Në çdo krim, trafik e koncesion, dalin emrat e Ramës, Berishës, Metës, Bashës, Mediut dhe 30 langojve të tyre

SPAK E BKH, të nisin hetimet, nga lidhjet e krerëve të politikës me botën e krimit, emrat e të cilëve, i deklarojnë vetë kriminelët, zyrtarët dhe biznesmenët që prangosen, duke i përdorur si “barkë” për të shpëtuar nga drejtësia, por i përmendin edhe vetë shtetarët e politikanët, të cilët përditë publikojnë vjedhjet, “trimat”, hajdutët dhe bandat e njëri-tjetrit.


Nuk është as çudi dhe as rastësi, por realitet i nisur e vazhduar prej 26 vitesh në Shqipëri, që në rastet “VIP”, krimi dhe korrupsioni i organizuar, kanë vetëm “duart” dhe veprimin, ndërsa “mendje”-n dhe financën e kanë krerët e politikës e të shtetit dhe këtë e tregojnë skandalet që zbulohen.


Një ditë më parë, Edi Rama vërsuli policinë dhe ruspat, mbi banesat në Jalë, duke i rafshuar me befasi e shpejtësi tërmeti, me motivin “zhvillim zone”, por banorët thonë, se shkak është plan-biznesi i përbashkët turistik, i klientit Xhillari, me kryeministrin Rama.

Dy ditë më parë, në Itali u prangos një nga bosët e bandës mafioze “Sacra Corona Unita” e pas këtij lajmi, u përmend emri i Sali Berishës, mbasi mbesa e tij Shpresa Breçani, paska qenë, ortake dhe eksperte kontabël e bizneseve të kësaj bande në Shqipëri, në kohën e pushtetit “Berisha”.

Vetëm 24 orë para kapjes së grupit “Yaris” të trafikut të 3.5 miionë eurove në Durrës dhe 1 minutë pas kapjes, kreu i opozitës Basha, përmendi emrin e deputetit Balla, si të lidhur me të, mirëpo “PAMFLETI”, publikoi foto personale të trafikantit Mollaymeri, me presidentin Ilir Meta, ndërsa mazhoranca publikoi, foto të Bashës në zyrë, me bosin e këtij grupi Vladi!

Pak ditë më parë, PD publikoi skandalin e trafikantit Edmond Bego, që po bënë biznese në gurore, ndërtime, miniera, punë publike komunare, pyje e pastrim qytetesh, me mbështetjen deputetit Balla, por PS nxori letra, që Bego qenka edhe “mik”partie e biznesesh me krerët e PD dhe familjarët e tyre.

Sa herë dalin në skenë konflikte koncesionesh për HEC-e, kulla, gurore, pyje, interte në lumenj e tendera rrugësh, pas emrit të firmës “GENER-2” të Bashkim Ulajt, dalin e emrat Berisha, Meta, Basha, Argita, Haxhinasto, Panariti, Mediu, Ruli e prej 5 vitesh edhe Edi Rama e Gjiknuri

Në debatin për kullat tek Teatri, pas ermit të firmës “Fusha”, ka dalë emri Edi Rama, por edhe kunati i Bashës, ashtu si edhe pas logos FSHF, për stadiumin e ri në Tiranë, kanë dalë emrat Rama e Duka.

Vërtetë, që bandat në Shkodër, Laç, Lezhë, Fier, Vlorë, Durrës, Tropojë, Berat, Lushnje, Fushë-Krujë, Elbasan e Bulqizë, po sundojnë e po zhvatin ekonominë zonale, por pas çdo rasti konflikti e krimi që ndodh në këto “principata” zaptimi minierash, tokash, pusesh nafte, plazhesh, pyjesh, malesh për gurore e aferash me rrugët, dalin emrat Rama, Berisha, Meta, Xhafaj, Balla, Kryemadhi, Sejdini, Dako e të lloj-lloj “luanësh”, që hungërijnë në këto territore “xhungla”.

Nuk është sajesë e as rastësi, që emrat e Metës, Berishës, Ramës, Xhafajt, Bashës, Ahmetajt, Gjiknurit, Beqajt, Angjelit, Vasilit, Ballës etj., përmenden sa herë flitet për aferën e CEZ-DIA, për tokat dhe vilat e Lalzit, Gërdecin, koncesionet e HEC-e, për depot e rezervave të shtetit në Elbasan e Librazhd, që i kanë zaptuar një bos sardelesh dhe daja i deputetit Balla.

Emrat e tyre e të familjarëve të tyre, përmenden për 4 vrajset e 21 janarit, për koncesionet në shëndetësi, arsim, monumente kulture, dogana e tatime, për vjedhjen e floririt, grabitjen e bankës të shtetit, për depozitat e mafies greke të naftës në Durrës, për “Bananet Caci” që importoheshin agurrile dhe “piqeshin” e trasheshin brenda ditës, në vaskat me acid nitrik, të Llazit në Tiranë.

Nuk është rastësi e as sajesë, që emrat e këtyre “komandove” dhe mbrojtësve të botës së krimit e korrupsionit, dalin sa herë flitet për universitetet fantazma, që “prodhuan” 300 mijë juristë e ekonomistë për dogana-tatime,

Këta përmenden për tenderin në rrugën e kombit, për lotarinë kombëtare, koncesionet e pyjeve, për faljen e tokave në Romanat tek biznes-hijet e dyshes Agita -Fazllic, për shitjen e BKT me 1 USD, për faljen e mijëra m2 truall pronë shtetit, për spitalet private “Spitali Amerikan” dhe “Zonja e Këshillit të Mirë” e deri, për mandatimin 1140 kriminelëve, analfabetëve e burgaxhinjve, në funksione deputetë, diplomatë, shefa policie, tatimesh e doganash, kryebashkiakë, këshilltarë bashkie e këshilltarë ministrash, kryeministrie e presidence./Pamfleti
 
Top