodh ndonjë vaki gjëkundi nuk shkoj më për ngushëllime atje...
Ti ike pa u sëmurë një ditë. Ike në mënyrë të dhunëshme. Por tani prehesh në paqe por le një boshllëk edhe traum tek shumë njerëz.
Madje edhe tek ai djalë (fëmijë mund të them) që shkaktoi atë aksident.
Më vjen keq edhe për të edhe pse më mori një copë shpirti. Ai do ta vuaj gjithë jetën atë që padshje bëri.. nuk ka faj ai. As familja sigurisht por këto kohë të poshtra që i quajmë demokraci...

E pra trishtimi më është bërë bashkë shoqërues i ditëve të mia edhe alkooli sigurisht "miku" më i dashur. Pa frikë mundë të them i vetmi sepse kam larguar këdo që njoh nga vetja ime.
Jam në zi.

Ka kohë që varka ime lundron në të thatë...
Më kot manovroj me litarët edhe velat pasi ajo për dreq nuk bën para.
Në fakt bën por drejt një grope thithëse.
Dhe si për të ja shtuar rrezikun çastit kritik në të cilën ndodhem dëgjoj edhe këngën e sirenave.
Është aq magjepsës sa të bën të mos shohësh ç'ke para. Ta ben shumë të bukur panoramën mirëpo ti vazhdon të zhytesh.
Jo! Këtë herë duhet ti them jo! Sepse këtë radhë përplasja do ishte fatale. Nuk ka çfarë shpëtohet pas kësaj por fundi i sigurtë nën ditët që ikin pa peshë poshtë këmbëve të mia...

Për të kënaqur egon edhe krenarinë time që nuk bën mbrapa, duhet ti kujtoj vetes që kjo varkë nuk ka motorr e kësisoj s'ka se si bën ashtu menjëherë mbrapsht.
Por ngadalë duke përdorur erën mjaft ti kthej velat edhe timonin në një drejtim s'ka rëndësi nga të jetë më e volitshme majtas, djathtas. Mjafton të mos qëndroj në vënd, duke "ecur"në një drejtim të rrezikshëm...

Dhe kështu do të bëj! Sado i ëmbël zëri i sirenave më duhet diçka më tokësore, ja mjaft të kthej pak veshët vërdall (majtas,djathtas) dhe dëgjoj buzëqeshje të ëmbla vajzash.

Zot sa kohë pa jetuar!!

Tashmë dua të ndjej ëmbëlsinë e fjalëve të pëshpëritura në vesh pranë meje në vënd të jehonës magjepsëse që valët sjellin.

Duhet!

© Baboon 16:59

Shiko fotografinë 1751304
Nuk kam fjale te them sa me ka emocionu ky detikim i joti per babin tend. Humbja prindit eshte nje boshllek qe kurr nuk mund te mbushet ne jete
Skam fjale.te perqafoj naq 🤗
 
Baboon

Great mind think alone.
Nuk kam fjale te them sa me ka emocionu ky detikim i joti per babin tend. Humbja prindit eshte nje boshllek qe kurr nuk mund te mbushet ne jete
Skam fjale.te perqafoj naq 🤗
Jeta është e vështirë gjithmonë, por nganjëherë ne i marrim gjërat për të mirëqëna... Edhe ajo (jeta) na godet befasisht keq atëherë kur ti nuk e pret, në momentin tënd më të mirë mbase kur thua me vete : Ja më në fund ja dola! Ndihesh fitues edhe perprenda edhe realisht në gjërat se si ecin përditshmerisht...
Por vjen një moment i tillë edhe të kujton se sa i brishtë je përballë saj....

Të përqafoj fort tushe 🤗🤗🤗🤗
Faleminderit!!!
 
Amara_La_Negra

Antarë i Respektuar
@Baboon ti e di qe un nuk lexoj artikuj por te ky pershkrim qe ke shkruar me ka emocionuar cdo fjale .E Kane thene shume bukur edhe parafolesit e mi dhe nuk do deshiroja te behesha bajate duke riperseritur te njejtat fjale.Mund te them qe je unik and your dad is very proud to have a son like u . Thnx a lot to share this with us.,💋💋💋💋💋💋
 
Baboon

Great mind think alone.
@Baboon ti e di qe un nuk lexoj artikuj por te ky pershkrim qe ke shkruar me ka emocionuar cdo fjale .E Kane thene shume bukur edhe parafolesit e mi dhe nuk do deshiroja te behesha bajate duke riperseritur te njejtat fjale.Mund te them qe je unik and your dad is very proud to have a son like u . Thnx a lot for to share this with us.,💋💋💋💋💋💋
Ngaqë e di që ti nuk lexon e vlerësoj jashtë mase sinqerisht.

Faleminderit të përqafoj shumë shumë 🤗🤗
 
Top