• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Në radhë për ishujt e Greqisë

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL

Nuk kanë qenë i pakët interesi i treguar nga njerëzit për të blerë ishujt e Greqisë. Siç shkruan “Washington Post”, vendimi i qeverisë së Athinës për të nxjerrë në shitje pasuritë e saj natyrore, do të jetë një burim i mirë të ardhurash në këtë situatë delikate për ekonominë e vendit.

Ky lajm ka bërë xhiron e botës, ku sipas një analize të “Business Insider” disa nga këto ishuj arrijnë gati-gati vlerën e një vile luksoze. Por, sigurisht jo çdokush mund të jetë pronari i një ishulli që kushton nga 3 milionë euro e deri tek ata vlera e të cilave arrin 50 milionë euro.

Pesë ishujt më të lirë të Greqisë janë:
Ishulli i Lihnari Peninsula - 3 milionë euro
Ishulli i Gaias - 3.1 milionë euro
Ishulli Stroggilos - 4.5 milionë euro
Ishulli i Kythnos - 5 milionë euro
Ishulli i Nissos Sofia - 5.5milionë euro

Johnny Depp raportohet se është bërë i famshmi më i fundit i cili po përfiton nga Greqia e zhytur në borxhe. Aktori i mirënjohur Depp, thuhet ka blerë një ishull të pabanuar në Detin Egje që arrin në 4 milionë euro.

Gjithashtu, flitet se muajin e kaluar Brad Pitt dhe bashkëshortja e tij Angelina Jolie i kanë vënë syrin ishullit të Gaias për ta shtuar në portofolin e tyre të pasurive të patundshme, e cila tashmë përfshin një kështjellë franceze. Greqia zotëron deri ne 6000 ishuj.

Personalitete të tjerë te shoubizit që tashmë zotërojnë prona në Greqi janë producenti i njohur, Sean Connery si dhe çifti i aktorëve Tom Hanks dhe Rita Wilson.

/ Top Channel
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Në radhë për ishujt e Greqisë

Une do pres sa ti ulet cmimi tek 100000$ dhe pastaj te blej ndonje e te shkoj te jetoj atje ,ta mbjell ishullin me hashash e ti nxjerr leket qe e bleva :p
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Në radhë për ishujt e Greqisë

Me leje me leje ma bleni mua nje ishull jeni qe jeni, beni ndonje gje te hajrit:p
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Në radhë për ishujt e Greqisë

Hajde e blejme 1 bashke. Nevertiti ca ishulli na rekomandon?
Eshte nje ketu afer qe une shkoj shpesh,Selamina quhet.Ngjite me te jan ca te vegjel rrjesht njeri pas tjetrit.
Emrat s"ua si e se di ne jan ne shitje as kete se diii,,pooorrr,,nje nga ata qe ngjajne si bulzime ne uji kur i shikon nga large mire do ishte. :p
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Në radhë për ishujt e Greqisë

Eshte nje ketu afer qe une shkoj shpesh,Selamina quhet.Ngjite me te jan ca te vegjel rrjesht njeri pas tjetrit.
Emrat s"ua si e se di ne jan ne shitje as kete se diii,,pooorrr,,nje nga ata qe ngjajne si bulzime ne uji kur i shikon nga large mire do ishte. :p

:zemer::zemer:
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Në radhë për ishujt e Greqisë

Ja ndonje nga keta te vegjlit :p





Ne keto dy anijet kam hypur une shpesh hahahaha ,se njeren here doja te madhen tjetren te voglen..:p







Dhe kjo kisha ketu vjetersi,histori elment kohore qe te cojne kohe shekullore pas.



 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Në radhë për ishujt e Greqisë

Memzi po pres daten 24 e me marre pensionin se nuk e le pa ble nja dy :mah:kshu per qejf, kot, e me ja dhuru anetareve te FV e kush ka qejf me ike me ba pushime si ne perralla te gjyshes ;)
 
Top